• Banner

Harry Potter dhe dhoma e te fshehtave, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe dhoma e te fshehtave, J.K. Rowling

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave, J.K. Rowling

Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur, në Hoguarts. Por tamam kur po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguarts i kërcënohet një fatkeqësi! Dhe fatkeqësia ndodh.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave, vëllimi i dytë
Origjinali: Harry Potter and the Chamber of Secrets
Gjinia: Roman
Autori: J. K. Rowling
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2002
Fq. 276
Pesha: 0.351 kg
ISBN: 978-99927-47-83-8

Mbi librin

Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur në Hoguorts. Por tamam kur ai po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguorts i kërcënohet një fatkeqësi. Dhe fatkeqësia ndodh. Dikush i shndërron nxënësit e Hoguortsit në gur. Mbase është Drako Mallfoi, rivali më i rrezikshëm? Mbase është Hagridi, e kaluara e fshehtë e të cilit tashmë del në dritë? Apo mos është dikush për të cilin ka më shumë dyshime... Harri Poter vetë?!

Harri Poterin tashmë e njohin të gjithë: gjatë vitit të parë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë, në Hoguorts, vuri përposh Fluronvdekjen, duke u hakmarrë edhe për vdekjen e prindërve të vet. Kjo e mbuloi atë me lavdi. Por një rrezik i frikshëm varet mbi shkollën: një që godet shokët e Harrit njëri pas tjetrit dhe që duket e lidhur me një mister të lashtë, të kyçur në terrin e Dhomës së të Fshehtave.

Libri është nderuar me disa çmime si:
• The #1 New York Times Bestseller
• Zgjedhja e Botuesit 1999, Booklist
• Fitues i Çmimit Kombëtar të Librit 1999 (Britani e Madhe)
• Libër i Shquar ALA (Shoqata e Bibliotekarëve Amerikanë)
• Libri më i Mirë për të Rinj ALA 1999
• Fitues i Çmimit Gold Medal Smarties 1999
• Libri më i Mirë i Vitit, School Library Journal 1999

Fragment nga libri

-Ku i dihet! – thirri Roni duke parë librin me dyshim. – Midis librave të konfiskuara nga Ministria... më ka thënë babai... ishte edhe një që të digjte sytë. Dhe ata që lexonin Tingëllimet e një shtrigani, më vonë, për tërë jetën, flitnin me vargje. Një magjistricë plakë që jetonte në Bath kishte një libër të cilin njeriu s'e mbaronte dot së lexuari! Ishte i detyruar të shkonte gjithandej me fytyrë të rrasur në të, duke u përpjekur t'i bënte të gjitha punët vetëm me një dorë. Dhe...

Komente mbi librin

"Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave është një rrëfim i mrekullueshëm që të lë pa frymë, plot sharm dhe madje më i bukur sesa libri i mëparshëm."

The Los Angeles Times

"Admiruesit e Harrit që e kanë pritur me padurim kthimin e Harri Poterit do të mbeten sërish gojëhapur. Rowling duhet të jetë diplomuar edhe vetë në Hoguorts, duke gjykuar nga aftësia e saj për të krijuar një rrëfenjë kaq përpirëse, plot fantazi, me humor dhe mbi të gjitha që të mban pezull deri në ankth, pa i lënë asgjë magjisë."

Publisher's Weekly

"Harri Poteri është një nga ato rastet e rralla, fatlume në historinë e letërsisë botërore, kur emri i protagonistit është po aq i famshëm sa edhe emri i krijuesit të tij, për të mos thënë që ngandonjëherë e konkurron atë, madje, mund të themi se shkon e bëhet më i njohur... Harri Poteri ka fituar dyluftimin e parë me Fluronvdekjen, të një beteje që vazhdon në të ardhmen. Në këtë pikë, lexuesit nuk i mbetet veç të presë e të urojë që botuesi të sjellë sa më parë në shqip, librin e dytë, të tretë e kështu me radhë të Harri Poterit."

Revista Klan

Detajet e librit
SKU000831
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000689

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001036

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

"Unë hapem kur mbyllem": një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilën Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001038

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, J.K. Rowling

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po ku shërinjtë e tij, si do ta presin profesor Urtimorin?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Rastësisht një vend bosh, J. K. Rowling

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000056

Botuesi: Botimet Dudaj

Kryezoti i Unazave, Besëlidhja e Unazës, Libri i parë, J. R. R. Tolkien

Një hobitasi të vogël nga Krahina, Frodos i besohet një deturë e jashtëzakonshme. Ai duhej të bënte një udhëtim të rrezikshëm në Epokën e Tretë të Dheut të Mesëm drejt Kullës së Zezë të Mordorit, ku duhej të shkatërronte Unazën e Pushtetit, e vetmja gjë që mund të parandalonte sundimin e lig të Kryezotit të zi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000473

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 3, Kodi i Perjetesise, Eoin Colfer

Këtë herë Artemis Fow-li ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit, Moony Witcher

Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Dentistja shtrigë, David Walliams

Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)