Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Harry Potter dhe Femija i Mallkuar, J. K. Rowling
  • Harry Potter dhe Femija i Mallkuar, J. K. Rowling

Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar, J. K. Rowling

Dituria

Historia e tetë. Nëntëmbëdhjetë vjet më pas... Ka qenë gjithmonë e vështirë të ishe Harry Potter. Dhe nuk është më e lehtë tani që Harry është punonjës i Ministrisë së Magjisë, i mbingarkuar me punë, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve të moshës shkollore.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar, pjesa e parë dhe e dytë
Origjinali: Harry Potter and the Cursed Child
Gjinia: Dramë
Autori: J. K. Rowling
Shqipëroi: Mira Kroqi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 368
Pesha: 0.579 kg.
ISBN: 978-9928-217-29-5

Mbi librin

Historia e tetë. Nëntëmbëdhjetë vjet më pas... Ka qenë gjithmonë e vështirë të ishe Harry Potter. Dhe nuk është më e lehtë tani që Harry është punonjës i Ministrisë së Magjisë, i mbingarkuar me punë, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve të moshës shkollore.

Ndërsa Harry Potter përballet me një të kaluar që nuk pranon të mbetet e tillë, djali i dytë, Albusi, duhet të luftojë me peshën e trashëgimisë së familjes, trashëgimi që ai nuk e ka dashur kurrë. E kaluara dhe e tashmja shkrihen në mënyrë kërcënuese dhe babai dhe djali mësojnë një të vërtetë të pakëndshme: ndonjëherë errësira vjen nga vende të papritura.

Bazuar në një histori të re origjinale, shkruar nga J. K. Rowling, Jack Thorne dhe John Tiffany. Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar, një vepër e re teatrale nga Jack Thorne, është historia e parë zyrtare e Harry Potterit, e shfaqur në teatër.

Ky botim special i skenarit përshkruan udhëtimin e mëtejshëm të Harry Potterit, të miqve dhe të familjes së tij për lexuesit kudo që janë, menjëherë pas premierës botërore të shfaqjes në West End të Londrës, më 30 korrik 2016.

Shfaqja teatrale Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar është prodhim i Sonia Friedman Productions, Colin Callender dhe Harry Potter Theatrical Productions.

Mbi autorët

J. K. Rowling është autore e shtatë romaneve të Harry Potter, tri librave shoqërues, fillimisht të botuar për bamirësi. Ajo është gjithashtu autore e "Rastësisht një vend bosh", një roman për të rritur; dhe, me pseudonimin e Robert Galbraith – it, autore e serisë së romaneve të detektivit Kormoran Strajk.

J. K. Rowling po debuton edhe si skenariste dhe është producente në filmin "Fantastic Beasts and Where to Find Them", që parashikohen të shfaqen në nëntor 2016.

Jack Thorne shkruan për teatër, film, televizion dhe radio. Midis shumë veprave të tjera, po përmendim dy pjesë të vëna prej në teatër "Hope" dhe "Let the Right On In". Veprimtaria e tij në filmografi përfshin War Book, A Long Way Down dhe The Scouting Book for Boys.

Për televizionin, ai fitoi çmimin BAFTA për seritë Don't Take My Baby, The Fades This in England. Ai është duke përshtatur trilogjinë e Philip Pullman, His Dark Materials, për BBC.

John Tiffany ka fituar shumë çmime si regjisor për veprat e drejtuara prej tij, si në West End dhe në Broadway. Vepra të tjera të tij janë Once, The Glass Menagerie, Macbeth, The Bacchae, Let the Right One In dhe Black Watch.

Ai është drejtor i asociuar i Trupës Mbretërore të teatrit, si dhe ka qenë drejtor i asociuar i Teatrit Kombëtar të Skocisë, nga viti 2005 deri në vitin 2012.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217295
ean13
9789928217295
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Kebaria, vajza që lexonte bukur, Janja Vidmar

Kebarie apo Kedi, siç e thërret babai i saj, është një vajzë rome, nga një kulturë tjetër, e cila shkon në një shkollë sllovene afër vendit ku jeton familja e saj. Ajo grindet shpesh me shokët e klasës, me mësuesen dhe këdo që e sheh si një rome, ndryshe nga të tjerët. Por ajo nuk ndihet mirë as në familje, sepse të gjithë i fshehin të vërtetën për të atin.
4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera, Mila Pavicevic

Përfshin trembëdhjetë rrëfime që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është e vështirë të bësh dallimin mes ç'është reale e çështë e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës.
3,96 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001785

