Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis
  • Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Botime Koliqi

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vëllavrasësit
Kategoria: Roman
Autori: Nikos Kazantzakis
Shqipëroi:Nonda Varfi
Botuesi: Koliqi
Viti: 2022
f. 281
Pesha: 0.37 kg
ISBN: 978-9951-814-31-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.
Kazantzakis lindi gjatë periudhës së revoltës së Kretës kundër sundimit nga Perandoria Osmane dhe familja e tij iku për një kohë të shkurtër në ishulln grek të Naxos. Ai studioi drejtësi në Universitetin e Athinës (1902-06) dhe filozofi në henri Bergson në Paris (1907-09). Më pas ai bëri një udhëtim të gjerë në Spanjë, Angli, Rusi, Egjipt, Palestinë dhe Japoni, për t’u vendosur para Luftës së Dytë Botërore në ishullin Egina. Ai shërbeu si ministër në qeverinë greke (1945) dhe punoi për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) në Paris (1947-48). Më pas ai u transferua në Antibes, në Francë.

Detajet e librit
Botime Koliqi

Referencat specifike

isbn
9789951814317
ean13
9789951814317
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Shtëpia misterioze, Honore de Balzac

Kjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s'e ka zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretèche. Për sa kohë m'u desh të qëndroja në Vandom, ku më kishte lënë Despleni të shëroja një pasanik të sëmurë, pamja e kësaj banese të çuditshme më ngjallte kureshti dhe kënaqësi të patreguar.
300 Lekë
More

Referenca: SKU001839

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 3 - Stoiku, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.
1 000 Lekë
More

Letër babait, Franz Kafka

Ajo që shpaloset përbën një konflikt të mirëfilltë. Babai, kjo figurë që mishëron autoritet të gjithëpushtetshëm, që  “ka pamjen enigmatike të tiranëve , ligji i të cilëve i ka rrënjët  te figura e personit, jo te mendimi”, në sytë e Kafkës shfaqet si përfaqësues tipik i një bote praktike e pragmatiste, ku fitimi është qëllimi i vetëm, botë që është larg...
550 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Gjeniu, Teodor Drajzer

Saga e Gjeniut, shkruar nga shkrimtari ri shquar amerikan i shekullit te XX, Teodor Drazjer vjen me nje perkthim te dyte, realizuar nga Eris Rusi dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG.
2 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Një shtëpi kukulle, Henrik Ibsen

Henrik Ibseni lindi më 20 mars 1828 në Skien, Norvegji. Në vitin 1862, u internua në Itali, ku shkroi tragjedinë "Brand". Në 1869, Ibseni u zhvendos në Gjermani, ku shkroi një nga veprat e tij më të famshme "Një shtëpi kukulle".
500 Lekë
More

Referenca: SKU000747

Botuesi: Onufri

E fshehta përvëluese, Stefan Cvajg

Për herë të fundit gjilpëra e kompasit të vullnetit rri pezull mes dorëheqjes përfundimtare dhe shpresës për një përvojë erotike.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000538

Botuesi: OMSCA-1

Saga e Forsajteve, Roman 1, Xhon Gollsuorthi

Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa.
500 Lekë
More

Referenca: 2718

Botuesi: OMBRA GVG

Motra Keri, Teodor Drajzer

Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2927

Botuesi: Infbotues

Bashkë me erën, vëllimi i parë, Margaret Mitchell

Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pazonja, po ashtu si populli i vet i Jugut, "për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve", nxiton të shkojë drejt së ardhmes duke menduar se "tek e fundit, nesër është ditë e re".
1 000 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Manastiri i Parmës, Stendal

Stendali është i rrallë edhe për një arsye të thjeshtë, sepse lexohet me ëndje të vazhdueshme, në të gjitha kohët. Pavarësisht se kanë kaluar shumë e shumë vjet; është edhe shkrimtari klasik, edhe modern, edhe romantik, edhe i kohës sonë; atij nuk i mungon arsyetimi filozofik, kredoja psikologjike, poezia e brendshme, dialogu i shkathët e plot madhështi,...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Ferri, Dante Alighieri

Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në nëntë rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, kopracia etj), që për poetin janë më të lehta; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë...
650 Lekë
More