• Banner

Harry Potter dhe Princi Gjakperzier, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe Princi Gjakperzier, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe Princi Gjakperzier, J.K. Rowling

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, J.K. Rowling

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po ku shërinjtë e tij, si do ta presin profesor Urtimorin?

1 250 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, vëllimi i gjashtë
Origjinali: Harry Potter and the Half – Blood Prince
Gjinia: Roman
Autori: J. K. Rowling
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2006
Fq. 500
Pesha: 0.613 kg
ISBN: 978-99927-59-73-9

Mbi librin

Në fund të vëllimit të pestë e lamë Harri Poterin të trazuar, vetëm, dhe më një peshë në zemër. Sirius Bleku, nuni i tij, vdiq. Fjalët e Albus Urtimorit për profecinë i kanë treguar edhe një herë që nga beteja me Lord Fluronvdekjen e ndan vetëm një hap. Asgjë nuk është si më parë: lidhja e fundit me familjen e tij është prerë, madje edhe Hoguortsi nuk është më një strehë e sigurtë si në vitet e mëparshme.

Kurse Fluronvdekja është më i fortë se kurrë, më mizor, më i pamëshirshëm. Edhe vetë Harri e di që ka ndryshuar. Pasiguria dhe një ndjenjë pafuqie e pesë viteve të para i ka lënë vendin vendosmërisë dhe një këmbënguljeje ndryshe, prej të rrituri.

Në vëllimin e gjashtë të Harri Poterit, Rowling e pasuron skenarin me shenja, gjurmë dhe të fshehta të mrekullueshme, dyshime dhe të vërteta që nuk zgjidhen, por që shumojnë enigmat; personazhe të reja, magji të reja, por edhe zbulime të papritura për personazhe tashmë të njohura... në pritje të aktit të fundit.

Fragment nga libri

-Oh, lëri këto, Harri, - i tha Hermiona, që e humbi durimin përnjëherësh, - Nuk është Kuidiçi që është bërë kaq i njohur, je ti! Nuk ke qenë kurrë më interesant se sot dhe, po të flasim hapur, nuk ke qenë kurrë kaq fantastik. Roni desh u mbyt me një alamet cope harengë. Hermiona i hodhi një shikim gjithë përçmim, para se të kthehej përsëri për nga Harri. -Që të gjithë e dinë se ti na the të vërtetën, apo jo? E tërë bota e magjisë është e detyruar ta pranojë se ti kishe të drejtë në lidhje me Fluronvdekjen, që po kthehej, dhe se ti e kishe ndeshur përnjëmend dy herë në këto dy vjetët e fundit dhe se i kishe shpëtuar të dyja herët. Dhe tashti po të quajnë "Njeriu i zgjedhur". Bukur, atëherë a mund të më thuash pse njerëzit të mos ngashënjehen prej teje?

Komente mbi librin

"Le ta themi që me të parën dhe nuk është thjesht entuziazëm! Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier është i shpejtë, nxitës, me një dramë të papërballueshme!"

Daily Mail

"Çdo faqe përmban surpriza të reja. Është libri më dramatik dhe me tension më të madh nga e gjithë seria. E sigurt: fansat e Harry Potterit do të mbeten të mrekulluar."

Independent on Sunday

Detajet e librit
SKU001038
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000689

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001036

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

"Unë hapem kur mbyllem": një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilën Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Rastësisht një vend bosh, J. K. Rowling

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Gjyshi im gazmor, Angela Nanetti

"Kur isha katër vjeç, kisha katër gjyshër, dy në qytet dhe dy në fshat..."Kështu fillon ky libër që rrëfen për një gjysh të jashtëzakonshëm dhe një qershi, për patën Alfonsinë dhe bashkëshortin e saj, Orestin, për gjyshe Teodolinën dhe për natyrën e saj të butë

Çmimi 350 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000053

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 1, Thesari i Popullit, Eoin Colfer

Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Operacioni bananet, David Walliams

Londër: 1940Teksa bombat bien me breshëri mbi qytet, Eriku i vogël zë miqësi të pazakontë me një gorillë të stërmadhe: Gertrudën.Por kur Kopshti Zoologjik vihet në rrezik,Eriku i futet aventurës për të shpëtuar Gertrudën... dhe të gjithë të tjerët.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000531

Botuesi: OMSCA-1

Nje amerikan ne oborrin e mbretit Artur, Mark Tuen

Çfarë mund t'i ndodhë një amerikani të fortë dhe praktik të shekullit të kaluar, që për shkak të një goditjeje në kokë u gjend papritur menjëherë në Anglinë e shekullit të VI – të, pikërisht në oborrin e mbretit Artur dhe të kalorësve të tij të famshëm të Tryezës së Rrumbullakët?

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Përplasje mbretërish, libri i dytë, George R. R. Martin

Libri i dytë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsirat e maleve...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Arratisja e librave, Xhuljan Ferzaj

Këto pyetje dhe shumë të tjera i zbuloni duke lexuar këtë libër të mrekullueshëm i cili synon të nxisë fëmijët që ti duan dhe ti lexojnë librat. Vetëm nëpërmjet librave dhe dijes mund ta kuptojmë dhe ndërtojmë botën.

Çmimi 350 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Shtegu i Ndaluar, vol. 1, Martin Barry

Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Uta and the Mountains, Tefta Kelmendi

The love, curiosity and admiration that Uta received from children who heard about her expeditions, and their very profound questions on her activities made her recall everything she did and delve into retrospective to find the source of her inspiration since childhood.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)