

Banner
Patrik Ravinjan, kërkues me emër dhe specialist i njohur i periudhës historike kur sundoi Napoleoni, zbuloi rastësisht "Ditarin sekret" të tij në Afrikë.
Titulli: Ditari sekret i Napoleon Bonapartit
Origjinali: Le journal secret de Napolèon Bonaparte
Gjinia: Histori
Autori: Patrik Ravinjan
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2004
Fq. 302
Pesha: 0.50 kg
ISBN: 978-99927-1-837-4
Patrik Ravinjan, kërkues me emër dhe specialist i njohur i periudhës historike kur sundoi Napoleoni, zbuloi rastësisht "Ditarin sekret" të tij në Afrikë. Në ditarin që mbani në duar, Bonaparti shënon mbresat e veta nga fillimi i Revolucionit deri në fund të jetës së tij. Duke lexuar këtë ditar sekret të tij ne njihemi ditë pas dite me Napoleonin e vërtetë, me ndryshimet që pësoi ai vetë me kalimin e viteve, me linjat e vazhdimësisë, dyshimet dhe bindjet e tij. Duke qenë një "Ditari sekret", ky libër ndjek udhën e këtij njeriu të jashtëzakonshëm me forcën dhe bindjen e një dëshmie të jetuar drejtpërsëdrejti në rrjedhën e ngjarjeve. Ndër veprat e tjera të Patrik Ravinjanit kushtuar Napoelonit mund të përmendim: "Napoleon Bonaparti ditë pas dite", "Ç'ka thënë me të vërtetë Napoleoni", "Napoleoni hap pas hapi", "Kthimi nga ishulli i Elbës", "Perandoritë e fshehta të Napoleonit", "Bota e Napoleonit".
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: UEGEN
Greqia: Lufta kundër persëve - Shekulli i artë i Perikliut – Luftërat e Peloponezit – Maqedonia, Aleksandri i Madh dhe epoka helenistike. Italia: Etruskët – Roma në epokën legjendare – Pushtimi i Italisë – Roma kundër Kartagjenës – Fillimet e një fuqie të madhe.
Botuesi: Plejad
Plutarku, biografi dhe kronikani i parë modern i Mark Antony-t, CÆsar-it, Pericles-it dhe Brutus-it, është jo më pak real për ne sesa temat mitike të tij. Faktet e njohura të jetës së tij janë të pakta, por janë të mjaftueshme për të dhënë një paraqitje të shkurtër dhe të larmishme të Plutarkut.
Botuesi: UEGEN
Pak, pasi hipi në fronin papnor, papa Françeskut i ra në dorë një dokument sekret: bilancet e shtetit të Vatikanit. Atë moment kuptoi arsyen e vërtetë të dorëheqjes së zhurmshme të paraardhësit të tij, Benediktit XVI.
Botuesi: Plejad
Me anë të këtij studimi jam munduar të jap një prekje shumë të vogël të problematikës në fjalë, pasi ajo përbën një subjekt mjaft të madh dhe kërkon hulumtime të mëtejshme e të zgjeruar në këtë fushë.
Botuesi: Fan Noli
Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.
Botuesi: UET Press
Përmes një karriere ushtarake dhe politike, e cila arriti kulmin me një nga presidencat më të adhuruara në historinë amerikane, John F. Kennedy shfaqi aftësi udhëheqjeje që sollën përkushtimin e mbështetësve, fituan respektin e kundërshtarëve dhe i hapën rrugën revolucionit përparimtar, në një kohë kur ndryshimi ishte po aq i rrezikshëm sa edhe i...
Botuesi: Tirana Times
Ky është një libër me erudicion dhe njëkohësisht që të kënaq dhe të ndez kureshtjen rreth kujtesës historike të Spanjës, që jep portretin më të mirë dhe më nxitës të mendimit mbi kulturën e periudhës së Frankos dhe pas saj.
Botuesi: IDK
Një libër shumë i rëndësishëm për të kuptuar ç'po ndodh sot në botë dhe që u jep përgjigje shumë pyetjeve që shumë shumëkush i bën sot, duke vlejtur kështu si për studentët ashtu edhe për pedagogët e shkollave tona. Në këtë vepër kërkohen të gjenden arsyet e asaj që po ndodh sot në Lindjen e Mesme dhe, më në përgjithësi, në botën islame.
Referenca: SKU001033
Botuesi: Dituria
Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
Botuesi: Dituria
Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe "Shtetit të Alpeve" të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi...
Botuesi: Pema
Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombëtarisht të njohur “McMafia”, zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik.
Botuesi: IDK
Vepër e një grupi historianësh francezë me emër. Padyshim, vepra më e plotë ndër ato që i janë kushtuar detit Adriatik e viseve përreth. Të këtij deti i cili qysh në fi llimet e historisë ka luajtur përherë një rol mjaft me rëndësi në historinë e njerëzimi, duke qenë herë një rrugë nëpër të cilën Jugu depërtonte në Evropën Qendrore.
Referenca: 2737
Botuesi: Tirana Times
Sikurse pararendësit e tij, botimi i tretë synon t'i pajisë studentët e niveleve të larta universitare dhe ata pasuniversitare me një udhërrëfyes të këndvështrimeve teorike kryesore të fushës. Fillesat e projektit gjenden në vitin 1995, në zhvillimin e një kursi të nxënies në distancë nga universiteti Deakin.
Patrik Ravinjan, kërkues me emër dhe specialist i njohur i periudhës historike kur sundoi Napoleoni, zbuloi rastësisht "Ditarin sekret" të tij në Afrikë.