
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
100 zbulimet më të mëdha shkencore të të gjitha kohërave, Kendall Haven
Banner
Përfshin trembëdhjetë rrëfime që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është e vështirë të bësh dallimin mes ç'është reale e çështë e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës.
Titulli: Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera
Origjinali: Djevojčica od leda i druge bajke
Gjinia: Përralla
Autori: Mila Paviçeviç
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2016
Fq. 50
Pesha: 0.168 kg.
ISBN: 978-9928-136-41-1
Ky libër i titulluar "Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera", botuar për herë të parë në Kroaci në vitin 2006, është fitues i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë në vitin 2009.
Përfshin trembëdhjetë rrëfime që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është e vështirë të bësh dallimin mes ç'është reale e çështë e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës.
Me një fjalë, është një libër i bukur që i drejtohet sigurisht fëmijëve, por që mund të lexohet dhe nga një publik i rritur.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Pegi
Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.
Referenca: 2954
Botuesi: Morava
Kush dëshiron t'i kalojë pushimet pranë një vullkani? Xheku dhe Ani janë gati ta zbulojnë kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i çon në kohën e Perandorisë Romake. Ata mbërritën në Pompei dhe shumë shpejt zbulojnë se është pikërisht dita kur qyteti do të shkatërrohet.
Referenca: 2717
Botuesi: Pegi
Kioko Tominari, 16 vjeçe, e tronditur, zbulon se djali të cilit katër vjet më parë kishte tentuar dëshpërimisht t'i shprehte ndjenjat e saj, këtë vit do të jetë në të njëjtën shkollë me të. Asaj nuk i vjen aspak mirë që Tomi sillet sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Botuesi: Plejad
Sidi, Luçe dhe Hëni ndjekin së bashku shkollën e mesme. Sidi merret me skermë dhe është kampione, Luçe është shumë e bukur dhe di se si ta bëjë për vete një djalë, ndërsa Hëni është thjesht një gjeni. Duhen, grinden dhe kalojnë orë të tëra në telefon, si të gjitha moshataret.
Referenca: 2311
Botuesi: Redona
Stacioni nuk ishte thjesht një cilindër, po gjendeshin tre të tillë, njeri brenda tjetrit. Ndërkohë që largoheshe nga qendra, ndjesia e peshës rritej. Cilindri më i brendshëm ishte kati i dytë i "Një te Tretës së Rëndesës së Tokës" dhe, meqenëse ishte më afër me dhomat hermetike që ndodheshin në boshtin e stacionit, përdorej
Botuesi: Botart
Maks Çapkëni do të përballet me vendin më të frikshëm që ka ndeshur ndonjëherë në jetën e tij: shkollën "South Ridge". Në shkollën e tij ka shumë gjëra që ia vlejnë, por ka edhe një problem të pashmangshëm: Dagun, të fortin e shkollës, hobi i të cilit është të fusë Maksin në dollap. Ah, sikur Maksi të ishte si heroi në librat e tij humoristikë!
Botuesi: Argeta LMG
Një histori shumë e bukur, me vizatime jo dhe aq të bukura.Po ju njohim me mikun më të mirë të të gjithëve, Qenin Shkop.
Botuesi: Te tjere
Lola i adhuron pushimet te gjyshi! Për më tepër që këtë herë me të është Tomi dhe shoku i tij, Mediu, madje edhe Kroketa. Asaj i pëlqen shumë të shkojë te fqinjët e gjyshit. Atje është si në panairet e Parisit: ka kafshë të të gjitha llojeve, si pula, bretkosa, peshq, pata, gjithashtu, edhe lepuj, lepuj të mrekullueshëm...
Botuesi: Botart
Ajo nuk merr fare erë nga djemtë dhe kjo është mëse e qartë. Në një udhëtim marramendës modelimi në Tokio, Harriet është e gatshme të shkëmbejë gjithçka ka mësuar deri më tani për të pasur qoftë edhe idenë më të vogël se çfarë do t'i duhet të bëjë më pas...
Botuesi: Arka e Noes
Poezitë mund të cilësohet se mbartin edhe një frymë moderne, larg asaj që quhet poezia klasike për fëmijë, duke pasur më shumëfantazi, situate të jashtëzakonshme dhe që hasen në botën e fëmijëve, dhe kjo për t’i përfaqësuar ata dhe për t’i motivuar të shprehen për ato që ata hasin gjatë ditëve dhe situatave me moshatarët apo të rriturit.
Botuesi: Te tjere
Duke bërë një përjashtim nga rregulli universal i përrallës, që thotë se janë të moshuarit ata që u tregojnë përralla të miturve, Hasluck na ofron 16 mbrëmje përrallore, por këtë herë janë të vegjlit ata që tregojnë përralla në vend të të rriturve, emrat e të cilëve janë regjistruar dhe shënuar me kujdes nën titullin e përrallës.
Referenca: SKU001785
Botuesi: Aeditions
Me fakte mahnitëse, ngjarje që të nxisin imagjinatën, fjalorth, pyetje dhe përgjigjie si dhe lojra e veprimtari pa fund. Gjithçka që duhet të dini është enciklopedia që i nevojitet çdokujt. Mbi 2000 ilustrime të mrekullueshme. E përmbledhur në dhjetë kapituj.
Botuesi: Bota Shqiptare
Xhorxhi dhe Haroldi kanë krijuar Superheroin më të madh në historinë e shkollës së tyre dhe tani do t'i japin atij jetë! Takoni KAPITEN BREKUSHIN! Emri i tij i vërtetë është i fshehtë.
Botuesi: Aeditions
Këta libra janë me mozaikë, pra, fëmija mund të luajë duke i ndërtuar e duke vënë në punë kështu edhe mendjen. Po ashtu, tekstet fare të shkurtra janë me rimë dhe gazmore.
Përfshin trembëdhjetë rrëfime që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është e vështirë të bësh dallimin mes ç'është reale e çështë e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës.