• Banner

Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, J.K. Rowling

Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, J.K. Rowling

Në Turneun e Kupës së Tri Magjistarëve, Harrit i duhet të luftojë kundër dragonjve, kundër kafshëve të ujit dhe më në fund të bjerë në duart e Fluronvdekjes.

1 250 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, vëllimi i katërt
Origjinali: Harry Potter and the Goblet of Fire
Gjinia: Roman
Autori: J. K. Rowling
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2006
Fq. 560
Pesha: 0.691 kg
ISBN: 978-99927-59-26-7

Mbi librin

Keni në dorë romanin e katërt, strumbullarin e rrëfimit në shtatë libra të Harri Poterit. Harri, tashmë një magjistar adoleshent, dëshiron me gjithë zemër të largohet nga Dërslit e ligj dhe të shkojë në Kupën e Botës të Kuidiçit me Hermionën, Ronin dhe Uezlit.

Ai ëndërron për Kërkuesen e Korbziut, Ço Çangun, dashurinë e tij... Dhe pastaj dëshiron të zbulojë hollësitë e ngjarjes madhështore që pritet të ndodhë në Hoguorts, një ngjarje ku përfshihen edhe dy shkolla të tjera rivale të magjisë dhe një garë e fortë që nuk ka ngjarë që prej njëqind vjetësh.

Harri Poteri dëshiron të jetë një magjistar normal, katërmbëdhjetëvjeçar. Por mjerisht, ai nuk është normal, madje as si magjistar. Dhe në këtë rast, ndryshimi mund të jetë vdekjeprurës.

Fragment nga libri

Banorët e Litëll Hengëlltaunit e quanin edhe sot e kësaj dite Shtëpia e Ridëllve, edhe pse kishte kushedi sa vjet që familja Ridëll nuk banonte më aty. Ajo qe ndërtuar majë bregores që lartohej përmbi fshat: disa nga dritaret ishin të ngallmuara me gozhdë, çatisë i mungonin mjaft tjegulla dhe në ballinën e saj rritej urthi i egër.

Dikur Shtëpia e Ridëllve kishte qenë një ndërtesë elegante, pa pikë dyshimi ndërtesa më e gjerë dhe më madhështore në një rreze prej disa kilometrash... Të gjithë hengëlltaunasit mendonin se shtëpia e vjetër ndillte tersllëk. Pesëdhjetë vjet më parë aty kishte ndodhur diçka e çuditshme dhe e llahtarshme, diçka për të cilën kishin qejf të bisedonin banorët më të moshuar të fshatit, kur s'kishin kë tjetër të merrnin nëpër gojë.

Detajet e librit
SKU001039
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000689

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001036

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

"Unë hapem kur mbyllem": një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilën Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001038

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, J.K. Rowling

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po ku shërinjtë e tij, si do ta presin profesor Urtimorin?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Rastësisht një vend bosh, J. K. Rowling

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Në mbretërinë e fantazisë, vol. 3

Të dashur miq, fluturoni me mua mbi flatrat e Dragoit të Fantazisë! Do të kridheni së bashku në një mijë aventura dhe një mijë rreziqe për të çliruar Floridianën, Mbretëreshën e Zanave, dhe të vendosim sërish paqen në Mbretërinë e Fantazisë! Jeni gati? Atëherë... hapeni këtë libër dhe ëndërroni me mua!

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Djaloshi i brumbujve, M. G. Leonard

Darkusi nuk mund t'u besojë syve kur sheh një insekt të stërmadh të bjerë nga këmba e pantallonave të një komshiu të ri e të tmerrshëm. Ai është një brumbull gjigant dhe duket sikur kërkon të komunikojë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Djali me fustan, David Walliams

Denisi jeton në shtëpinë e mërzitshme të një rruge të mërzitshme të një qyteti të mërzitshëm. Por, ai gati zbulon se kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001726

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 6, Paradoksi i Kohes, Eoin Colfer

Artemis Fowl - i...Le të themi se ky gjeni kriminal në moshë të re i njëh mjaft mirë telashet. Madje i tërheq ato sikur të jetë magnet. Është përballur me gjithçka: trollë njeringrënës, të armatosur dhe të rrezikshëm (përveç superteknologjisë), krijesa të magjishme, goblinë zjarrlëshues..

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Guximtarët, Julian Clary

Zonja Guximtari bën kapele të jashtëzakonshme me bikerinat e vezëve dhe kockat e pulave.Zoti Guximtari shkruan barsoleta për letrat e karameleve të Krishtlindjes dhe është shumë i dhënë pas rrëmimit nëpër koshat e plehrave.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2430

Botuesi: Bota Shqiptare

Dimërimi në akull (përshtatje për femijë), Zhyl Vern

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantës, në Francën Perëndimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre - Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë.

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)