Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar, Pëllumb Xhufi
  • Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar, Pëllumb Xhufi

Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar, Pëllumb Xhufi

Dituria

Shqiptarët ndiheshin të braktisur edhe nga paria e vendit. Një pjesë e saj kishte braktisur vendin për t’u shkrirë në fisnikërinë veneciane e napoletane.

165,83 SEK
149,25 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar
Origjinali: Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar
Kategoria: Histori
Autori: Pëllumb Xhufi
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 336
Pesha: 0.530 kg
ISBN: 978-9928-366-85-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Gjysma e dytë e shek. XVII ofron një tablo të zymtë të Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare. Ishte mbyllur periudha e kryengritjeve antiosmane, që për dy shekuj i veçoi shqiptarët si protagonistë mes popujve të tjerë të Ballkanit. Ishin komprometuar rëndë marrëdhëniet me fuqitë e Perëndimit, në radhë të parë me Venedikun, që i kishte nxitur e i kishte përdorur kryengritjet e tyre për të përfunduar paqe të leverdisshme me Portën e Lartë, duke i lënë kryengritësit vetëm përballë hakmarrjes osmane.

Shqiptarët ndiheshin të braktisur edhe nga paria e vendit. Një pjesë e saj kishte braktisur vendin për t’u shkrirë në fisnikërinë veneciane e napoletane. Ata që qëndruan u vunë në shërbim të regjimit të ri, duke u njësuar edhe në fe me pushtuesin. Fillon një periudhë depresioni, tregues kryesor i të cilit është islamizimi masiv i popullsisë dhe squllja e frymës së qëndresës. Kështu, kur trupat veneciane mësynë mbi Kaninën e Vlorën, më 1690, dhe mbi Ulqinin, më 1696 e më 1718, ndeshën në qëndresën e egër të banorëve, dikur aleatë, që tani i konsideronin pushtues. Ndryshe ishte pritur më 1689 zbritja në Kosovë e habsburgëve.

Ishte kontakti i parë i austriakëve me shqiptarët, që i pritën si çlirimtarë. Me mijëra luftëtarë shqiptarë, myslimanë, katolikë e ortodoksë iu bashkuan austriakëve në Novi Pazar, Pejë, Prizren e Prishtinë. Agjitatori e garanti i aleancës ishte ipeshkvi i Shkupit, Pjetër Bogdani.

Por edhe  austriakët nuk vonuan të silleshin si pushtues. Kështu, aleanca me shqiptarët u thye, trupat osmane kaluan në ofensivë, austriakët u tërhoqën, duke lënë prapa tokë të djegur dhe, siç kishte ndodhur edhe më parë, mbi shqiptarët u lëshua hakmarrja osmane e shoqëruar me mizori, plaçkitje, deportime e ikje. 

Detajet e librit
9789928366856
9789928366856
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002050

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptari dinak Enver Hoxha, Jon Halliday

"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 9789928293565

Botuesi: Zenit Editions

Kujtime nga Shqipëria e epërme, Alexandre Degrand

Një pjesë e artifakteve të gjetura atje, në varret Ilire të Komanit dhe në fortesën e Dalmacit iu dhuruan Muzeut të Antikiteteve të Saint Germain në Laye, pranë Parisit. Për Degrandin mbeti enigmë popullsia dhe vendbanimi i popullit të varrosur atje sepse ai nuk zbuloi aty rrotull apo më tej ndonjë vendbanim të hershëm. Mendimi i Degrand-it – bazuar në...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001664

Botuesi: Skanderbeg Books

Leksiku i kultures popullore shqiptare, Robert Elsie

Sipas dokumentave historike, shqiptarët kanë qenë të pranishëm në Europën juglindore që prej rreth një mijë vjetësh, por rrënjët e tyre zbresin shumë më thellë në mjegullat e lashtësisë. Në fillim, një bashkësi e vogël baritore në hapësirat më të thella të Ballkanit, shqiptarët u përhapën në mbarë trevat jugperëndi
81,77 SEK 90,85 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001441

Botuesi: UET Press

Profile të diplomacisë europiane në Ballkan, Shaban Murati

Autori e ka drejtuar shikimin e vet në skaje diametrale të hapësirës politike evropiane e botërore, nga Kina e largët te SHBA – ja, Rusia, te vendet islamike, nga vendet afrikane dhe latino – amerikane drejt qendrës së Europës, për t'u ndalur te Gadishulli i trazuar Ballkanik.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavarësia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000854

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia e Kosoves, Prof. Kristo Frasheri, vol. 1

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.
79,95 SEK 88,84 SEK
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001301

Botuesi: Dituria

Ikje nga Bizanti, Pëllumb Xhufi

Titulli i këtij vëllimi shënon një moment të karrierës së vetë autorit, Pëllumb Xhufit, në vitin 2009, kohë kur ai shkëputet nga politika: ikja nga Bizanti është si të thuash ikje nga politika. Ky vëllim përfshin vetëm shkrime të zgjedhura të autorit, të botuara në shtypin e shkruar.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Arbërit e Jonit, Pëllumb Xhufi

Në shek. XV-XVII, Shqipëria joniane, apo viset që atë kohë u përfshinë në sanxhaqet e Vlorës, Delvinës e Janinës, u përfshinë nga një dinamikë historike e jashtëzakonshme. Si vendi ku kishin lulëzuar disa nga principatat më të shquara shqiptare, ky territor u kthye, pas pushtimit osman, në segmentin më të ndjeshëm të marrëdhënieve të Perandorisë së...
426,42 SEK 473,80 SEK
More
Ka mbaruar