Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kujtimet e një albanozauri, Melhem Mobarak
  • Kujtimet e një albanozauri, Melhem Mobarak

Kujtimet e një albanozauri, Melhem Mobarak

Onufri

Periudha e vizitave të tij kondicionon me lidhjet e forta të miqësisë së madhe, të ashtuquajtur "miqësi luftarake" midis Shqipërisë komuniste dhe Kinës së Mao Ce Dunit. Kritikët kanë shprehur mendime se te libri i tij vihen në dukje fazat e ndryshme të aleancës midis diktaturës së Enver Hoxhës dhe asaj kineze, deri në thartimin e tyre për shkak të vizitës së papritur të Niksonit në Kinë.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kujtimet e një albanozauri (kopertinë e trashë)
Gjinia: Kujtime
Autori: Melhem Mobarak
Shqipëroi: Fatmir Alimani
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2013
Fq. 152
Pesha: 0.363 kg
ISBN: 978-9928-164-78-0

Komente mbi librin

"Librin me kujtime për Shqipërinë, autori e ka titulluar "Kujtimet e një albanozauri, 1965 - 1991". Gjatë një hapësire kohe prej 26 vjetësh Mobaraku e vizitoi Shqipërinë katër herë. Interesi për Shqipërinë nisi qysh kur shkoi nga Libani për të kaluar pushimet verore në Korfuz. Cili qe ai shtet që dukej përkundrejt? A mund të shkonte atje?

Rastësisht, kur u kthye në Bejrut, gjeti te një bukinist librin "Shqipëria dhe Napoleoni" të Boppe – s e pastaj librin "Shqipëria hap kufijtë" të Albert Mahuzier, që e familjarizoi pak a shumë me Shqipërinë moderne. Që prej asaj kohe, ai u interesua ta pasuronte bibliotekën e tij me shënimet e udhëtarëve të huaj, me libra studimesh rreth problemeve shqiptare, me gravura, harta të vjetra e piktura të ndryshme. Sot besohet se ka koleksionin më të pasur albanologjik ndër miqtë e dashamirësit e atdheut tonë.

Periudha e vizitave të tij kondicionon me lidhjet e forta të miqësisë së madhe, të ashtuquajtur "miqësi luftarake" midis Shqipërisë komuniste dhe Kinës së Mao Ce Dunit. Kritikët kanë shprehur mendime se te libri i tij vihen në dukje fazat e ndryshme të aleancës midis diktaturës së Enver Hoxhës dhe asaj kineze, deri në thartimin e tyre për shkak të vizitës së papritur të Niksonit në Kinë.

Udhëheqja shqiptare u frikësua se Kina po e ndryshonte kahjen politike. Mobaraku po ashtu përjetoi periudhën fillestare të belbëzimeve të demokracisë shqiptare në fillim të viteve '90. Letrën e shkrimtarit Ismail Kadare, dërguar autorit, pasi e lexoi dorëshkrimin, M. Mobaraku e ka përdorur si parathënie të librit.

Mobaraku, lindur në Bejrut të Libanit, pinjoll i një familjeje intelektuale me tradita patriotike dhe diplomatike. Në vitet '70 autori themeloi Shoqërinë Libaneze të Amatorëve të sixhadeve murale antike dhe më 1975 botoi një libër me lutjet e shkruara në to, dëshmi e kulturës popullore libaneze. Pas vitit 1978 për shkak të luftës midis kristianëve dhe muslimanëve, ai u shpërngul nga Libani dhe u vendos në Montreal, Kanada, ku vazhdon të jetojë edhe sot.

Nga emri e mbiemri duhet si mysliman, ndërsa në të vërtetë Melhemi i përket fesë katolike. Dashuria për vendin tonë e shtyu të mësonte edhe gjuhën shqipe, mes vështirësive të mëdha, sepse në Montreal nuk kishte emigrantë shqiptarë. Ai pohon se lexon shqip, por e ka të vështirë të flasë nga mungesa e kontakteve dhe e përvojës.

