• Banner

(Mos)zyrtarizmi i gjuhes shqipe ne Republiken e Maqedonise, Arsim Sinani
  • (Mos)zyrtarizmi i gjuhes shqipe ne Republiken e Maqedonise, Arsim Sinani

(Mos)zyrtarizmi i gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë, Arsim Sinani

Arsim Sinani është diplomuar për letërsi pranë Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës. Mban një Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe ka mbrojtur doktoraturën pranë Universitetit të Tiranës.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: (Mos)zyrtarizmi i gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë
Origjinali: (Mos)zyrtarizmi i gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë
Gjinia: Histori
Autori: Arsim Sinani
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2015
Fq. 318
Pesha: 0.378 kg.
ISBN: 978-9928-190-60-4

Mbi autorin

Arsim Sinani është diplomuar për letërsi pranë Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës. Mban një Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe ka mbrojtur doktoraturën pranë Universitetit të Tiranës. Flet rrjedhshëm gjuhët angleze, serbo – kroate, maqedonase dhe ka njohuri të mira rreth gjuhëve turke, spanjolle e italiane.

Për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në punë, ka mirënjohjen nga disa institucione e organizma ndërkombëtarë, si: Radio Shkupi, Rrjeti Global i Gruas dhe Rinisë Shqiptare me seli në Londër, Federata Ndërkombëtare e Paqes, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, Shoqata shqiptare "Iliria" Gjermani, Lëvizja Demokratike Shqiptare, American Corner, Akademia Diplomatike Shqiptare e Shqipërisë, Citi Hope International SHBA, Shoqata "Pueblos Fraternas", Spanjë etj.

Arsim Sinani është autori i disa zërave në pjesën juridike dhe politike të Enciklopedisë së Kosovës (2014), projekt i "Akademisë së Arteve dhe Shkencës së Kosovës". Enciklopedia pritet të dalë në vitin 2016. Editor i revistës shkencore dhe hulumtuese ndërkombëtare "Diskutime".

Sinani është president i Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Studime Ballkanike. Lektor në Universitetin e Prishtinës, Universitetin AAB, Universitetin e Durrësit dhe profesor – vizitor në shumë universitete të huaja; referues në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, si dhe iniciues i shumë ekspozitave. Më 2013, Arsim Sinani është specializuar në Universitetin Columbia, Instituti i Studimeve për të Drejtat e Njeriut.

Disa nga përvojat e tij profesionale përfshijnë: themelues dhe editor i revistës ndërkombëtare shkencore e hulumtuese "Diskutim"; anëtar i rregullt i Revistës shkencore "Universitas"; themelues i Fondacionit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë "Ramadan Sinani"; themelues dhe drejtues i "Forumit Ndërkombëtar Ballkanik për Arsim", që trajton problematikat e Arsimit në Europën Juglindore; anëtar i Bordit të "Panairit Arsimor Ballkanik"; themelues i "Ditëve Ndërkombëtare të Arsimit dhe Karrierës", "Balcan Education Fair"; bashkëthemelues i revistës studentore "Studenti shqiptar"; bashkëthemelues i Manifestimit Ndërkombëtar Letrar "Skardina"; themelues i radios rajonale "Kanali B"; bashkëthemelues i Shtëpisë Botuese "Faik Konica 95".

Arsim Sinani shkruan opinione në shtypin e përditshëm shqiptar. Ka botuar këto libra: "Procesi i Integrimit të Maqedonisë në Unionit Europian", "Dialog me dijetarë dhe pushtetarë", "Ç'është liria", studime, analiza, editoriale dhe "Komunikimi".

Detajet e librit
UET Press
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Berk

Lashtësi shqiptare, Mustafa Merlika Kruja

Në një kohë kur tekstet historike lind nevoja të rishikohen dhe plotësohen in perpetuum, ky është një tekst i historisë së Shqipërisë përgatitur nga Mustafa Merlika-Kruja, por në të njëjtën kohë është edhe histori e vetë autorit të tij. 

Çmimi 1 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001692

Botuesi: Te tjere

Policia Sekrete e Ali Pashes, Irakli Kocollari

Libri, megjithëse mban titullin "Policia sekrete", në përmbajtje shfaqet më i gjerë sesa tematika që lë të kuptohet titulli i tij. Është në tërësi jeta dhe vepra e Ali Pashës, e parë jo mbi dëshira subjektive, por mbi dokumentat arkivore, që pasqyrojnë në tërësi aktivitetin dhe veprën e këtij personazhi shumë të rëndësish

Çmimi 3 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shpikja e Mesjetës, Doan Dani

Medievistika shqiptare mund të ndahet në tre faza, duke marrë shkas nga pohimi i Arkilokut, "dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një të madhe", të cilin filozofi Isaiah Berlin e përdori në mënyrë figurative në esenë "Iriqi dhe dhelpra" për t'i grupuar mendimtarët në kategorinë e atyre që orbitojnë rreth një vizioni apo sistemi qendror dhe të atyre që...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Politika e jashtme e Shqipërisë, Paskal Milo, vol. 1

Shqipëria ka pasur një politikë të jashtme, përgjithësisht pasive e modeste për nga shkalla e angazhimit dhe arritjeve, më tepër reaguese sesa të projektuar e të paravendosur, por edhe mbrojtëse e paqësore. Në momente të veçanta ka dëshmuar edhe politikë aktive, relativisht të pavarur, qëndresë, por edhe synime strategjike më të përcaktuara.

Çmimi 3 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2969

Botuesi: Te tjere

Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001313

Botuesi: Te tjere

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 2, Hilë Lushaku

Libri duket si një skenë ku aktrojnë radhazi politikanë, me skenarë "misterioze", duke zbuluar të vërteta, shumë të panjohura për një periudhë 95 vjeçare, pas së cilës nuk duhet të ndizen polemika për vlerat apo antivlerat e tyre. Libri nuk retushon, është i drejtpërdrejtë, larg ndikimeve politike apo simpative për individë, hap kapakët e pluhurosur të...

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)