
Referenca: 2305
Botuesi: Te tjere
Skalitur me buze shpirti, Ardi Omeri
Unë fola me Afërditën, ju e dëgjuat?Nën tinguj violine më depërtoi në shpirtMë këndoi një këngë aq të dlirë,Sa dhe nata urdhëroiYjet të bëjnë dritë!
Banner
Dua përjetësisht shpirtin!
Të thyej akujt me fuqinë e Zotit
Si Zot të të pushtoj!
Titulli: Puthma shpirtin
Origjinali: Puthma shpirtin
Gjinia: Poezi
Autori: Ardi Omeri
Shtëpia botuese: Botimet Vllamasi
Viti: 2011
Fq. 140
Pesha: 0.195 kg.
ISBN: 978-9928-4027-9-0
Dua përjetësisht shpirtin!
Të thyej akujt me fuqinë e Zotit
Si Zot të të pushtoj!
Të marr çka nuk mundet as ai vetë
Kjo është ajo që dua!
Trupin, nuk di në jam i pari apo i fundit!
Atë e ka në dorë shpesh djalli
Ai tundon dhe mua...
Unë të penetroj më parë shpirtin
Të bëhem perandor në të...
Të të fal timin shpirt
Të penetroj tëndin përjetësisht...
Kjo është ajo që dua...!
Ç'është kjo ndjenjë që përmbys dhe ndërton gjithçka? A duhet ta duam apo ta flakim tej atë që na çon drejt dyerve të lumturisë, që na bën të jetojmë, që na hap shpirtin, që na tregon kush jemi në të vërtetë, ç'presim në të vërtetë? A është e brishtë, a është e fortë, a është e ashpër kjo ndjenjë?
Ç'gjë merr përparësi kur gjendemi përpara zbulimit se jemi bashkëudhëtarë me dashurinë? A duhet të vazhdojmë vetë rrugën apo duhet të ecim me të në krah? Ç'presim prej saj? Të ngushëllojmë dhe justifikojmë veten? Të lartësojmë shpirtin tonë drejt qiejve që vetëm ne i shohim? Apo të mbetemi peng të moskuptimit dhe të keqinterpretimit?
Lexojmë vargjet e Ardi Omerit dhe përjetojmë fuqishëm gjithë këto pikëpyetje, që në të vërtetë kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ekzistencën tonë shpirtërore. Çdo dashuri është e re dhe ka çastlindjen e saj, sikur ka edhe çastshuarjen e saj.
Ky është suksesi i padiskutueshëm i këtyre vargjeve, përmes të cilave edhe ne si lexues, së bashku me krijuesin e tyre, bëjmë të njëjtën gjë: përpiqemi t'u japim përgjigje pyetjeve që vetiu na lindin dhe përjetojmë, jetojmë, përkëdhelim ndjenjën tonë dhe emocionet tona.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2305
Botuesi: Te tjere
Unë fola me Afërditën, ju e dëgjuat?Nën tinguj violine më depërtoi në shpirtMë këndoi një këngë aq të dlirë,Sa dhe nata urdhëroiYjet të bëjnë dritë!
Referenca: 2419
Botuesi: Te tjere
Kur të pashë tek vallëzojë në ecjeNdjeva në shpirt dhjetëra melodiZgjata dorën e zemrës, dhe mora një të bukur si ti!
Referenca: 2654
Botuesi: Te tjere
Lotët e mia...Si një libër i kripur...Gjithçka në to mund të lexosh...!Lotët e mia janë me shije...
Botuesi: Te tjere
Ti, në udhën e Diellit ke humbur mendimin.Unë, mjerisht, s'e di në jam aty!Mes shijes së valës së detit dhe lotit të trishtimit,Ndihem udhëtar i përjetshëm,Njëlloj si ty!
Botuesi: Berk
Poezia e formuluar nga Ervina është krejt autentike, mbase pikërisht për shkak të shkrirjes në një të disa përvojave dhe mbresave të shfaqura në rrëfimet e përrallave të traditës dhe në kallëzimet e mistikëve sufi të Ballkanit.
Botuesi: Toena
"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.
Referenca: SKU002072
Botuesi: Onufri
Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.
Botuesi: Dritëro
Sikur ta dije sa cicërima u këputën pa zë Mendimeve të trishta pa ty Pa formë
Botuesi: Toena
Humbe...Penelat e semaforëveIka dhe unë.Me flakën e plagëve,era mbeti në punë...
Referenca: 2512
Botuesi: Te tjere
365 ditët e fundit të jetës ai vazhdoi të shkruajë si më parë... tregime, poezi, meditime, vëzhgime, analiza, pjesë romani, fragment drame... të mbajë shënime... të japë opinione, intervista... të skicojë plane krijuese... si për të sfiduar edhe më shumë vdekjen.
Botuesi: OMBRA GVG
Në përgjithësi, familja, si edhe farefisi i një fëmije me autizëm, kur është e mirinformuar për këtë sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Kështu, edhe ne, Xhilda e unë, gjyshet e gjyshërit e Gesit, të afërmit e tjerë deri edhe fqinjët, kurrë nuk kemi reshtur së faluri dashuri Gesit.
Dua përjetësisht shpirtin!
Të thyej akujt me fuqinë e Zotit
Si Zot të të pushtoj!