Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
pese femijet dhe magjistari i reres, edith nesbit
  • pese femijet dhe magjistari i reres, edith nesbit

Pese femijet dhe magjistari i reres, Edith Nesbit, pershtatje per femije

SKU000335
Ideart

Është një Semied, një magjistar rëre, të cilën fëmijët e gjetën një ditë teksa po gërmonin në një grumbull rëre. Është mijëra vjeçar dhe Semiedët sigurisht mund të plotësojnë dëshira, një të tillë në ditë dhe dëshira mbaron kur perëndon dielli.

3,12 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pesë fëmijët dhe magjistari i rërës (përshtatje për fëmijë)
Origjinali: Five children and it
Gjinia: Roman
Autori: Edith Nesbit
Shqipëroi: Alba Joganxhi
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2003
Fq. 72
Pesha: 0.111 kg.
ISBN: 978-99927-939-8-8

Mbi librin

Është një Semied, një magjistar rëre, të cilën fëmijët e gjetën një ditë teksa po gërmonin në një grumbull rëre. Është mijëra vjeçar dhe Semiedët sigurisht mund të plotësojnë dëshira, një të tillë në ditë dhe dëshira mbaron kur perëndon dielli.

Entia, Sirili, Roberti dhe Xhejn mendojnë se kjo gjë është e mrekullueshme. Vëllai i tyre bebe, tepër i vogël për të patur dëshira, në të shumtën e rasteve rri në shtëpi, ndërsa të tjerët bëjnë plane dhe shprehin dëshira për gjëra të bukura.

Por çfarë? Të jesh i bukur, i pasur, të fluturosh is zog? Shpesh është e vështirë të mendosh dëshira me të vërtetë të bukura dhe është shumë e lehtë të thuash "Ah, sikur..." dhe pastaj dëshira të plotësohet, por jo ashtu siç mendon ti. Semiedi nuk mund të të vijë në ndihmë.
-Përse nuk mendoheni mirë përpara se të shprehni një dëshirë? – tha ai me inat, kurse fëmijët kërkonin gjëra që ai e dinte se do t'i sillnin telashe.Shpeshherë gjërat me të vërtetë nuk shkojnë siç duhet...

Mbi autorin

Edith Nesbit lindi në Londër në vitin 1858, por ajo kaloi shumë nga vitet e para të jetës së saj në Gjermani dhe në Francë. Asaj nuk i pëlqente shkolla dhe u përpoq të ikte nga njëra prej tyre, por adhuronte leximin dhe lexonte çdo libër që mund të gjente. Familja e saj u kthye në Angli dhe në vitin 1880 Edith u martua me Hjubert Bland.

Kur Hjubert u sëmur, Edith duhej të punonte për të nxjerrë të holla për ata të dy, kështu që ajo shkroi poezi dhe tregime nëpër gazeta. Ajo ka shkruar gjatë gjithë jetës së saj, e cila ka qenë tepër e ngarkuar. Ajo kishte pesë fëmijë (dy prej të cilëve i kishte adoptuar).

Në vitin 1899, ajo së bashku me Hjubertin lëvizën në Kent, në një shtëpi të vjetër dhe të bukur e cila quhej Uell Holl, të cilin Edithi e pëlqente shumë. Atje, në atë shtëpi, çifti Blands u bënë të shquar për mbrëmjet që ata organizonin gjatë fundjavës. Shumë shkrimtarë të njohur vinin në këto mbrëmje. Hjubert Bland vdiq më 1914.

Më vonë, Edith u martua sërish. Ajo vdiq në Kent në vitin 1924. Edith Nesbit vetë ka thënë se ajo ishte "një fëmijë në një botë të rriturish" dhe në shkrimet e saj ajo kurrë nuk harroi se çfarë do të thoshte të ishte fëmijë. Librat e saj më të njohur për fëmijë janë: "Historia e kërkuesve të thesarit" dhe "Fëmijët e hekurudhës".

Detajet e librit
Ideart
SKU000335
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dritan Tirana

E ka radhën tjetri, Karen M. McManus

Ka kaluar një vit që kur Simon Kelleheri u nda nga jeta. Mejvi ndjek klasën e njëmbëdhjetë në Gjimnazin Bejvju. Zorr se flitet më për vdekjen e Simonit. Mirëpo shfaqet një lojë anonime: "Të Vërtetën apo Sfidën", që mban pezull gjithë nxënësit. Kushdo që nuk pranon të luajë, do të dalë zbuluar. Kur vjen rradha e Mejvit, ajo refuzon të marrë pjesë dhe bien...
12,49 
More

Botuesi: Aeditions

Njëbrirëshat

Librat nuk kanë tekst, por janë të mbushur plot e përplot me vizatime shumëngjyrëshe të flamingove e njëbrirëshave dhe të mjediseve të tyre.
2,08 
More

Botuesi: Aeditions

Maçoku me çizme

Kjo seri me 12 përralla është konceptuar për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë. Përrallat klasike që kanë ardhur deri në ditët tona duke mrekulluar breza të tërë fëmijësh
1,04 
More

Botuesi: Albas

I fundmi i Kastriotëve, Bedri Dedja

Në vitin 1481, pasi u rrit e u bë burrë, Gjon Kastrioti vendosi të kthehej në Krujë për të organizuar një kryengritje, me dëshirën për të vazhduar bëmat e atit të tij, Skënderbeut të lavdishëm.Si do të vijojnë përpjekjet e tij për ta çliruar Shqipërinë nga zgjedha turke, në rrethanat e reja që janë krijuar në vend, pesëmbëdhjetë vite pas vdekjes së të atit?
7,29 
More

