• Banner

  • Ka mbaruar
Barleti apo Becikemi - Nje peshtjellim ne shkencen shqiptare
  • Barleti apo Becikemi - Nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe

17,00 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Barleti apo Beçikemi? - Një pështjellim në shkencën shqiptare
Origjinali: Barleti apo Beçikemi? - Një pështjellim në shkencën shqiptare
Studim albanologjik, histori
Autori: Ilia Karanxha
Shtëpia botuese: Botimet Kumi
Viti: 2010
fq. 272
Pesha: 0.791 kg
ISBN: 978-99956-48-81-7

Mbi librin

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: "Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare", hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë, prej vitit 1997. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe bëmat e shqiptarëve, të cilët jetuan në diasporë, në Italinë Verilindore në shek. XV-XVI.

Me studimin Barleti apo Becikemi?... hapet kjo seri veprash që ka për të pasuruar shkencat albanologjike dhe humanizmin europian. Vepra që kemi në duar sjell hipoteza e teza të reja lidhur me autorësinë e dy veprave monumentale të albanologjisë Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut... të cilat, siç dihet, deri më sot janë konsideruar si vepra të Marin Barletit.

Që në leximin e parë të bie në sy se hartimi i kësaj vepre ka kërkuar punë e pasion të madh, kualifikim të shumanshëm, guxim shkencor dhe logjikë të mprehtë. Vetëm të tilla tipare mund ta ndihmonin këtë autor të luftonte, që me veprën e tij të parë, për krijimin e tezave dhe hipotezave të reja, kur teza e hipoteza të vjetra kishin kohë që ishin përhapur e kishin zënë vend.

Duke krahasuar një mori të dhënash historike, filologjike e ikonografike, duke u thelluar në leximin e tekstit dhe duke përqasur pjesë tekstesh nga panegjirikët e njohur të humanistit Marin Becikemi me tekstet e veprave të lartpërmendura, Karanxha, përmes arsyetimesh logjike, ka tronditur fort një sërë problemesh dhe ka sjellë përfundime të reja bindëse.

Këto përfundime sqarojnë autorësinë e këtyre veprave, duke e lidhur atë me emrin e humanistit të njohur prof. Marin Becikemit e duke e lënë Marin Barletin thjesht si një emër pas të cilit është dashur të fshihej autori i vërtetë; sqarojnë se i quajturi portret i Marin Barletit është vetëm një klishe ikonografike e përdorur dhe në vepra të tjera si portret autori, saktësojnë datën e botimit të Historisë së Skënderbeut... duke e spostuar atë në vitin 1522; shpjegojnë ndërhyrjet e pasardhësve të Pal Engjëllit në botimet e mëvonshme për qëllime lavdie familjare, si dhe plotësojnë me të dhëna biografike jetën e humanistit të madh shkodran Marin Becikemi dhe të botuesit B. Vitali, një shqiptar tjetër ky që u shqua si editor në botimet veneciane të shek XV-XVI.

Jeta dhe veprimtaria e vëllezërve Vitali është objekt studimi i njërës nga pesë veprat e I. S. Karanxha që do të dalin në vijim. Mbas qëmtimesh të kujdesshme të fakteve të fshehura brenda në tekstin e veprave janë mbledhur të dhëna biografike për persona historikë që përmenden aty, janë krahasuar ato me të dhëna dokumentare dhe është ngritur me guxim teza e re.

Sipas kësaj teze nuk ka qenë vëzhgues e përshkrues i shumë ngjarjeve autori i këtyre veprave, i quajturi Marin Barleti, siç është konsideruar deri sot, por babai i Marin Becikemit. Ky person i njohur historik, i cili quhej gjithashtu Marin, kishte qenë një nëpunës i Venedikut, i cili kishte shërbyer shpeshherë si i dërguar, si ndërmjetës, pra si vëzhgues i Republikës së Shën Markut (i Venedikut) te drejtuesit e trupave osmane, edhe në Krujë pranë Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Shkodër pranë komandantëve venecianë A. Loredan dhe A. da Leçe.

Ky vëzhgues e luftëtar, i cili u vra gjatë luftimeve heroike të rrethimit të dytë të Shkodrës, duket se ka qenë kronikani i shumë ngjarjeve, hartuesi i relacioneve, të cilat janë shfrytëzuar për hartimin e këtyre dy veprave madhore prej hartuesit të tyre. Pasi jepen sqarime biografike për marrëdhëniet midis qeveritarëve të Venedikut e prof. Marin Becikemi, mbasi jepen sqarime lidhur me opinionin konkret të qeveritarëve venedikas për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, të cilët nuk donin t'ia dëgjonin më emrin në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVI, argumentohet fakti pse vepra madhore Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut... u desh të botohej jo në Venedik, po në Romë, pa datë botimi, pa emrin e vërtetë të autorit, pa emrin e plotë të botuesit, si dhe me prezantues të maskuar në kopertinë.

