• Banner

Kronikat e Narnias, Udhëtimi i anijes me vela, vol. 3, C. S. Lewis

"Udhëtimi i anijes me vela" është historia e zgjimit të një dragoi, e yjeve që shkelin mbi tokë, e vendit ku mund të ndodhë gjithçka. Është udhëtimi i një mbreti dhe shokëve të tij, që shkojnë përtej gjithë vendeve të njohura të kësaj bote.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kronikat e Narnias, Udhëtimi i anijes me vela, vëllimi i tretë
Origjinali: The Voyage of the Dawn Treader
Gjinia: Roman
Autori: C. S. Lewis
Shqipëroi: Leonard Doka
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2009
Fq. 216
Pesha: 0.191 kg.
ISBN: 978-99943-0-121-9

Mbi librin

Narnia... atje ku zgjohet një dragua... ku yjet çapiten mbi tokë... ku gjithçka mund të ndodhë. Një mbret dhe bashkudhëtarët e tij nisin një lundrim që do t'i çojë përtej tokave të njohura. Teksa lundrojnë gjithnjë e më larg cakut të njohur deri tani të ujërave, ata zbulojnë se kërkimi i tyre është më shumë nga ç'kanë përfytyruar dhe se fundi i botës është veçse fillimi...

Fragment nga libri

-Po Eustaku, nuk do të kthehet më kurrë këtu? – e pyeti Lusi.
-Bija ime, iu përgjigj Asllani, - vërtet duhet ta dish këtë? Eja, se do të të hap portën e qiellit.
Atëherë brenda një çasti u hoq muri i kaltër (sikur griset një perde) dhe një ditë tmerrësisht e bardhë u duk nga prapa qiellit, pastaj ata ndjenë prekjen e krifës së Asllanit dhe puthjen e Luanit mbi ballë e më pas e panë veten në dhomën e gjumit, nga ana e prapme, në shtëpinë e teze Albertës, në Kembrixh.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Bota brilante e Tom Gejts, Liz Pichon

Unë jam Tom Gejts. Kur mësuesit e mi nuk i drejtojnë sytë e tyre të zgurdulluar nga unë, mua më pëlqen të vizatoj dhe të mendoj për mënyra të ndryshme se si të mërzis Delian. Mësuesit e mi mendojnë se jam i papërqendruar dhe më "mungon pikësynimi". Kjo është paksa e vrazhdë, sepse tani jam tejet i përqendruar për të zgjedhur se cilën biskotë duhet të ha...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Kopshti Sekret, Frances H.Burnett

Meri zbulon një kopsht të fshehtë, të rrethuar me mure dhe me një derë të kyçur. Me ndihmën e dy shokëve, që i njohu papritur, Meri zbulon një shteg për të hyrë atje dhe është e vendosur t'i rikthejë jetën kopshtit të harruar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Në mbretërinë e fantazisë, vol. 3

Të dashur miq, fluturoni me mua mbi flatrat e Dragoit të Fantazisë! Do të kridheni së bashku në një mijë aventura dhe një mijë rreziqe për të çliruar Floridianën, Mbretëreshën e Zanave, dhe të vendosim sërish paqen në Mbretërinë e Fantazisë! Jeni gati? Atëherë... hapeni këtë libër dhe ëndërroni me mua!

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Janë Krishtlindjet, Stilton!

Gjithçka dukej gati për darkën e Krishtlindjeve me familjen time. Oh, i gjori unë, ç'prag i pabeueshëm Krishtlindjesh që më priste! Mblodha njëqind mijë bombone me djathë, një kamion më shkeli bishtin, madje më mori flakë edhe shtëpia. Por sa shumë brejtës më erdhën në ndihmë!

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)