"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Në libër shtrohet pyetja se cili është roli i bashkësisë ndërkombëtare në rindërtim: a duhet të merren vendime pa pjesëmarrjen e vetë vendeve në krizë për të arritur rezultate të shpejta apo a nevojitet vetëm përkrahja ndaj vendeve në konflikt në proceset e tyre për stabilizim?
Titulli: Trashëgimia e Ahtisaarit, Finlanda dhe Ballkani Perëndimor 1992 – 2008Origjinali: Suomalaisten kovat pikat, Länsi – Balkan 1992 – 2008Gjinia: HistoriAutori: Nina Suomalainen, Jyrki KarvinenShqipëroi: Tuula Nevala, Eset FekaShtëpia botuese: Toiminimi Nevala TuulaViti: 2010Fq. 198Pesha: 0.27 kgISBN: 978-952-92-7646-2
Mbi librin
Që nga fillimi i viteve '90, veprimtarët finlandezë kanë ndikuar dukshëm në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Veprimi i tyre përfshin periudhën që nga shpërbërja e Jugosllavisë deri në zgjidhjen e statusit të Kosovës në vitin 2008. Gjatë pothuajse 20 viteve, finlandezët, ndër ta Martti Ahtisaari, Elisabeth Rehn, Harri Holkeri, Helena Ranta dhe shumë të tjerë, në Ballkanin Perëndimor kanë ushtruar detyra të shefave, të ekspertëve dhe të paqeruajtësve, duke e përfaqësuar Finlandën, BE – në, OKB – në, NATO – n dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Në këtë libër janë përmbledhur përshkrime për luftën, për paqen dhe për jetën në Ballkanin Perëndimor, parë nga këndvështrimi finlandez. Ballkani ka shërbyer si burim i përjetimeve të shumta. Me këtë libër bëhen përpjekje për të ngjallur diskutim për përgjegjësinë e bashkësisë ndërkombëtare për të reaguar në raste të konflikteve dhe të genocideve.
Në libër shtrohet edhe pyetja se cili është roli i bashkësisë ndërkombëtare në rindërtim: a duhet të merren vendime pa pjesëmarrjen e vetë vendeve në krizë për të arritur rezultate të shpejta apo a nevojitet vetëm përkrahja ndaj vendeve në konflikt në proceset e tyre për stabilizim?
Ballkani Perëndimor do të mbetet tema e mediave. Pyetja për përgjegjësinë e Europës për ruajtjen e stabilitetit vazhdon të mbetët aktuale në kohën kur vendet e Ballkanit Perëndimor po i afrohen Bashkimit Europian duke synuar anëtarësimin e tyre.
Libri i Kostë Çekrezit “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, do të gjendej në tavolinën e punës të çdo diplomat amerikan që ishte i interesuar për çështjen shqiptare dhe për Ballkanin në tërësi, sidomos deri në rënien e regjimit komunist.
Poema romantike "Shtegtimet e Çajlld Haroldit" së bashku me njoftimet që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë lëndën e kësaj trajtese.
Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit të saj dhe rreziku i copëtimit të vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh. Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj, te shqiptarët të krijohej mendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si komb më vete...
Përqasja e autorit është e saktë: ai shtron së pari pyetjen se cilat kanë qenë bazat e legjitimitetit të rendit socialist dhe ofron një përgjigje të sofistikuar, e cila varion për vende të ndryshme dhe, më në fund, argumenton mjaft bindshëm rolin që kanë luajtur problemet e legjitimitetit në shembjen e sistemit komunist.
Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.
Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët.
Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...
Thimi Nika është koleksionist. Koleksionon pulla dhe histori postare shqiptare (ka marrë pjesë në disa ekspozita filatelike brenda dhe jashtë vendit); koleksionon piktura (ka çelur pesë ekspozita pikture); koleksionon gjithashtu monedha e kartëmonedha shqiptare, kartolina dhe fotografi shqiptare.
Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.
... Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europës, një vend pothuajse mitik...
Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura.
Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e së cilës do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në...
Libri i Ismail Strazimirit nuk është thjesht një libër kujtimesh. Në përmbajtjen e tij autori ka tejshkruar biseda shumë të rëndësishme me veprimtarë të kohës, vendës e të huaj, të zhvilluara nga ai vetë; letra të pritura e të dërguara; shenjime të rëndësishme për njohjen e procesit historik.
Në libër shtrohet pyetja se cili është roli i bashkësisë ndërkombëtare në rindërtim: a duhet të merren vendime pa pjesëmarrjen e vetë vendeve në krizë për të arritur rezultate të shpejta apo a nevojitet vetëm përkrahja ndaj vendeve në konflikt në proceset e tyre për stabilizim?