Botuesi: Aeditions

Gjithcka qe duhet te dini, Enciklopedi per femije

Me fakte mahnitëse, ngjarje që të nxisin imagjinatën, fjalorth, pyetje dhe përgjigjie si dhe lojra e veprimtari pa fund. Gjithçka që duhet të dini është enciklopedia që i nevojitet çdokujt. Mbi 2000 ilustrime të mrekullueshme. E përmbledhur në dhjetë kapituj.
24,77 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Shkëndijat e Albert Ajnshtajnit, Frederic Morlot

Në 1896, djaloshi Albert Ajnshtajn kishte marrë përsipër të ndriçonte Panairin e Mynihut. Por kjo ndërmarrje përfundoi me një katastrofë dhe duke kaluar nga aventura në aventurë atij do t’i duhet të sfidojë ligjet e universit. 
6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Ç'natë e mrekullueshme, tetë rrëfenja për Krishtlindjen

Përmes tetë rrëfimeve, të cilat i bashkon tema e Krishtlindjes, tetë nga autorët italianë më në zë të letërsisë për fëmijë tregojnë për personazhe dhe situata shumë të ndryshme mes tyre. Në këto rrëfime për këtë festë kaq të dashur në të gjithë botën përmblidhen aspekte të ndryshme të saj.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden, J. K. Rowling

Eksploruesi dhe magjizoologu Njut Skamandër sapo ka mbaruar një udhëtim rreth botës në kërkim të krijesave magjike të pazakonshme. Mbërrin në Nju Jork, duke menduar se qëndrimi i tij do të jetë një ndalesë e shkurtër. Por, kur valixhja e tij magjike hapet gabimisht, disa nga kafshët fantastike të Njutit arratisen nëpër dhe qytet dhe telashet fillojnë për...
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Si të grabitësh një bankë, Tom Mitchell

Unë grabita një bankë për shkak të ndjenjës së fajit. Më saktë: ndjenjës së fajit dhe një qiriu aromatik nepalez. Kur pesëmbëdhjetëvjeçari Dilan djeg shtëpinë e vajzës që do të bëjë për vete, mendon se vetëm një gjest i madh mund ta kompensojë këtë gjë: grabitja e bankës.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një djalë me emrin Askushi, Neil Gaiman

ASKUSHI OVENS, i njohur si Kushi, ështe një djalë normal. Ai do të ishte plotësisht normal po të mos jetonte në një varrezë, ku rritet nga hijet e mbrohet nga një kujdestar që nuk i përket as botës së të gjallëve as asaj së të vdekurve.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Djali që mashtroi botën, Lisa Thompson

Koli është i çuditshmi i shkollës: fëmijët e tjerë kanë pajisjet e atletet më të fundit, kurse familja e tij mezi ia mbërrin fundit të muajit. Kjo deri në ditën që njëra prej pikturave të tij zbulohet si treguese talenti dhe shitet për mijëra paund në një galeri të fisme arti në Londër.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU002040

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 8, Misteri i i Pulles se Vjedhur, Ron Roy

Dinkut i vijnë 5 letra njëra pas tjetrës nëpërmjet postës, por asnjëra nga ato nuk i përkiste atij. Ishte ngatërruar adresa apo qëllimisht ishin nisur në adresën e tij?! Dikush tjetër i kërkon sepse zarfet e tyre ishin me kode dhe aty fshihej një pullë postare e rrallë dhe me shumë vlerë.
2,97 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2959

Botuesi: Dituria

Klubi i zemrave te vetmuara, Ulf Stark

"Më falni, ju jeni vetëm?" Katër miq të guximshëm e të shkathët: Tori, Arni, Olsoni dhe Izabela kanë themeluar një klub posaçërisht për Zemrat e Vetmuara.
2,48 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000689

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma
8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000831

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave, J.K. Rowling

Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur, në Hoguarts. Por tamam kur po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguarts i kërcënohet një fatkeqësi! Dhe fatkeqësia ndodh.
8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000889

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit, J.K. Rowling

Jeta e Harrit është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike, dhe as shokët e tij nuk mund ta ndihmojnë dot.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000915

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit, J.K. Rowling

Lordi Fluronvdekje është kthyer. Çfarë do të ndodhë tani që Zotëria i Errët po bëhet sërish i fuqishëm? Një mbrëmje vere në Privet Drajv ndodh diçka e çuditshme ... Harri Poteri rrezikon të përjashtohet nga shkolla!
13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001036

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

"Unë hapem kur mbyllem": një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilën Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.
13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001038

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, J.K. Rowling

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po ku shërinjtë e tij, si do ta presin profesor Urtimorin?
12,39 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001039

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, J.K. Rowling

Në Turneun e Kupës së Tri Magjistarëve, Harrit i duhet të luftojë kundër dragonjve, kundër kafshëve të ujit dhe më në fund të bjerë në duart e Fluronvdekjes.
12,39 CHF
More
Në gjendje