- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Jeta e Harrit është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike, dhe as shokët e tij nuk mund ta ndihmojnë dot.
Titulli: Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit, vëllimi i tretë
Origjinali: Harry Potter and the Prisoner of Azkaban
Gjinia: Roman
Autori: J. K. Rowling
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2003
Fq. 328
Pesha: 0.413 kg.
ISBN: 978-99927-59-0308
Harri Poteri ishte një fëmijë i pazakontë nga shumë pikëpamje. Para së gjithash, i kishte zët pushimet verore më shumë se çdo pjesë tjetër të vitit. Pastaj ia kishte qejfi shumë të bënte detyrat, por ishte i detyruar të mësonte fshehurazi, në mes të natës. Shtoi këtyre pastaj se ishte edhe magjistar. "Unë nuk e kërkoj belanë, - mërmëriti Harri prishaqejfas, - Zakonisht është belaja që vjen e më gjen".
Kështu u thotë Harri Poteri, nxënësi i Shkollës së Magjisë dhe Shtrigërisë në Hoguorts, shokëve të tij. Vërtet jeta e tij është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike dhe as shokët e tij më të ngushtë nuk mund ta ndihmojnë dot.
Në një skenë emocionesh të thella, mes hartash të magjepsura dhe Hipogrifësh agresivë, hallash fluturuese dhe librash që kafshojnë, Harri Poteri e çon lexuesin në kapitullin e tretë të aventurave të tij të jashtëzakonshme.
J. K. Rowling, me aventurat e Harri Poterit është bërë autorja më e famshme në botë për librat për fëmijë, të botuar në shumë vende dhe të nderuar me çmimet më prestigjioze ndërkombëtare. Harri Poteri ka pushtuar faqet e para të gazetave dhe ka zgjuar dashurinë për leximin në një brez të tërë. Ritmi i shpejtë, personazhet e paharruar, drama e përsosur i bëjnë këta libra kryevepra absolute, të dashura për fëmijët dhe të rriturit.
Ishte gati mesnatë dhe Harri ishte shtrirë përmbys në shtrat, kishte mbuluar kokën me batanije, në dorë kishte një elektrik dore të vogël dhe një libër të trashë me kapak lëkure, të hapur para vetes (Historia e Magjisë, shkruar nga Adalbert Yshti), të cilin e kishte mbështetur mbi nënkresë. Shkau majën e pendës së shqiponjës përmbi faqe, i ngrysur, duke kërkuar diçka që ta ndihmonte për të shkruar temën: "Pse qenë fare kot turrat me dru për magjistricat në shekullin e katërmbëdhjetë?"
"Të mbërthyer nga historia zbavitëse e çuditshme dhe mahnitëse e librave të J. K. Rowling, pa dyshim fëmijët do ta përpijnë përsëri këtë libër."
The Daily Mail
"J. K. Rowling i meriton të gjitha lëvdatat që i janë bërë. Edhe njëherë: është pak të thuhet që kemi të bëjmë me një ngjarje letrare botërore."
Scotland on Sunday
"Librat e Harri Poterit janë nga gjërat e rralla që adhurohen si nga fëmijët, edhe nga prindërit."
The Daily Telegraph
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Dituria
Botuesi: Botart
Botuesi: Botart
Referenca: SKU001811
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU000550
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU000507
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Morava
Botuesi: Botart
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU000689
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU000915
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001036
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001038
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001039
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
check_circle
check_circle