- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Shkruar kryesisht midis Tiranës dhe Padovës, por edhe në qytete (apo fshatra) të tjera ku jeta e ka hedhur, këto tridhjetë e ca poezi që nuk u bënë dot kurrë dyzet, rrinë, drojtur e thukësisht, si në boshin e ekzistencave tona në kufijtë e bardhësisë së faqes, në pritje për t'u shkrirë e humbur në të dhe prapë idealiste, ëndërrimtare, kryeneçe, të gatshme për ngadhënjim.
Titulli: Shqiptime të rralluara
Gjinia: Poezi
Autori: Arben Dedja
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2018
Fq. 64
Pesha: 0.101 kg.
Pesëmbëdhjetë vjet pas librit të tij të fundit me poezi në Shqipëri (I thopërkuom, 2003), Arben Dedja vjen para lexuesit me një vëllim të ri. Por në vend të një libri me unitet tematik ose formal, këtë herë autori i ka qëmtuar poezitë (të pabotuara ose, gjithsesi, të panjohura për publikun) nganjë kohë tridhjetëvjeçare.
Shkruar kryesisht midis Tiranës dhe Padovës, por edhe në qytete (apo fshatra) të tjera ku jeta e ka hedhur, këto tridhjetë e ca poezi që nuk u bënë dot kurrë dyzet, rrinë, drojtur e thukësisht, si në boshin e ekzistencave tona në kufijtë e bardhësisë së faqes, në pritje për t'u shkrirë e humbur në të dhe prapë idealiste, ëndërrimtare, kryeneçe, të gatshme për ngadhënjim.
Southwest Corner of Washington Sq. Park
Një vesë shi i zuri ushtritë
diku në Southwest Corner
dhe ketrit të përjetshëm si përditë
letoni Zilber iu bë n'ëndërr.
Pesë dollarë çmimi i lojës
aty në Southwest Corner
kapìten kapotat dalëbojë
lluca si çamçakiz u hëngër.
Gjëmojnë topat e bien lulet
e pemëve në Southwest Corner
ku është gjurmë e kalit? po gjylet?
pse spektatorët vështrojnë vëngërr?
Strategët e mëdhenj vdesin të rinj
bash në Southwest Corner
buzëqeshjet e të vdekurve shkrepëtijnë
flamujt fshiken nën thëmbër.
(Tiranë, 24 mars 1999)
Pashkë
Syri i kaltërt i djalit
shqyhet së mprehuri thikat
zemra si zog i ngadalët
qafës së qengjit i ikën.
Gollen e kuqe karotide
tehu i hirtë e hapi:
shoku i lojës a piqet?
mishi i Krishtit a hahet?
(Padovë, 2010)
Moshë
O ah me ato fletë të mushkëllyera
këtë vjeshtë dua të jem dhe unë si ti
se ndryshku i kohës gjithsesi
pas fjalësh s'na i mban shpresat të mbërthyera.
Vetëm ato fole fshehur në gji
prej rrjedhës të së përditëshmes të rrëmbyera
vetëm ato o ah nuk di sesi
t'i ngjall brenda këtyre ndjenjave të gërryera.
(Leuven, 1996)
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Bard
Referenca: SKU000779
Botuesi: Cabej
Botuesi: Berk
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Referenca: SKU000138
Botuesi: Ideart
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: 2092
Botuesi: Onufri
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
Botuesi: Univers

check_circle
check_circle