"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Libri i Shkëlzen Maliqit, një dialog me Baton Haxhiun, është një mënyrë për ta parë Kosovën ashtu siç është në të vërtetë: një çështje shumë e ndërlikuar.
Titulli: Shkëlzen Maliqi - Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera (dialog me Baton Haxhiun)Origjinali: Shkëlzen Maliqi - Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera (dialog me Baton Haxhiun)Gjinia: Shkenca politikeAutori: Baton HaxhiuShtëpia botuese: UET PressViti: 2011Fq. 256Pesha: 0.39 kgISBN: 978-99956-39-57-0
Mbi Librin
Libri i Shkëlzen Maliqit, një dialog me Baton Haxhiun, është një mënyrë për ta parë Kosovën ashtu siç është në të vërtetë: një çështje shumë e ndërlikuar.Një rrëfim dhe refleksion i gjatë, i ushqyer ndërsjelltësisht nga rrëfyesi dhe pyetësi, i cili nga nuancat është i hollë tamam siç i takon një vepre intelektuale, një refleksion intelektual.
Në fakt që në fillim të viteve 90', kur nga bota kosovare ende në atë kohë nën shtypjen serbe, të përforcuar dhe bërë mizore nga Millosheviçi, u shfaqën në median shqiptare zëra nga Kosova. Shkëlzen Maliqi se ç'kishte një mënyrë tjetër të shkruari dhe të foluri, jashtë një patetizmi patriotik e natyrshëm lidhur me Kosovën, që kishte shpërthyer anembanë kufirit. Shkëlzen Maliqi shkruante me një gjuhë tjetër, me një mënyrë tjetër, e cila nuk ngjante me shabllonin patriotik apo folklorik të së folurës korrente për Kosovën.
Maliqi, një filozof dhe eseist i klasit të parë në hapëisrën shqiptare reflektonte vetëpërmbajtjen intelektuale, nuk i binte shkurt dhe thjesht çështjes së ish- Jugosllavisë dhe Kosovës, nuk binte në stampa dhe patetizma, por ishte realist, i thellë, me skepticizmin që ka një filozof për të parë ngrehinën e tij konceptuale në është realiste, e fortë, racionale, inventive, pa të çara të logjikës. Por sidomos pa rënë në kurthin ku biem shpesh kur mendojmë thjesht e shpejt: i kthejmë dëshirat në tregim. Edhe pse në dukje njeri i moderuar dhe i arsyeshëm, Shkëlzen Maliqi ka bërë akte të forta intelektuale në jetën e tij: nga debati me nacionalistët serbë në shtypin e Beogradit e deri tek qëndrimt e tij në fund të viteve 80' e në vazhim për Kosovën. Të gjitha këto i japin atij statusin e dikujt që mirëvendoset në rebusin mes universalizmit dhe kozmopolitizmit tipik për intelektualin dhe patriotzmit të tij si shqiptar. Shumëkush tjetër e ka humbur një prej këtyre betejave: është bërë patriot duke humbur intelektualin apo intelektual duke humbu atdheun.
Ndryshe qëndrojnë punët në rastin e kujtimeve të At Zef Pllumit, këtij famullitari të thjeshtë të aksh famullie, i cili nuk pretendon as të "dëshmojë për historinë", as të rrëfejë heroizma revolucionesh me "na ishte një herë" e as të trillojë "vegime e mirazhe" të ndonjë Shqipërie joekzistuese...
Në Shqipëri kanë ardhur vazhdimisht shumë vizitorë të huaj, udhëtarë kalimtarë apo misionarë të ndryshëm të njohur e të panjohur, një pjesë madje kanë lënë edhe libra të vyer për Shqipërinë e shqiptarët.
Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe
Ndonëse kujtimet e hedhura në libra janë të shumta, autorët e tyre janë pakësuar. Një nga ata që është ende gjallë është shkrimtari Uran Kostreci, ish i dënuar i diktaturës i cili ka vuajtur për një kohë të gjatë në burgjet e komunizmit.
Autori nëpërmjet një bisede të shtruar me lexuesit, me të dhëna të qëmtuara me kujdes, bazuar te arritje të shkencave sociale evropiane dhe amerikane, nxjerr në pah se ku qëndron forca e propagandës që na manipulon, vendos në rresht, heq çdo iniciativë qytetare, mbyt të menduarin kritik. Ai niset nga analiza e propagandës totalitare, por hedh dritë më pas...
Është pritur prej kohësh një libër për hebrenjtë në Shqipëri. Nuk është e tepërt të theksohet se trajtimi i këtij problemi delikat do të ishte diçka e natyrshme për letrat dhe studimet kudo në botë.
Në libër shtrohet pyetja se cili është roli i bashkësisë ndërkombëtare në rindërtim: a duhet të merren vendime pa pjesëmarrjen e vetë vendeve në krizë për të arritur rezultate të shpejta apo a nevojitet vetëm përkrahja ndaj vendeve në konflikt në proceset e tyre për stabilizim?
Titulli: Annuario, numri 1, 2011Origjinali: Annuario, numri 1, 2011Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2011Fq. 160Pesha: 0.204 kgISBN: 977-2225-6210-01
Puna për shkrimin e këtij libri më ka bërë të ec përmes fakteve e realiteteve të tmerrshme. Ka qenë një rrugë përmes errësirës e tmerrit të vdekjes, një rrugë ku fytyra e veprat e errësirës e të vdekjes pasqyrohen në anën e tyre më të egër.
The short period from 1943 through 1945 was a critical one for Europe, witnessing the great final battles of the Second World War, the defeat of Italy and Germany, the initial stages of post-war recovery, and the beginning of the new era.
Kujtimet e Enver Hoxhës përbëjnë në fakt një kurth ku ai kërkon t’i tërheqë të tjerët, duke u dhënë versionin që i vjen për mbarë atij për ngjarjet e jetës së tij. Por, në këto kujtime Enver Hoxha ka rënë dhe vetë në një kurth.
Në çdo konferencë diplomatike kur shfaqet një mosmarrëveshje midis Shqipërisë me një shumicë muhamediane edhe një kombi kristian ballkanas, nënvetëdija e diplomatëve europianë rreh të mbajë anën e ballkanasve kristianë edhe në dëm të kombit shqiptar.