Referenca: SKU001779

Botuesi: Aeditions

Enciklopedia e Re per Femije

Nga galaktika gjigante te bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut te qytetërimet e lashta. Të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla janë riprodhuar në këtë libër me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse.
26,03 
More

Botuesi: Botime Nazarko

Aladini dhe llamba magjike

Historia e Aladinit, djaloshit që vjen nga Kina, na shpie në universin e magjishëm të një prej rrëfenjave të mrekullueshme të “Njëmijë e një netëve”, ku kryqëzohen gjeni me pushtete të habitshme, një magjistar i lig dhe një princeshë magjepsëse.
2,29 
More

Botuesi: Argeta LMG

Shiversi, Annabeth Bondor Stone

Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin - ndihmëskapitenin e parë, peshkun e tij besnik...
8,22 
More

Botuesi: Pegi

Geri Hop: Rizgjimi i gjigantëve, Moony Witcher

Muzika mbush me gaz e hare ceremoninë e paqes midis verrotëve dhe fiderbëve. Ura Akor ndriçohet nga shandanë bronzi dhe të gjithë vallëzojnë të lumtur. Veçse Geri Hopi ka parë një ëndërr.
10,41 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000325

Botuesi: Ideart

Aladini dhe llampa magjike, pershtatje per femije

Aladini është një djalë dembel dhe përtac. Atij nuk i pëlqen të punojë, kështu që gjithë ditën e ditës ai luan me shokët e tij në rrugë. Aladini dhe nëna e tij janë shumë të varfër, ndaj dhe shpeshherë mbeten pa ushqime e të uritur. Megjithatë Aladini nuk punon dhe asnjëherë nuk e ndihmon të ëmën.
3,12 
More

Referenca: SKU000327

Botuesi: Ideart

David Koperfild, Charles Dickens, pershtatje per femije

"Nga të gjithë librat e mi", ka shkruar Charles Dickens, "ky është ai që më pëlqen më shumë. Si të gjithë prindërit e zellshëm, edhe unë mbaj në thellësi të zemrës sime, vetëm një fëmijë të parapëlqyer mbi gjithë të tjerët. Ai quhet David Koperfild."
3,12 
More

Referenca: SKU000328

Botuesi: Ideart

Drakula, Bram Stocker, pershtatje per femije

Në pranverën e vitit 1875, Xhonatan Harkeri udhëton për në Transilvani për të vizituar shtëpinë e Kontit Drakula. Xhonatani në të vërtetë nuk dëshiron të shkojë sepse pas disa muajsh do të martohet me bukuroshen e tij, Minën, dhe nuk dëshiron ta lërë atë vetëm.
3,12 
More

Referenca: SKU000329

Botuesi: Ideart

Frankenshtajn, Mary Shelley, pershtatje per femije

Kjo është një histori e vjetër dhe e re. E vjetër, sepse është shkruar 180 vjet më parë; e re ngase problemi i Frankenshtajnit është i njëllojtë me atë të shkencëtarëve të sotëm. Shkenca na ka dhuruar shumë zbulime të mrekullueshme: makina, kompjutera, armë, por si t'i përdorim këto zbulime? 
3,12 
More

Referenca: SKU000332

Botuesi: Ideart

Kushtrimi i te pareve, Jack London, pershtatje per femije

Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut të Kanadasë, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit... Bakun e rrëmbyen nga shtëpia e tij e qetë në Jugun e ngrohtë dhe e shitën për qen slite.
3,00 
More

Referenca: SKU000333

Botuesi: Ideart

Libri i Xhungles Mogli, Rudyard Kipling, pershtatje per femije

Në kodrat e Indisë Jugore një foshnjë rri ngrohtë dhe e sigurtë në shpellë. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë Mama Ulkonjës dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës Sher Kani, tigri njeringrënës, ulërin me zemërim duke dashur ta kullufisë foshnjën.
3,12 
More

Referenca: SKU000337

Botuesi: Ideart

Robinson Kruzo, Daniel Defoe, pershtatje per femije

Robinson Kruzo e kishte kaluar një pjesë të jetës i qetë në shtëpinë e tij në Angli. Ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjitha detet e botës. Ai ka bërë shumë aventura tronditëse dhe emocionuese deri kur më 1659 ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili në Afrikë. Një ditë shpërtheu një stuhi e t
3,12 
More

Referenca: SKU000338

Botuesi: Ideart

Tesi i DErbervileve, Thomas Hardy, pershtatje per femije

Ky libër është botuar për herë të parë më 1891 dhe është një nga historitë më prekëse ku flitet për ndjenjat e një vajze të re. Ëshë jeta e një vajze të re, e shkatërruar ngadalë, por parreshtur jo nga armiqtë e saj, por nga njerëzit që thonë se e duan.
2,50 
More

Referenca: SKU000339

Botuesi: Ideart

Tre Musketeret, Alexandre Dumas, pershtatje per femije

Në vitin 1627, një njeri i quajtur D'Artanjan, erdhi në Paris për t'u bërë "mbret" i Moskëterëve. Tre nga këta luftëtarë trima - Portos, Atos dhe Aramis, u bënë shumë shpejt miqtë e tij. D'Artanjani ra në dashuri, por njëherësh atij iu shfaq edhe një rrezik i madh. 
3,12 
More