- Ka mbaruar

Banner
Po ikën
Po vdes fjala e ëmbël në kraharorin tim
Siç vdesin kafshët e egra nga etja
Titulli: Biri i Adamit
Gjinia: Poezi
Autori: Besnik Mustafaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2017
Fq. 152
Pesha: 0.131 kg.
ISBN: 978-9928-235-67-1
Ndërsa ti më largohesh
Po ikën
Po vdes fjala e ëmbël në kraharorin tim
Siç vdesin kafshët e egra nga etja
Statuja diktatorësh rrëzova
Iu shmanga burgut të errët si djallit
Iu shmanga sa munda dhe majës plot dritë të pushtetit
Me shpresën e verbër
Tani them me shpresën foshnjore
Se do të vinte dita që të jetoja për veten,
Domethënë lirinë do e kisha të tërën për të dashur ty
Ndërsa ti më largohesh
Dhe largohesh duke më thënë se më do vazhdimisht
Më tërheq drejt kurthesh nga kam frikë se s'dal dot
Jam lodhur nga ti, nga lodrat e tua
Që dashurinë duan të ma kthejnë në zakon.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Toena
Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.
Botuesi: Toena
Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.
Botuesi: Toena
Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.
Botuesi: Toena
Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?
Botuesi: Toena
Kjo poemë për dashurinë e munguar është pikërisht malli i pashuar, harmonjës, i femrës ndaj mashkullit, i gruas ndaj burrit, i barkut që kërkon frytin e shumëdëshiruar prej një burri, të Vetmit dhe të Askujt tjetër. Vetëm dashuritë e mëdha janë të pazëvendësueshme
Botuesi: Toena
Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t'i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.
Nga dashuria që kam për tymund të të shquaj edhe në mjegull.Nga dashuria u ktheva sy,i urtë, xhind, bohem, i rregullt.
Botuesi: OMBRA GVG
Po afron kohakur poetët u rikthehen sërish stinës së zogjveduke fshirë me mëngë gjurmët e karbonit mbi letër
Ky mot s’është i imi me poezinë qafuar ai rri, poezia s’është më e imja, ajo krejt qenien ma mori!
Referenca: SKU001641
Botuesi: Princi
Ah, ta kisha edhe unë nji ijë prej gize! Ti që në jetën time u fute Gjanë e gjatë, Si damar lagshtine
Botuesi: Zenit Editions
Kur të jem çliruar nga shqisat dhe mendimi,Kur gjuha ime të veprojë pa nevojën e përqasjes,Kur, më në fund, të mos kem voliPër përfytyrimin, këtë shqisë të së mundshmes,Dhe t'i shoh gjërat ashtu siç janë gjërat.
Referenca: SKU001775
Botuesi: Tirana Times
Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj.
Botuesi: Te tjere
Në atë shteg ku kaloj unë e ka kasollen vjeshtaBile të gjitha stinët janë fqinjë.Një beng si stradivariusMë mëson mua folklorin e zogjve.
Botuesi: Toena
Kam kohë që i trokas shkëmbit,Por ai hesht!Qëndron madhështor në shurdhërinë e tij.Vazhdoj të trokas pa u lodhur.
Referenca: SKU001542
Botuesi: Ideart
Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës,...
Referenca: SKU000865
Botuesi: Te tjere
Ky libër përmban kryesisht vargje të autorit në përmbledhjen e viteve 1985-2005, disa ese, pakëz përshkrime udhëtimi, si dhe tre-katër shkrime historiko-etimologjike. Është libri i parë i autorit, me të cilin ai nuk pretendon të flasë e të thotë shumë.
Referenca: 2359
Botuesi: Botimet Dudaj
Si harrove, o gëzim i shkuar,Se pranvera vinte me të shpejtëNdali vrapin shpirti i mashtruarMbledh e struk – tërhequr si një breshkë.
Botuesi: Dituria
Në lirikën e tij është përfaqësuar njeriu i asaj kohe me një kompleksitet ndjenjash e mendimesh, me vrulle të papërmbajtura patriotike dhe ndonjëherë me rënie shpirtërore për jetën personale, i etur për dituri e përparim dhe i trazuar nga ndjenja e paragjykime mistike.
Po ikën
Po vdes fjala e ëmbël në kraharorin tim
Siç vdesin kafshët e egra nga etja