- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.
Titulli: Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929)
Origjinali: L'Albanie devant l'Europe (1912 – 1929)
Gjinia: Histori
Autori: Albert Mousset
Shqipëroi: Asti Papa
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2004
Fq. 128
Pesha: 0.169 kg.
ISBN: 978-99927-59-42-9
Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart, u tregua shumë e fuqishme edhe kundrejt mbrojtësit më pa interes të Shqipërisë.
Lidhja e Kombeve, duke u kujdesuar më tepër se ç'duhej që të ishte e paanshme, dërgoi në Shqipëri njerëz që meqënëse nuk kishin përgatitjen dhe njohjet e nevojshme nuk arritën të kuptohen ashtu siç duhet nga shqiptarët.
Shqipëria, më mirë të themi qeveria e saj, arriti të gjejë një mbrojtës tjetër, që ndodhej gjeografikisht më pranë saj. Dhe ky mbrojtës ishte më pak i çinteresuar, por më shumë i hedhur, në mos më shumë dashamirës në ndërhyrjet e tij ndaj Shqipërisë.
Politikat e Ahmet Zogut, sidomos politika e jashtme e tij, mund të gjykohen në mënyra të ndryshme. Megjithatë, jemi të detyruar të pranojmë se Ahmet Zogu ishte frymëzuesi, ishte shpirtdhënësi i Shqipërisë moderne.
Dhe nëse më pas ai ra nën ndikimin dhe kujdestarinë italiane, kjo ndodhi sepse ndoshta Zogu kërkoi të europianizojë vendin e tij, por pa i pasur mjetet e nevojshme materiale, që kërkonte kjo punë tej mase e madhe për forcat e tij.
Dhe në këtë kuptim, duke mos lënë pas dore edhe faktorin e rëndësishëm të ambicies së tij vetjake, mund të themi, pa bërë ndonjë gabim të madh, se Ahmet Zogu kërkoi që t'i sigurojë popullit të tij përparimin e mbrothësinë, duke e paguar çmimin për to me pavarësinë e vendit.
E keqja e Shqipërisë... qëndron te nënshtrimi ndaj interesave italiane dhe kjo gjë minon sigurinë e tërë Europës Juglindore. La spinta verso l'Oriente për politikën e Romës është e njëjta gjë si Drag nach Osten për politikën gjermane. Nëse Italia sakrifikon me miliona e miliona lira për t'i dhënë vendit të vogël fqinj të përtej Adriatikut pamjen e një shteti gjysmë të qytetëruar, këtë gjë nuk e bën për shpirtmirësi, por për të siguruar një bazë mbështetjeje për depërtimin dhe veprimet e saj të mëtejshme në Gadishullin Ballkanik.
Rivendosja e monarkisë synonte të forconte ndikimin e Italisë, që ia detyronte Ahmet Zogut atë vend që gëzonte në Shqipëri, si dhe një veprim parambrojtës të vetë Ahmet Zogut, me qëllim që të çlirohej paksa nga ky ndikim italian.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Argeta LMG
Botuesi: Penguin Classics
Referenca: 2084
Botuesi: Princi
Referenca: SKU000011
Botuesi: Migjeni
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Artini
Botuesi: Akademia e Shkencave
Botuesi: Berk
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: ACFOS-Albania
Botuesi: Papirus
Referenca: SKU000214
Botuesi: Cabej
Referenca: SKU001773
Botuesi: Toena
Referenca: 2781
Botuesi: Naimi
Botuesi: UET Press
check_circle
check_circle