Sqarohet se emri Marin Barleti me cilësimin prelat shkodran, u përdor për fshehjen e emrit të hartuesit të vërtetë, Marin Becikemit, meqë vepra e tij sillte interpretime të ndryshme nga historiografia zyrtare veneciane. Emri Marin Barleti, i cili shfaqet në disa dokumente, si emër i një djaloshi para vitit 1497, humbet krejt gjurmët e veta si person fizik në kapërcyell të shek. XV dhe del vetëm si emër autori i dy veprave të mirënjohura, mirëpo nuk ka asnjë dëshmi ndër letra, ligjërata, libra, ose dokumente të botuara për jetën e tij si person konkret.

Njëfarë biografie që është sajuar për këtë autor është krijuar kryesisht duke u mbështetur në të dhënat e brendshme të tekstit të veprave Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut... dhe Rrethimi i Shkodrës, të cilat në të shumtën e rasteve duhet t'i përkasin babait të Marin Becikemit. Ndërsa për personin Marin Becikemi sillen të dhëna që dëshmojnë se ai kishte qenë tepër i ri, kur kishte emigruar në Venedik.

Këto fakte e shtyjnë studiuesin të hedhë idenë se Marin Barleti dhe Marin Becikemi përjashtohen nga mundësia e të qenit pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të luftimeve në rrethimet e Shkodrës, e aq më pak në betejat e mëparshme skëndërbejane. Rrëzimi i hipotezës ekzistuese, sipas së cilës autori i këtyre dy veprave kishte qenë pjesëmarrës në luftimet që përshkruhen aty, shoqërohet me të dhëna biografike e bibliografike për të supozuarin Marin Barleti dhe për profesorin real Marin Becikemi.

Duke përqasur të dhënat biografike të këtyre dy humanistëve, autori i studimit thekson faktin se jetët e tyre afrohen shumë me njëra-tjetrën, kurse duke gërmuar në të dhënat e brendshme filologjike të tekstit të veprave, ai ka mbërritur në rezultatin se prapa emrit Marin Barleti prift shkodran, duhet parë profesori universitar Marin Becikemi. Bëhet një hap i parë e i sigurt në një rrugë të gjatë e të braktisur prej shekujsh, duke rikthyer në plan të parë meritat e mohuara të humanistit të shquar italian nga Lombardia Paolo Xhovio (Jiovio).

Studiuesi Karanxha e njeh mirë jetën dhe pasuritë artistike e ikonografike të këtij humanisti italian dhe së shpejti do të hedhë në shtyp veprën e tij të dytë, titulluar Shqiptarët në Muzeun e Paolo Xhovios.Të dhënat për prelatin e devotshëm Marin Barleti tregojnë se ai mbetet i projektuar në një situatë sureale, gati komplet i panjohur dhe jashtë ambientit të Rilindjes italiane.

Kurse të dhënat për profesorin universitar Marin Becikemi tregojnë se ka qenë një hartues i talentuar fjalimesh, ligjëratash biografike dhe komentesh për autorë e personalitete të antikitetit romak e italian dhe se ka qenë një gërmues i njohur i arkivave, sidomos i atyre veneciane.

E kaluara e largët dhe e afërt e popullit shqiptar ishin temat e preferuara me të cilat Becikemi rrekej të afirmonte identitetin dhe dinjitetin e popullit të tij në arrati. Kështu bëhet e pranueshme hipoteza e re, sipas së cilës autori i veprave Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ka qenë profesori i talentuar Marin Becikemi.

Për hartimin e tyre, ky gërmues i arkivave ka shfrytëzuar si kronikat e relacionet e shkruara prej babait të tij, edhe aftësitë e tij oratorike e letrare për mbushjen e veprave me ligjërata të shumta në përshtatje si me periudhën historike dokumentare, kur ndodhën ngjarjet, po ashtu edhe me mendësitë e kohës kur u shkruan dhe u botuan veprat.

Të dhëna të shumta bëjnë të qartë pse Marin Becikemi nuk donte të komprometohej me argumente delikate historike në një ambient, ku faktet e ngjarjet e ndodhura në Shqipëri mes venecianëve dhe shqiptarëve ishin tepër të pleksura me fërkime të shumta. Në Venedikun e dozhëve, nga shumë persona, këto argumente do të shiheshin me një sy jo dashamirës.

Me një fjalë historiografia e Becikemit, me një mjeshtëri të hollë e me mençuri të madhe, arriti të dilte nga konturet e historiografisë zyrtare veneciane, si dhe nga ligjet që pengonin e dënonin ata që guxonin të diskutonin veprimtarinë e Republikës së Venedikut. Pra përdorimi i emrit Marin Barleti prift shkodran e mbronte autorin e vërtetë nga pasojat, si dhe veprën e parë monumentale shqiptare e thënë me fjalët e vetë autorit nga kafshimet e zemërkëqijve. Vepra Barleti apo Becikemi... ka dhe merita të tjera.