Gjithsesi, për një kohë të gjatë ai ka ndjekur aktivitetet shqiptare të kulturës dhe artit të zhvilluara në Amerikë, çka i dha rast të njihej me personalitete të botës shqiptare sikurse Prof. Arshi Pipa, Peter Pifti, Sami Repishti, Nicholas Pano, Martin Camaj, Anton Logoreci, Elez Biberaj, Gjon Sinishta, Anthoni Athanas dhe me albanologë të shquar si Alan Ducellier dhe Janet Byron."

Naum Prifti

"Kam kënaqësinë t'u prezantoj lexuesve të "Diellit" një mik të shquar të Shqipërisë, Melhem Mobarakun. E them me mirëbesim se ai qëndron në radhët e para të atyre që e kanë bërë Shqipërinë vokacionin kryesor të jetës së tyre. Shkurt fjala, zoti Mobarak është pronari i një koleksioni të mrekullueshëm librash dhe veprash arti për Shqipërinë. Me aq sa di unë, ky është koleksioni më i pasur i këtij lloji jashtë Shqipërisë."

Peter Prifti

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001427

Botuesi: Te tjere

Vizione të qarta, Pjerin Thomai

Ky libër tregon se Shqipëria gjithmonë në çdo kohë, në çdo etapë, ka patur protagonistët e vetë, të dalë thjeshtë nga gjiri i popullit, protagonistë që ngelen në hije për shumë arsye, një pjesë e së cilave janë hedhur në këtë libër.Libri në vetvete, përmban të dhëna interesante të cilat ia vlen ti lexosh.
500 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2122

Botuesi: Te tjere

Albanistani yne, Robert Thomanikaj

Nuk kuptohet nëse autori do të vendosë rregullin sipas pikëpamjes së tij në Shqipëri, apo do thjesht të heqë përgjegjësinë e tij nga ndaj nacionalizmave të reja shqiptare, që nesër de të thotë, unë ju pata lajmëruar, apo do të shesë mend edhe në tema aktuale të politikës dhe nacionalitetit. Lexuesi e gjen vet përgjigjen në
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.
480 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2880

Botuesi: Plejad

Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560, Giuseppe Valentini

Valentini arriti në Shqipëri në një kohë kur misionarët jezuitë tashmë e quanin të konsoliduar pozitën e tyre në gjirin e katolicizmit shkodran. Megjithatë, me mprehtësinë dhe intuitën që e karakterizonte, ai e kuptoi menjëherë se veprimtaria e tyre vërtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Studime albanologjike, Matteo Mandala

Shkrimet e përmbledhura në këtë libër me karakterin e tyre heterogjen mund të konsiderohen si fryt i së njëjtës metodologji që kam gjetur edhe në studimet e Shaban Sinanit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001270

Botuesi: Te tjere

Shteti mesjetar i Skënderbeut, Jahja Drancolli

Çështja e Shtetit Shqiptar të Mesjetës (VII-XV), sidomos e Shtetit të Arbrit dhe e shtetit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, nuk kërkon t’i qasemi sipas pozicionit, metodologjisë dhe qëndrimit nga i qasej historiografia e vjetër.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Hebrenjtë në Shqipëri, Monika Stafa

Është pritur prej kohësh një libër për hebrenjtë në Shqipëri. Nuk është e tepërt të theksohet se trajtimi i këtij problemi delikat do të ishte diçka e natyrshme për letrat dhe studimet kudo në botë.
1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Çamëria, vol.3, Rrok Zojzi

Më së pari, për shkak se kemi në dorë monografinë e parë të një studiuesi të lëmit të etnografisë nga Shqipëria kushtuar Çamërisë. Duke shtuar këtu që kushti se si është realizuar kërkimi etnografik është krejt specifik – kërkim etnografik me banorë të Çamërisë të përzënë me dhunë nga trojet e veta. Ndërkohë, e gjithë kjo realizohej në situatë...
600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Lumo Skëndo

Marrëveshja e Mukjes, Uran Butka

Marrëveshja e Mukjes lindi si një nevojë për bashkëpunim mbarëkombëtar gjatë Luftës Antifashiste, për vetëmbrojtje e çlirim dhe për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore, siç u vendos atje.
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe