Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 2, Grup Autorësh
  • Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 2, Grup Autorësh

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 2, Grup Autorësh

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira, shumëkush do t’i quante iluzionistë.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 2

Origjinali: Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 2

Gjinia: Histori

Autori: Grup Autorësh

Shtëpia botuese: Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Viti: 2020

Fq.504

Pesha: 0.835 kg

ISBN: 978-9928-237-97-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Dy vëllimet me dokumente, të titulluara “Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920”, që ribotohen sipas versionit të botimit të parë, të vitit 1975, të përgatitura nga një grup studiuesish e arkivistësh të përkushtuar, nën drejtimin e profesorit skrupuloz Muin Çami, janë me vlera të mëdha. Përgatitja e këtyre dokumenteve të larmishme, të burimeve të ndryshme nga arkivat vendase e të huaja, kërkoi disa vite punë, por na solli një produkt të vyer, që padyshim mbetet unikal edhe sot. Nuk kemi ende një korpus aq të plotë dokumentesh të botuar, ose të gatshëm për t’u botuar, për atë periudhë kruciale të historisë së kombit, kur Shqipëria ose do të ringrihej si shtet i pavarur, ose do të asgjësohej.

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira, shumëkush do t’i quante iluzionistë. Në këtë katrahurë, edhe më të rrezikshme se ajo që ishte prezente në vitet 1912-1913, përsëri pati dritë në fund të tunelit, si dhe vizionarë që ditën të shkonin drejt saj.

Duke qenë ky një vit jubilar, kemi rastin në këtë 100 vjetor të Kongresit të Lushnjës dhe të Luftës së Vlorës (hapave që siguruan kthesën fatlume për kombin e shtetin shqiptar të pavarur) të paraqesim para lexuesve këtë ribotim dokumentesh themelore. Brezi i sotëm, studiuesit, pedagogët, dashamirësit e historisë deri elita politike e vendit, do të kenë rastin të njohin e të mësojnë përmes dokumenteve autentike, periudhën e jashtëzakonshme të viteve 1918-1920, por edhe të çmojnë punën e përgatitësve të këtyre dy vëllimeve, shumica e të cilëve nuk janë më midis nesh fizikisht, por që me veprën e punës së tyre do të jenë të përjetshëm.

Detajet e librit
9789928237972
9789928237972
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001772

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurban, Edi Rama

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, Mikaela Minga

Mjeshtërisht autorja e ka ftuar lexuesin në një rrugëtim të ri në fushën e etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare. Tradita muzikore urbane e Elbasanit, në këtë monografi, është kthyer në një kallëzues me natyrë epistemike, nëpërmjet të cilit kërkohet të reflektohet mbi raportin që ka pasur moderniteti i planifikuar i diktaturës komuniste me...
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2750

Botuesi: Plejad

100 vjet pavaresi, Ndricim Kulla

Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisjeje.
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Akademia e Shkencave

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 1, Grup Autorësh

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira,...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje