Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Skenderbeu dhe Papati 1442-1467, At Giuseppe (Zef) Valentini
  • Skenderbeu dhe Papati 1442-1467, At Giuseppe (Zef) Valentini

Skënderbeu dhe Papati 1442 - 1467, At Giuseppe (Zef) Valentini

Plejad

Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë nën zgjedhën e turqve.

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Skënderbeu dhe Papati 1442 - 1467
Gjinia: Histori
Autori: At Giuseppe (Zef) Valentini
Shqipëroi: Iliriana Angoni
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2013
Fq. 445
Pesha: 0.501 kg.

Mbi librin

Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë nën zgjedhën e turqve.

Por, tashmë prej kohësh, brenda një rrethi të vogël të atyre shqiptarëve që nuk e kishin humbur shpresën për të hequr qafe zgjedhën poshtëruese të Gjysmëhënës, u hapën fjalë për virtytet e tij luftarake të vëna në shërbim të sulltanit, e kështu kjo u duk e çmuar.

Ishte e natyrshme që fama e trimërive të tij nuk do të vononte që ndaj tij të ktheheshin sytë e bashkëpatriotëve, edhe se nuk ishin shumë ndërmjet atyre që, duke e njohur nga afër, do guxonin të shpresonin se ai mund të rrëmbente shpatën kundër Turkut, pranë të cilit ishte rritur.

Por ishte e mundur që Skënderbeu të ishte i prirë që t'ia kushtonte të gjithë jetën shtypësit të tokës së vet, fituesit kundër babait të vet, padronit të atij oborri i cili që fëmijë e kishte rrëmbyer nga besimi i të parëve të paharruar kurrë, e ku kishin vdekur, ose ndoshta ishin vrarë, tre vëllezërit e tij, edhe ata pengje?

I dërguar nga sulltan Murati II kundër Hungarisë, që nën urdhrat e Kara-beut të luftonte kundër forcave të krishtera, hartoi dhe vuri në jetë planin shumë të guximshëm për të përfituar nga disfata e shkaktuar turqve nga trimëria e Janosh Huniadit, për t'u kthyer në atdhe dhe për të fituar kohë që të organizoheshin ushtarakisht patriotët e tij, duke u shkaktuar, disfatën e plotë turqve.

Ai, pasi shtiu në dorë zotërimet e të atit dhe thirri princat e tjerë, mundi kështu të mbledhë "Lidhjen e popujve shqiptarë" dhe të fillojë luftën për jetë a vdekje kundër armikut të atdheut të tij dhe të besimit të tij.

Skënderbeu mori komandën e popullit të Shqipërisë me brohoritjet e krerëve të ndryshëm dhe, duke qenë njohës i mirë i armikut, kishte shumë besim që ta mundte me të njëjtën taktikë. Kjo ndodhi në fund të vitit 1443 dhe pranverës së vitit 1444.

Detajet e librit
Plejad
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Esat Pashë Toptani, Ilir Ikonomi

Më së fundi një libër i vërtetë historie. Nga ata më të mirët. Që gjatë leximit të jep ndjesinë se po e sheh me sytë e tu qiellin nën të cilin po luftohet, po dëgjon zërat e protagonistëve, gjëmimin e topave, urdhërat e komandantëve, thirrjet e luftëtarëve, krrokamën e korbave mbi kufomat, po nuhat erën e barutit dhe aromën e pyllit aty pranë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001378

Botuesi: Migjeni

Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Uilliam Martin Lik

Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
79,95 SEK 88,84 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000847

Botuesi: Te tjere

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt

Jeta e Skënderbeut nuk ishte nje marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nënshtruar herët osmanëve. 
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Pax Albanica, Mustafa Nano

"Pax Albanica" është një hulumtim i kujdesshëm në të shkuarën tonë, përmes rrëfimeve të gjetura në arkivat e kohës, të udhëtarëve, gazetarëve që shkelën herët në Shqipëri apo mendjeve të ndritura shqiptare, duke ndërtuar një portret të munguar deri tani mbi raportin që shqiptarët kanë mbajtur me fenë që nga pushtimi osman.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Shqipëria, Ugo Ojetti

Botuar në vitin 1902, libri me përshtypje nga udhëtimi i tij në Shqipëri (asokohe pjesë e Perandorisë Osmane) na jep një tablo të gjallë e mjaft interesante të Shqipërisë së kohës, çka e bën atë një ndër veprat më të rëndësishme të literaturës italiane kushtuar Shqipërisë.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000904

Botuesi: Te tjere

Ali Tepelena, Francois Pouqueville

Vepra e Pukëvilit u mirëprit kudo, vetëm në vendin e lindjes së protagonistit të tij jo, sidomos pas Luftës së dytë botërore dhe ngritjes në Shqipëri të një historiografie të vetme, me vendosjen e një diktature të vetme. Edhe pse qëndrimi ndaj Aliut nuk u shpreh në mënyrë krejt eksplicite si në rastin e Skënderbeut ose rilindasve e të tjerëve, u nënkuptua...
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Influenca e Perandorisë Austro – Hungareze në ndërtimin e kombit shqiptar, Teodora Toleva

Gjatë shekullit XIX për të krijuar shtetet e veta, kombet etnike luftojnë kundër perandorive, ndërsa gjatë shek. XX shtetet krijojnë kombet politike. Debati rreth çështjes se cili komb është etnik (natyral) apo politik (artificial) nuk pushon, sepse lidhet dhe me një çështje tjetër: sa historik dhe “shtetbërës” është një komb?
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2877

Botuesi: Plejad

Papa Kalisti lll, Skenderbeu, Shqiperia dhe kryqezata, Giussepe Valentini

Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi
85,28 SEK 94,76 SEK
More
In Stock

Referenca: 2878

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 395-595, Giussepe Valentini

Që në fund të viteve '80, At Karmelo Kapici pat dëshiruar botimin e "Opera omnia" të Valentinit, ç'ka, siç thotë ai, "do të ishte një ndërmarrje kolosale, pasi mjafton të sillen ndërmend vëllimet e "Aketeve shqiptaro – venete", ose të paktën të pjesës më të madhe të shkrimeve të tij.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
In Stock

Referenca: 2879

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 337-395, Giussepe Valentini

Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian p
106,61 SEK 118,45 SEK
More
In Stock

Referenca: 2880

Botuesi: Plejad

Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560, Giuseppe Valentini

Valentini arriti në Shqipëri në një kohë kur misionarët jezuitë tashmë e quanin të konsoliduar pozitën e tyre në gjirin e katolicizmit shkodran. Megjithatë, me mprehtësinë dhe intuitën që e karakterizonte, ai e kuptoi menjëherë se veprimtaria e tyre vërtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2881

Botuesi: Plejad

E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare, Giussepe Valentini

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2883

Botuesi: Plejad

Fjalor Bio-bibliografik Iliro-Shqiptar, Giussepe Valentini

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
In Stock

Referenca: 2897

Botuesi: Plejad

Statuti personal ne Shqiperi ne epoken e Skenderbeut, Giuseppe Valentini

Në veçanti, na duhet të besojmë se "autoritetet noteriale të perandorisë" të ardhur prej shkollave të Bolonjës, Padovës, Napolit, e ndoshta dhe Pavisë, nuk qenë të kufizuara vetëm në njohjen e koncepteve të së drejtës imperiale romane (ose gjermanike) apo të asaj kanonike, por qenë të ndikuara jo pak nga mentaliteti juridik i komunave italiane.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
In Stock

Botuesi: Plejad

Përmbledhje dokumentash për historinë e Shqipërisë 1200 - 1500, At Giuseppe (Zef) Valentini

Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje