Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Etër dhe bij, Ivan Sergejeviç Turgenjev
  • Etër dhe bij, Ivan Sergejeviç Turgenjev

Etër dhe bij, Ivan Sergejeviç Turgenjev

Zambaku

Personazhi kryesor i romanit Bazarovi një i ri fisnik rus i përket rrymës filozofike të nihilizmit dhe për rrjedhojë ai përçmon dhe nënvlerëson idetë e vjetra të prindërve të tij.

5,55 GBP
5,00 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Etër dhe bij

Gjinia: Roman

Autori: Ivan Sergejeviç Turgenjev

Shtëpia botuese: Zambaku

Viti: 2007

Fq. 270

Pesha: 0.290 kg

ISBN: 978-99956-08-08-8

Mbi librin

Në kryeveprën "Etër dhe bij", Turgenjevi me një stil të jashtëzakonshëm na paraqet konfliktin midis brezave në Rusinë e shek. XIX. Në libër do të lexoni vitet e ndryshimit të përplasjeve shoqërore, konfliktet midis fisnikëve dhe shtresave të varfra, mes të rinjve dhe të moshuarve si dhe do të njiheni me krizat dhe dashuritë e një rinie që mohon çdo lloj vlere.

Romani është bërë i famshëm jo vetëm si përfaqësues i denjë i një letërsie të re që po lindte ndjenja të larta estetike dhe shpirtërore siç ishte letërsia e re ruse por dhe sepse në të përshkruhen si ngjarje kryesore kontradiktat midis brezave. Personazhi kryesor i romanit Bazarovi një i ri fisnik rus i përket rrymës filozofike të nihilizmit dhe për rrjedhojë ai përçmon dhe nënvlerëson idetë e vjetra të prindërve të tij. Ajo çka ndodh në fakt në roman nuk ishte një fenomen i ri që i përkiste vetëm shoqërisë ruse të kohës por ashtu si e theksojnë shumë antropologjistë dhe sociologë modern ishte një pasqyrim i idesë se revolta e parë e njeriut është ajo ndaj autoritarizmit të prindërve të vet.

Detajet e librit
9789995608088
9789995608088
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2837

Botuesi: Zambaku

Fausti, Johan Volfgang fon Gete

Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore.
3,33 GBP 3,70 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000007

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregimet e Petërgurbut, Nikollai Gogol

Gogoli mendonte se mund të ishte gjithçka, përveçse një letrar. Artin e konsideronte veçse një lojë. Fillimisht mendonte se ishte një politikan, një reformator social, aq sa la Ukrainën ku edhe lindi, për t'u transferuar në Shën Peterburg, dhe të niste punë në një ministri.
6,24 GBP 6,94 GBP
More
Ne gjendje

Bija e Montezumës, Henri Rider Haggard

Në Anauak ai takon Otomin, indianen e bukur e të zgjuar: Bije e Montezumës, mbret i Anuakeve. Kështu fillon historia e Tomasit. Një rrëfim fantastik që nis kur Tomasi ishte ende një djalosh e mbaron kur...
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Letër babait, Franz Kafka

Letra e gjatë nuk mbërriti kurrë te njeriu të cilit i drejtohej ndërsa kritikët kanë shtruar pyetjen nëse ajo me të vërtetë u shkrua për të mbërritur në destinacion. Në letër, Kafka i përgjigjet një pyetjeje nga i ati, Herman Kafka, se pse ai i thotë se ka frikë prej tij. 
4,08 GBP 4,53 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bij dhe dashnorë, D. H. Lawrence

"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Dublinasit, James Joyce

Kjo vepër reflekton jetën në Irlandë në nisje të shekullit të kaluar, dhe duke hedhur poshtë eufemizmat, zbulon realitetin aspak romantik të Irlandezëve. Secila nga të 15 historitë ofron grimca nga jetët e dublinasve të zakonshëm dhe bashkërisht këto histori përbëjnë portretin e një kombi.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert

Nuk kam lek, i them atij që nuk mund ta botoj ngase thjesht ajo që ai shkruan nuk vlen. “Lekët i kam vetë” përgjigjet. Atëhere zgjedh zgjidhjen tjetër: nuk e bëj dot për para, i them. “Okej, më thuaj të paktën si shkrimtar atë që mendon për veprën time, se për të botuar kollaj është”, pyet ky. 
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001938

Botuesi: Argeta LMG

Andromaka, Zhan Rasin

Tragjedia "Andromaka" është mbështetur pikërisht mbi këtë subject: atë se çfarë ndodhi në Epir me Pirron dhe Andromakën. Personazhet e tragjedisë së Rasinit janë: Andromaka, e veja e Hektorit, skllave e Pirros; Pirro, i biri i Akilit, mbret i Epirit; Oresti, i biri i Agamemnonit; Hermiona, e bija e Helenës, e fejuara e Pirros.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002004

Botuesi: Pegi

Etër e bij, Ivan Turgeniev

"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ka mbaruar