• Banner

  • Ka mbaruar

Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra per Shqiperine dhe ne Shqiperi, Mal Berisha

Ky vëllim përfshin veprën me dy vëllime "Shqiptarët, enigma e Ballkanit" të Charles Telford Erickson dhe "Jeta e jashtëzakonshme e amerikanit Charles Telford Erickson kushtuar Shqipërisë" të Mal Berishës.

2 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri (kopertinë e trashë, lidhje luksoze)
Origjinali: Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri (kopertinë e trashë, lidhje luksoze)
Gjinia: Biografi, histori
Përgatiti: Mal Berisha
Shtëpia botuese: Edualba
Viti: 2012
Fq. 1040
Pesha: 2.021 kg.
ISBN: 978-9928-12-157-8

Mbi librin

Në prag të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Mal Berisha vjen para lexuesit shqiptar me një vepër të re mjaft interesante rreth jetës dhe veprës së amerikanit Charles Telford Erickson. Pas botimit të dy veprave pararendëse me subjekte të përafërta: "Shqiptarët, lisa mbi truallin ilir" dhe "Shqiptarët, europianët më të lashtë e më të rinj", ky libër duket se plotëson tanimë një seri e cila fillon me fjalën "Shqiptarët..."për të shprehur me fjalë njerëzish të mëdhenj, jo shqiptarë, vlerësimin për kombin tonë. Këto vlerësime mund të thuhet lirisht se kulmojnë me këtë vepër.

Ky vëllim përfshin veprën me dy vëllime "Shqiptarët, enigma e Ballkanit" të Charles Telford Erickson dhe "Jeta e jashtëzakonshme e amerikanit Charles Telford Erickson kushtuar Shqipërisë" të Mal Berishës.

Komente mbi Charles Telford Erickson

"Përkundër rrjedhës së gjatë dhe të mundimshme të historisë së saj, Shqipëria ka patur fatin të ketë miq të mëdhenj, të cilët i kanë kushtuar jetën, midis të cilës prin amerikani Charles Telford Erickson."

Dr. Elez Biberaj

"Janë pak ato jo shqiptarë, nëse ka ndonjë që mund të maten për nga kohëzgjatja dhe kontributi në shërbimin ndaj Shqipërisë me Charles Telford Erickson. Nxjerrja në dritë pas një harrese shumë të gjatë të veprës së tij është shenjë e mirënjohjes shqiptare për këtë mik të madh."

Nicholas C. Pano, profesor emeritues i historisë, Western Illinois University

"Charles Telford Erickson përfaqëson një qytetar amerikan me zemër shqiptare, nga më të mëdhatë e gjysmës së parë të shek. XX – të. Veprat e tij do mbeten episode të rëndësishme, të shkëlqyera dhe të paharruara në historinë e vendit tonë."

At Arthur Liolin, Boston

"Erickson jetoi gjatë në Shqipëri, u magjeps pas saj dhe i la trashëgim një vepër monumentale. Shqiptarët, në kthim të dashurisë së tij, në këtë 100 vjetor të pavarësisë dhe të shtetit tonë modern, sjellin në shqip biografinë dhe veprën e tij të jashtëzakonshme."

Visar Zhiti, shkrimtar

"Ky botim i mrekullueshëm zbulon një figurë sa modeste, aq edhe madhështore dhe e nxjerr atë përgjithmonë nga pluhuri i harresës."

Ilir Ikonomi, historian

"Kjo vepër na ndihmon të kuptojmë veç të tjerash edhe kontributin e Federatës Panshqiptare "Vatra" të Amerikës në çimentimin e themeleve të shtetit shqiptar në këtë jubile të 100 vjetorit."

Dr. Gjon Buçaj, kryetar i Federatës Panshqiptare "Vatra", New York

Detajet e librit
Te tjere
2799
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Spastrimet etnike, Hivzi Islami

Aspiratat hegjemoniste dhe shoviniste të qarqeve, regjimeve, madje edhe popujve të tërë në kohën tonë kanë nxitur edhe një tip krejtësisht të ri të migrimeve, me përmbajtje specifike, të ashtuquajtur "migrime humane", "këmbim popullatash" apo "spastrim etnik".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2880

Botuesi: Plejad

Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560, Giuseppe Valentini

Valentini arriti në Shqipëri në një kohë kur misionarët jezuitë tashmë e quanin të konsoliduar pozitën e tyre në gjirin e katolicizmit shkodran. Megjithatë, me mprehtësinë dhe intuitën që e karakterizonte, ai e kuptoi menjëherë se veprimtaria e tyre vërtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Esad Toptani dhe shqiptarët në vështrimin europian, Ervina Toptani

Është kënaqësi të shkruaj pak rreshta për t'ju treguar shkurtimisht sesi lindi ky libër, i cili ka qenë për mua dhe vazhdon të jetë frymëzim për të kërkuar të vërtetën dhe për t'u treguar fëmijëve të mi, brezit të ardhshëm, se nëse nuk reshtim kurrë së kërkuari të vërtetën do të jetojmë më mirë, më në paqe me vetveten dhe me të gjithë të tjerët. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë, Paolo Petta

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2758

Botuesi: Plejad

Teodor Ipen dhe Shqiperia ne fokusin e Perandorise Austro-Hungareze, Annelise Wernicke

Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e së cilës do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në...

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Botuesi: UET Press

Dëshmia e puçit, Sokol Balla

Sokol Balla sjell në këtë botim tregimin e ngjarjes nga gardisti që qëndroi përballë prostuesve, rrëfimet e të akuzuarëve për grusht shtetit, denoncimi i Top Channel  dhe skena okulte që u zhbë nga News24.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2315

Botuesi: UEGEN

Hebrenjte e Beratit, Simon Vrusho

Krahas dëshmive të panjohura më parë si toponime si Varri i Çifutit (Bilçë), Qafa e Çifutit (Gericë), vende që u përkasin rrethinave të qytetit të Beratit, libri sjell dhe të dhëna që dëshmojnë për shtrirje të veprimtarisë së hebrenjve dhe banimit të tyre edhe jashtë qytetit. 

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

"Arratisje nga Lindja" është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)