- Çmim i zbritur
- I ri
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Pas kësaj, filloi edhe fushata e arrestimeve të shqiptarëve katolik dhe jo vetëm, por edhe konfiskimin e pasurive të tyre. Kështu, pushteti komunist mbylli kopshtin e Motrave Stigmatike në Korçë, poashtu, në Gjirokatër ua mbylli shkollat dhe kopshtet, kurse në Vlorë e Fier u dënua çdo veprimtari fetare në shkollë dhe kisha.
Titulli:Historia e Jezuitëve në Shqipëri (1841-1946)
Origjinali:Catholicism, culture, conversion : the history of the Jesuits in Albania
Kategoria:Histori
Autori:Ines Murzaku
Përktheu:Anna Shkreli
Botues:Shoqata e Jezuitëve
Viti: 2022
Fq.330
Pesha: 0.890 kg
ISBN:9789928459978
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Këtë monografi autorja e ka paraparë të paraqes në këtë renditje si: përmbajtja, lista e shkurtimeve, emrat gjeografik, disa mendime rreth librit, parathënia, dy fjalë për përthimin në shqip, hyrja, dhe nëntë kapituj, kurse në kapitujt pesë dhe gjashtë, autoria i ka kushtuar vemendje ndërhyrjes së pushtetit komunist në shuarjen e veprimtarisë, jo vetëm fetare por edhe asaj shoqërore e arsimore të shoqatave që udhëhiqeshin nga Kisha dhe shoqatat katolike, duke bërë përpjekje që Shqipërinë ta kthenin në një shtet ateist.
Autorja për veprimet e rënda që ndërmerrte pushteti komunist shqiptar ndaj Kishës Katolike dhe besimtarëve të saj, në këtë rast Jezuitëve, ndër të tjerash theksonte se gjatë Luftës së Dytë Botërore, partizanët i premtuan popullit se do ta respektonin lirinë e besimit, klerin, familjen dhe kombin. Por, me të marrë pushtetin pas luftës, nëntor 1944, komunistet ndryshuan çasje ndaj premtimeve të tyre dhe filluan zbatimin e planit të tyre, për krijimin e një Shqipërie ateiste, duke eliminuar veprimtarinë e çdo feje në Shqipëri, në këtë rast edhe asaj katolike, që u bë shqetësuese për popullin shqiptar. Kështu, pushteti diktatorial komunist i udhëhequr nga Enver Hoxha, që në vitin 1944, ndërmori masa për mbylljen e shtypshkronjës Jezuite, Françeskane dhe atë Skënderbeu, duke i kërcnuar se do ti mbyllin gjitha shoqatat katolike. Pra faza e parë e fushatës antifetare e pushtetit komunist u zhvillua gjatë viteve 1945-1948. Kështu, veprimtaria e institucioneve Jezuite në veçanti dhe Kishës Katolike në përgjithësi, u vua në rrezikë të madh nga pushteti komunist.
Pas kësaj, filloi edhe fushata e arrestimeve të shqiptarëve katolik dhe jo vetëm, por edhe konfiskimin e pasurive të tyre. Kështu, pushteti komunist mbylli kopshtin e Motrave Stigmatike në Korçë, poashtu, në Gjirokatër ua mbylli shkollat dhe kopshtet, kurse në Vlorë e Fier u dënua çdo veprimtari fetare në shkollë dhe kisha. Në Berat u mbyll shkolla dhe u dëbuan nga aty misionarët katolikë dhe gjithashtu në Tiranë u pezullua i gjithë veprimtaria e misionarëve katolik.
Për dallim nga pjesët tjera të Shqipërisë, dhuna dhe terrori komunist ishte më i theksuar në Shkodër. Kështu, në Shkodër pushteti komunist përdori edhe armët për të mbyllur dhe shkatërruar institucionet e konfecionit katolik. Ky sulm i armatosur u zhvillua në Seminarin Papnor Shqiptar dhe në Shtëpinë e Jezuitëve në Shkodër. Gjishashtu, pushteti komunist shkatërroi bibliotekën dhe muzeun e Jezuitëve, u shkatërruan objeketet arkeologjike të Kolegjit Saverian etj.
Referencat specifike
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike
Botuesi: Cabej
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Botuesi: Faik Konica
Botuesi: UET Press
Botuesi: IDK
Referenca: 2122
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: Dodona Press
check_circle
check_circle