Aty analizohet në një kapitull të veçantë pleksja e dhunshme e familjarëve Ëngjëlli në themelet e kulturës shqiptare. Këto vëzhgime e kanë shpënë studiuesin në konkluzionin se të afërmit e pasardhësit e Pal Engjëllit, peshkopit të devotshëm të Durrësit dhe bashkëpunëtorit të afërt të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, gjatë shekullit XVI shkuan tepër larg në ambiciet e tyre, për të ngritur sa më lart origjinën e lidhjet e tyre fisnore, duke e lidhur familjen e Engjëllorëve me familje të shquara të Perandorisë Romake e asaj Bizantine.

Kjo mani i çoi ata në shtrembërime, thjeshtime dhe shtesa të tjera në veprat e hartuara prej Marin Becikemit, të cilat na janë transmetuar deri në ditët e sotme me emrat Marin Barleti (1555) apo Paolo Xhovio (1539, 1541) e Dhimitër Franku (1584 e më tej).Si konkluzion themi se studiuesi Karanxha me rezultatet e reja mbi autorësinë e veprave Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me sqarimet e shumta për rrethanat e botimit, me shpjegimet për ikonografinë kastriotiane, me ndjekjen e idesë për helmimin e Gjergj Kastriotit, me fundin misterioz e të papritur të Marin Becikemit etj., ngul piketa të reja në studimet skëndërbejane.

Me rezultatet e tij, ai tërheq me sukses vëmendjen e studiuesve dhe hap hapësira të reja në këtë fushë të rëndësishme të studimeve albanologjike me vlera të mëdha edhe për studimet e humanizmit europian. Duke ia njohur vlerat këtij studimi të hartuar prej një studiuesi të diasporës së sotme, i cili nuk ka mundësi të merret me shpërndarjen e veprës, sugjerojmë që Ministria e Arsimit të ndërmarrë shpërndarjen dhe shitjen e tij si në Shqipëri dhe Kosovë. Jemi të sigurt se leximi i kësaj vepre do të ndihmojë lexuesit, sidomos studentët e degëve të historisë dhe letërsisë shqiptare, të marrin një formim më shkencor.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001644
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000847

Botuesi: Te tjere

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt

Jeta e Skënderbeut nuk ishte nje marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nënshtruar herët osmanëve. 

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2790

Botuesi: Onufri

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Çmimi 21,25 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

"Arratisje nga Lindja" është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.

Çmimi 7,23 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000316

Botuesi: Ideart

Fjala dhe koburja, Joseph Roth

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej – këndej, vizitojnë njëri – tjetrin, përgjojnë njëri – tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.

Çmimi 2,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë, Paolo Petta

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të...

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Te teatri, Elsa Demo

Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Në këtë vepër do të lexoni rreth:• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.

Çmimi 11,90 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.

Çmimi 6,38 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Kush jemi ne shqiptarët, Ndriçim Kulla

Kush jemi ne shqiptarët? Ne jemi nga europianët më të lashtë, kemi qenë mbrojtës të Europës, jemi shkëputur me dhunë prej saj, jemi rikthyer në Europë, kemi humbur diçka në shekuj nga europianizmi ynë, por pastaj e kemi rigjeneruar, ashtu siç rigjenerohet një plagë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Fitorja e hidhur, Reginald Hibbert

Enver Hoxha dhe kolegët e tij kishin gjithashtu një damar të fortë nacionalist por ata, ose të paktën Hoxha, asnjëherë nuk e kishin vënë në dyshim se u duhej të luftonin me armë në dorë për çdo gjë që kërkonin. Dhe ata, ose ai, ishin të përgatitur për të qenë po aq intransigjentë me gjermanët, sa edhe më pas me këdo tjetër, siç e ka treguar historia e...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Ngritja dhe rënia e Partisë Fashiste Shqiptare 1939 – 1943, Andrea di Nicola

Pasquale Lugini është lindur në vitin 1896 në Famigniano, Provinca e Rietit. Pas përfundimit të liceut, në vitin 1916 filloi studimet për mjekësi, të cilat i ndërpreu për shkak të mobilizimit në ushtri. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak vijoi përsëri studimet. Në vitin 1921 u regjistrua në radhët e Partisë Nacional Fashiste.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2134

Botuesi: Albin

Armiqte e popullit, Bashkim Trenova

Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. 

Çmimi 6,80 GBP
More
In Stock

Arbëria, në kufijtë e mbijetesës, Gjet Ndoj

Ky libër sjell për lexuesit shqiptar tema të patrajtuara më parë nga histogafia shqiptare, tematika të cilat kanë të bëjnë me vlera themelore të popullit shqiptar njëherësh vlera europiane të tij. Libri ka 22 kapituj dhe 742 faqe ndërsa në pjesën e 6 te tij përfshijnë itinerar kulturor “40 udhetime për të kundruar arbërinë e “mbetur”.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)