- I ri

Banner
Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.
Titulli: Tregimet
Origjinali: Cuentos completos
Kategoria: Tregime
Autori: Jorge Luis Borges
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Botues: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2022
Fq: 555
Pesha: 0.65 kg
ISBN: 978-9928-185-87-7
This book is in Albanian
Letërsia argjentinase. Tregime dhe novela
Mbi librin
Jorge Luis Borges (1899-1986) ishte poet, shkrimtar, eseist, përkthyes nga Argjentina. Ai lindi në Buenos Aires, në një familje të shtresës së mesme dhe një pjesë të rëndësishme të rinisë e kaloi në Europë. Kjo ishte hapësira dhe mjedisi kulturor që përcaktoi jetën dhe krijimtarinë e tij. Që herët, interesat e tij kulturore qenë ndër më të gjerat. Në vitet 1920 debutoi me poezi, më pas me prozë. Me kthimin në vendlindje, themeloi dhe kontribuoi në një sërë periodikësh, duke gjallëruar jetën letrare hispano-amerikane, në të cilën do të luante më pas një rol qendror. Botimi i parë me tregime ("Kopshti me shtigje që bigëzohen") i takon vitit 1941. Që nga ky çast, Borges-i u kthye në një autor klasik të letërsisë botërore. Më 1955 u emërua drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Argjentinës, periudhë që do të përkojë edhe me rënien e shikimit të tij, deri në verbëri të plotë. Në të njëjtën periudhë dha mësim në Universitetin e Buenos Airesit dhe gjetkë nëpër botë. Shkroi në të gjitha zhanret deri në fund të jetës. Vdiq në Gjenevë në moshën 86-vjeçare.
Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX. "Libri i librave" ishte një temë e preferuar dhe e ripërsëritur e Borges-it përgjatë të gjithë jetës dhe krijimtarisë së tij. Ky është libri i librave të tij.
Botuesi: OMSCA-1
Valencia Stirling është 29 vjeçe, e pamartuar, dhe ka jetuar tërë jetën me familjen e saj në një rrugë të qetë, në një shtëpi të vogël dhe kurrë nuk guxonte ta kundërshtonte nënën e saj autoritare, gjithashtu edhe hallën që jetonte me to.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Dielli që perëndon nga Osamu Dazai është një nga romanet më të mira të letërsisë japoneze të shekullit të njëzetë.
Botuesi: Te tjere
Ky vëllim përmban nga një novelë të secilit prej nëntë shkrimtarëve më të mëdhenj francezë të shekullit të 19-të.
Referenca: SKU001321
Botuesi: Toena
Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli.
Referenca: 2709
Botuesi: Bota Shqiptare
Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror. Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Valzhani dhe prifti i Denjit, Murieli. Zhani është i dënuar me burg, ngase kish bërë vjedhje për të siguruar kafshatën e gojës. Ai arriti të ikë nga burgu, strehohet te prifti i Denjit, prifit me humanizmin e tij e pranon.
Botuesi: UEGEN
Pas tridhjetë vitesh punë intensive, Stendali është i denjë për të improvizuar; ai di të pikturojë me penën e tij vepra të klasit të parë. Ai e ka krijuar me ngadalë këtë prozë që lexohet shpejt, me stilin e tij, më i përsosuri, duke u bërë zëri i tij i natyrshëm.
Botuesi: Argeta LMG
Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.
Botuesi: Te tjere
Krenfordi është një qytezë e vogël në zemër të Anglisë, ku gjithçka duket se shkon mbroth. Jemi në gjysmën e parë të viteve 1800 dhe tregimtarja jonë, - tani jo më e reja Meri Smith, - na rrëfen historitë e qytezës që vëzhgohet nga sytë e vëmendshëm të mikeshave të saj fisnike, të cilat janë edhe protagonistet e jetës së saj sociale.
Referenca: SKU001933
Botuesi: Fan Noli
Zhozef Fushenë, njërin prej njerëzve më të fuqishëm të kohës së tij dhe njërin prej njerëzve më të shquar të të gjitha kohërave, nuk e kanë dashur bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e kanë gjykuar edhe më keq.
Referenca: SKU000845
Botuesi: Onufri
Drama "Vilhelm Teli" është klasike nga uniteti i veprimit, që e përshkon tejpërtej. Zviceranët, në luftë kundër Austrisë, përbetimi i famshëm në Rytli, nishani i Telit dhe fitorja e Morgatës, përfundimtarja, këto janë pikat kryesore. Klasike, përveç gjuhës, e bën edhe imitimi i amfiteatrit grek, në të cilin kori zëvendësohet këtu me popullin përjashta, në...
Referenca: SKU000794
Botuesi: Onufri
Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me atë vit.
Botuesi: Toena
Krenari dhe paragjykim vërteton largpamësinë e Xhejn Osten, e cila vëren që ligjet e tregut të lirë do t’ia ndryshojnë një herë e përgjithmonë faqen shoqërisë. Nëse dikur jeta e individit ishte e programuar që në lindje, në varësi të shtresës, familjes, titujve apo seksit, shoqëria e tregut të lirë do të ofrojë mundësi të reja të panumërta.
Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.