- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në vitin 1947, mes miliona njerëzve që përshkonin Europën në kërkim të një jete të re, është edhe babai i Elisabeth Åsbrinkut, dhjetëvjeçar, jetim, hebre hungarez. Po atë vit, avokati polak Raphael Lemkini, pas shfarosjes së familjes së vet, krijoi termin “gjenocid” dhe luftoi me të gjitha forcat për ta njohur zyrtarisht si krim ndërkombëtar.
Titulli:1947 - Viti kur filloi gjithçka
Kategoria:Histori
Autori:Elisabeth Åsbrink
Përktheu: Kujtim Ymeri
Botues:Dituria
Viti: 2024
Fq.252
Pesha: 0.290 kg
ISBN:978-9928-816-20-7
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
1947 është rrëfimi marramendës i një viti, në të cilin politika dhe historia e madhe shkrihen me ngjarjet e përditshme. Një vit në dukje i parëndësishëm, kur nis e lind një rend i ri, viti kur fillon gjithçka. Elisabeth Åsbrinku kompozon një histori poetike dhe të dokumentuar të një viti emblematik për identitetin e saj personal dhe kolektiv.
Ndërsa diku lufta është në përfundim, diku tjetër po fillon një epokë e re: ndryshimi nuk ndodh brenda natës, nga një ditë në tjetrën, por ngadalë dhe bota vibron për disa vjet. Njerëzit përpiqen të gjejnë rrugën për në shtëpitë që nuk ekzistojnë më, ose drejt një të ardhmeje të pasigurt, përtej oqeanit.
Në vitin 1947, mes miliona njerëzve që përshkonin Europën në kërkim të një jete të re, është edhe babai i Elisabeth Åsbrinkut, dhjetëvjeçar, jetim, hebre hungarez. Po atë vit, avokati polak Raphael Lemkini, pas shfarosjes së familjes së vet, krijoi termin “gjenocid” dhe luftoi me të gjitha forcat për ta njohur zyrtarisht si krim ndërkombëtar.
Në vitin 1947, filloi prodhimi i kallashnikovit, shpërtheu Lufta e Ftohtë, Christian Diori krijoi New Look, George Orwelli përfundoi draftin e romanit 1984, Simone de Beauvoir filloi të shkruante Seksi i dytë, u regjistrua defekti i parë kompjuterik, u krijua CIA dhe djali i një orëndreqësi egjiptian deklaroi qëllimin e xhihadit modern, Kombeve të Bashkuara iu deshën katër muaj për të gjetur një zgjidhje për problemin palestinez.
Duke u nisur nga ngjarje në dukje të ndryshme, me një gjuhë të pasur, të gjallë, letrare, herë-herë poetike, Elisabeth Åsbrinku rrëfen lindjen e botës moderne, momentin në të cilin forcat që do të drejtojnë jetën tonë gjatë dhjetëvjeçarëve të ardhshëm, bëhen të njohura për herë të parë. Sharmi narrativ dhe kërkimi i përpiktë ndërthuren me tematikën historike dhe sociale të librit.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Berk
Botuesi: Dituria
Botuesi: M&B
Botuesi: Faik Konica
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuesi: Botime Koliqi
Referenca: SKU000322
Botuesi: Ideart
Referenca: 9789928293619
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Papirus
Referenca: SKU000622
Botuesi: Cabej

check_circle
check_circle