- New

Banner
Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.
Title: Tregimet, Jorge Luis Borges
Original: Cuentos completos
Category: Short stories
Author:Jorge Luis Borges
Translator: Bashkim Shehu
Publisher: Pika pa sipërfaqe
Year: 2022
Pgs: 555
Weight: 0.65 kg
ISBN: 978-9928-185-87-7
This book is in Albanian
Letërsia argjentinase. Tregime dhe novela
Mbi librin
Jorge Luis Borges (1899-1986) ishte poet, shkrimtar, eseist, përkthyes nga Argjentina. Ai lindi në Buenos Aires, në një familje të shtresës së mesme dhe një pjesë të rëndësishme të rinisë e kaloi në Europë. Kjo ishte hapësira dhe mjedisi kulturor që përcaktoi jetën dhe krijimtarinë e tij. Që herët, interesat e tij kulturore qenë ndër më të gjerat. Në vitet 1920 debutoi me poezi, më pas me prozë. Me kthimin në vendlindje, themeloi dhe kontribuoi në një sërë periodikësh, duke gjallëruar jetën letrare hispano-amerikane, në të cilën do të luante më pas një rol qendror. Botimi i parë me tregime ("Kopshti me shtigje që bigëzohen") i takon vitit 1941. Që nga ky çast, Borges-i u kthye në një autor klasik të letërsisë botërore. Më 1955 u emërua drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Argjentinës, periudhë që do të përkojë edhe me rënien e shikimit të tij, deri në verbëri të plotë. Në të njëjtën periudhë dha mësim në Universitetin e Buenos Airesit dhe gjetkë nëpër botë. Shkroi në të gjitha zhanret deri në fund të jetës. Vdiq në Gjenevë në moshën 86-vjeçare.
Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX. "Libri i librave" ishte një temë e preferuar dhe e ripërsëritur e Borges-it përgjatë të gjithë jetës dhe krijimtarisë së tij. Ky është libri i librave të tij.
Publisher: Zambaku
Romani "Ne" i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë. E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë.
Publisher: Zenit Editions
Ndalesa e parë është në ishullin e Liliputëve, ku gjithçka, që nga njerëzit e deri tek objektet, janë në përmasa mjaft të vogla. Më tej ai ndalon në Brobdingnag. Në të kundërt nga ishulli i parë, këtu e gjejmë protagonistin tonë në vendin e gjigantëve.
Reference: 2831
Publisher: Zambaku
Title: Etër dhe bijCategory: NovelAuthor: Ivan Sergejeviç TurgenjevAlbanian translator: Edlira LlukaçajPublisher: ZambakuYear: 2007Pgs. 272Weight: 0.34 kgISBN: 978-99956-08-08-8
Publisher: Fan Noli
Në romanin "Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur", Erich Maria Remarque ngrihet kundër idesë së "luftës totale". Në të ai zbulon barbarinë që shkakton ushtria gjermane, tashmë e verbuar plotësisht nga propaganda hitleriane, në frontin e Lindjes.
Publisher: OMSCA-1
Romanin "Një këngë feste" është një libër i dashur për breza e breza të tërë lexuesish. Protagonisti kryesor i këtij romani është Skruxhi, një njeri në moshë, i varfër në shpirt, cinik, i vetmuar e pa miq.
Publisher: Dituria
Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën. Një burrec i rreptë i veshur në gri, me një fytyrë prej miu, kërkon të jetë udhëzues i të rinjve në botën e punës, të kulturës dhe të progresit.
Reference: 2724
Publisher: Fan Noli
Pak nga pak, z. Uinkëll arriti t'ia fitonte zemrën z. Benxhamin Alen, e madje edhe zhvilloi një bisedë miqësore me z. Bob Sojer, të cilin, i gjallëruar nga konjaku, silla dhe muhabeti, dalëngadalë e kaploi qesëndisja dhe tregoi me ngazëllim të njëmendtë një gazmore të bukur.
Publisher: Onufri
Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.
Publisher: IDK
I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.
Publisher: Toena
Histori tepër e dhimbshme dhe romantike e Margaritës! Ajo është një vajzë e zgjuar, zemërbardhë dhe tepër e bukur (një nga vajzat më të bukura në Paris), me prejardhje nga një shtresë e varfër. Margarita është e sëmurë me tuberkuloz dhe në spitalin ku kurohet njihet me Dukën, martohet dhe bën jetën e një zonje të madhe duke pritur e përcjellë dashnorët...
Publisher: Te tjere
Henrik Ibseni lindi më 20 mars 1828 në Skien, Norvegji. Në vitin 1862, u internua në Itali, ku shkroi tragjedinë "Brand". Në 1869, Ibseni u zhvendos në Gjermani, ku shkroi një nga veprat e tij më të famshme "Një shtëpi kukulle".
Reference: 2488
Publisher: Onufri
Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.
Publisher: Te tjere
I tanë Ariosto asht në këtë kryevepër të dytë (mbas Komedisë Hyjnore) të letërsisë italiane. Ky poem kalorsjak heroik – komik asht vazhdimi i "Orlandit Dashunues" të poetit të madh Boiardo. Në dy tubëzat e para të poemit kemi të shenjuem në vija të përgjithshme argumentin që do të zhvillohet gjatë dyzetegjashtë këngëve.
Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.