• Banner

  • Ka mbaruar
Jeta e fshehur e Enver Hoxhes 1908-1944, Kastriot Myftaraj
  • Jeta e fshehur e Enver Hoxhes 1908-1944, Kastriot Myftaraj

Jeta e fshehur e Enver Hoxhes 1908-1944, Kastriot Myftaraj

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 1 234 Lekë Deri në 3 702 Lekë

Kujtimet e Enver Hoxhës përbëjnë në fakt një kurth ku ai kërkon t’i tërheqë të tjerët, duke u dhënë versionin që i vjen për mbarë atij për ngjarjet e jetës së tij. Por, në këto kujtime Enver Hoxha ka rënë dhe vetë në një kurth.

1 250 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Jeta e fshehur e Enver Hoxhës 1908-1944. Vol. 1Origjinali: Jeta e fshehur e Enver Hoxhës 1908-1944. Vol. 1Histori, biografiAutori: Kastriot MyftarajShtëpia botuese: PlejadViti: 2008fq. 501Pesha: 0.8 kgISBN: 978-99956-706-4-X Mbi librin …Në 24 qershor 1965 Enver Hoxha shkruan për diktatorin algjerian Ben Bela, që ato ditë u rrëzua nga pushteti me puç prej kolonelit Bumedien: “Ben Bela është njeriu tipik aventurier i kohëve aktuale. Ai është një mikroborgjez, karrierist, megaloman, i dyshimtë, njeri i të gjitha kallëpeve, njeri që ka një pikëpamje për veten e tij të një njeriu “të madh historik” me perspektivë jo vetëm “algjeriane”, jo vetëm “afrikane”, por “botërore”. Ai veshi “togën” e luftëtarit pa hedhur pushkë, ai përfitoi ng alufta për të hedhur pushtetin në duar dhe të bëhej një personalitet botëror.”Këtij tipi njeriu i përkiste dhe Enver Hoxha që me këtë kishte bërë edhe epigramin e vetvetes... ...Synimi i qartë i Enver Hoxhës ka qenë që çdo studiues i jetës së tij dhe të familjes së tij, të gjendet para dilemës: Ose të humbë në “prehistorinë” e gojëdhënave, ose të pranojë historinë zyrtare, “hagiografinë” e shkruar nga vetë Enver Hoxha (Jeta dhe veprimtaria e Enver Hoxhës u bë praktikisht një “hagiografi” e mistikës ateiste). A ka një mënyrë për ta shmangur këtë kurth? Pikërisht këtë jam përpjekur të gjej në këtë libër. Unë jam orvatur të gjej një pikëpamje të ndërlikuar për ta kqyrur jetën e Envet Hoxhës, duke kombinuar dokumentet historike të disponueshme, pa përjashtuar as kujtimet e tij, si dhe traditën orale (gojëdhënat) e asaj që mund të quhet si prehistoria e jetës së Enver Hoxhës dhe familjes së vet. Duke bërë këtë, unë u kam kushtuar një vëmendje të posaçme kujtimeve të vetë Enver Hoxhës... ...Kujtimet e Enver Hoxhës përbëjnë në fakt një kurth ku ai kërkon t’i tërheqë të tjerët, duke u dhënë versionin që i vjen për mbarë atij për ngjarjet e jetës së tij. Por, në këto kujtime Enver Hoxha ka rënë dhe vetë në një kurth. Bë kujtimet e veta ai përdor një kod për t’i tjetërsuar ngjarjet, në pjesën më të madhe të rasteve që të bëjë alibi për veprimet e veta dhe tëe familjarëve të vet. Në rast se arrin ta perceptosh këtë kod, atëherë të shfaqet një tekst virtual, një tekst paralel, një intertekst i mahnitshëm, në librat me kujtime të Enver Hoxhës.Autori

Detajet e librit
Plejad
SKU001615
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.

Çmimi 750 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001950

Botuesi: Buzuku

Flijimi per lirine, Jakup Krasniqi

Ky libër, që po botohet me rastin e 20 - vjetorit të sulmit serb të 30 dhejtorit 1991 në familjen e Adem Jasharit në Prekazin e Poshtëm dhe mbrojtjes së sukessshme të Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit, është fryt i një pune më shumë se dhejetëvjeçare.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2122

Botuesi: Te tjere

Albanistani yne, Robert Thomanikaj

Nuk kuptohet nëse autori do të vendosë rregullin sipas pikëpamjes së tij në Shqipëri, apo do thjesht të heqë përgjegjësinë e tij nga ndaj nacionalizmave të reja shqiptare, që nesër de të thotë, unë ju pata lajmëruar, apo do të shesë mend edhe në tema aktuale të politikës dhe nacionalitetit. Lexuesi e gjen vet përgjigjen në

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000213

Botuesi: Cabej

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Atlasi Etnografik, vol. 5, Rrok Zojzi

Atlasi etnografik është projekti më domethënës, pasi në vetvete kërkon që të sjellë një ndërthurje të të gjithë projekteve që i kanë paraprirë, por edhe të ndërtojë një projekt akoma më ambicioz – siç ishte “Atlasi etnografik”. Veç punës që do të realizohej nga studiues vendas, Atlasi etnografik kërkonte edhe shqyrtimin e projekteve ndërkombëtare. 

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Njeriu fëmijë, teknikat e propagandës autoritare, Artan Fuga

Autori nëpërmjet një bisede të shtruar me lexuesit, me të dhëna të qëmtuara me kujdes, bazuar te arritje të shkencave sociale evropiane dhe amerikane, nxjerr në pah se ku qëndron forca e propagandës që na manipulon, vendos në rresht, heq çdo iniciativë qytetare, mbyt të menduarin kritik. Ai niset nga analiza e propagandës totalitare, por hedh dritë më pas...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Kush jemi ne shqiptarët, Ndriçim Kulla

Kush jemi ne shqiptarët? Ne jemi nga europianët më të lashtë, kemi qenë mbrojtës të Europës, jemi shkëputur me dhunë prej saj, jemi rikthyer në Europë, kemi humbur diçka në shekuj nga europianizmi ynë, por pastaj e kemi rigjeneruar, ashtu siç rigjenerohet një plagë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)