• Banner

  • Ka mbaruar
Policia Sekrete e Ali Pashes, Irakli Kocollari
  • Policia Sekrete e Ali Pashes, Irakli Kocollari

Policia Sekrete e Ali Pashes, Irakli Kocollari

Libri, megjithëse mban titullin "Policia sekrete", në përmbajtje shfaqet më i gjerë sesa tematika që lë të kuptohet titulli i tij. Është në tërësi jeta dhe vepra e Ali Pashës, e parë jo mbi dëshira subjektive, por mbi dokumentat arkivore, që pasqyrojnë në tërësi aktivitetin dhe veprën e këtij personazhi shumë të rëndësish

3 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Libri, megjithëse mban titullin "Policia sekrete", në përmbajtje shfaqet më i gjerë sesa tematika që lë të kuptohet titulli i tij. Është në tërësi jeta dhe vepra e Ali Pashës, e parë jo mbi dëshira subjektive, por mbi dokumentat arkivore, që pasqyrojnë në tërësi aktivitetin dhe veprën e këtij personazhi shumë të rëndësishëm të kohëve jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë.
Titulli: Policia Sekrete e Ali PashësVëllimi 1, 2Origjinali: Historia shqiptareAutori: Irakli KoçollariShqipëroi: Shtëpia botuese: NaTirane, 2009fq. Vellimi 1, 504, Vellimi 2, 368Kopertine e trashe Pesha: 1.55 kg ISBN: 99927988-9-0 Libri, megjithëse mban titullin “Policia sekrete”, në përmbajtje shfaqet më i gjerë sesa tematika që lë të kuptohet titulli i tij. Është në tërësi jeta dhe vepra e Ali Pashës, e parë jo mbi dëshira subjektive, por mbi dokumentat arkivore, që pasqyrojnë në tërësi aktivitetin dhe veprën e këtij personazhi shumë të rëndësishëm të kohëve jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë. Është hisotriko-dokumentar, u referohet dokumenteve arkivore pjesa më e madhe e të cilave janë të panjohura deri më sot. Nuk do ta teproja, nëse do të thosha që burimet të cilave u jam referuar janë ende të virgjëra dhe të panjohura, si për shembull: brenda librit ka një pjesë të madhe të informacioneve, telegrameve, relacioneve që kanë bërë misionarët francezë të asaj kohe, që kanë qarkulluar nëpër territoret e Ali Pashait, e kanë takuar atë dhe kanë studiuar situatën dhe terrenet bashkë me të e, po ashtu edhe popullsinë. Një pjesë janë të arkivave britanike, përsëri nga misionarët, nga agjentë dhe nga ushtarakë britanikë. Një pjesë e vogël është nga dokumente venedikase, të cilët ishin ngulur në brigjet ballkanike dhe, natyrisht, ka burime nga dokumantacioni arkivor grek dhe ai osman. Të gjitha këto materiale që pasqyrojnë ngritjen në pushtet, qëndrimet politike të Pashait të Janinës, operacionet ushtarake, zhvillimet dhe ngritjet ekonomike, deri edhe lëvizjet sociale brenda pashallëkut gjatë kohës që Pashai jetoi dhe ushtroi pushtetin e tij, përbëjnë në tërësi sipërfaqen e kësaj vepre që flet për Ali Pashën. 

Detajet e librit
Te tjere
SKU001692
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Dibranë dhe tiranas, Faruk Borova

Në këtë libër, në formën e një rrëfimi të ngjarjeve historike, jam përpjekur të shpjegoj situatat dhe rrethanat historike të këtyre dy komuniteteve në Shqipëri, në këto 100 vitet e fundit, pas fillimit të eksodit dibran që përkon një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngritja e një shteti, Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj është një nga politikanët më aktivë të Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që këtë post e ka ushtruar edhe në një mandat tjetër (2011-2014), duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacisë bilaterale dhe multilaterale të Kosovës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002051

Botuesi: UEGEN

Fjalori Historik i Shqiperise, Robert Elsie

Ky botim i parë i Fjalorit Historik të Shqipërisë rrëfen historinë e këtij vendi pak të njohur nëpërmjet një kronologjie të hollësishme, hyrje, bibliografi, shtojca dhe më shumë se 700 zërave dhe referencave nga fjalorë për persona, vende dhe ngjarje të rëndësishme; institucione dhe organizata; si dhe aspekte politike, ekonomik

Çmimi 1 700 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU001439

Botuesi: UET Press

Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopisë, Fatos Tarifa

Përqasja e autorit është e saktë: ai shtron së pari pyetjen se cilat kanë qenë bazat e legjitimitetit të rendit socialist dhe ofron një përgjigje të sofistikuar, e cila varion për vende të ndryshme dhe, më në fund, argumenton mjaft bindshëm rolin që kanë luajtur problemet e legjitimitetit në shembjen e sistemit komunist.

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001951

Botuesi: Buzuku

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Tokat e çliruara shqipëtare: Çamëria, Donato Martuci

Në ftesën që u ishte dërguar studiuesve thuhej: “Për të festuar denjësisht fitoren e armëve tona që vendosi kthimin e shqiptarëve të shkëputur nga Atdheu mëmë, Kryesia e Qendrës së studimeve për Shqipërinë ka qëllim të botojë në dy vëllime, kushtuar Çamërisë, përkatësisht Kosovës, punime të studiuesve më autoritativë për problemet albanologjike. Secila...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)