Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Papirus, Irene Vallejo
  • Papirus, Irene Vallejo

Papirus, Irene Vallejo

Botart

Ky rrëfim është një përpjekje për të vazhduar aventurën e atyre gjahtarëve të librave. Do të dëshiroja të isha, në njëfarë mënyre, bashkudhëtarja e tyre e pagjasë, në pritë për dorëshkrime të humbura, për histori të panjohura dhe për zëra gati në të shuar. Ndoshta ato grupe eksploruesish ishin vetëm disa laro në shërbim të disa mbretërve të pushtuar nga një fiksim megaloman.

18,50 GBP
16,65 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Papirus: Pafundësia në fijet e xunkthit (kopertinë e trashë)

Origjinali: El infinito  en un junco: Le invencion de los libros en el mundo antiguo

Gjinia: Histori

Autori: Irene Vallejo

Shqipëroi: Ivzi Koçi

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2021

Fq. 448

Pesha: 0.790 kg

ISBN: 978-9928-341-26-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Eseja më e brohoritur e kohëve të fundit.

Çmimi “Syri kritik i rrëfimtarisë”.

Çmimi “Libraritë rekomandojnë”, në kategorinë e veprave jo të trillit.

Çmimi “Buho për librin më të mirë”, i Shoqatës Aragoneze të Miqve të Librit.

Çmime të “Romanit historik hislibris”, në kategorinë e veprës më të mirë jo trill.

Çmimi “Veprimi civil në mbrojtje të shkencave humane”, në kategorinë e veprës më të mirë jo trill.

Libri ka qenë aleati ynë që prej shumë shekujsh, në një luftë që nuk është shënuar në manualet e historisë. Lufta për të ruajtur krijimet tona të çmuara: fjalët, që janë vetëm një shkulmë ajri; fantazitë që shpikëm për t’i dhënë kuptim kaosit dhe për të mbijetuar brenda tij; njohuritë e vërteta, të rreme dhe gjithnjë të përkohshme që po gdhendim në shkëmbin e fortë të padijes sonë.

Prandaj vendosa që të kridhem në këtë hulumtim. Në fillim të gjithçkaje, dolën pyetje, lumenj pyetjesh: kur u shfaqën librat? Cila është historia e përpjekjeve për t’i shumëfishuar apo për t’i asgjësuar? Çfarë humbi rrugës dhe çfarë ka shpëtuar? Pse disa prej tyre janë kthyer në klasikë? Sa viktima kanë shkaktuar dhëmbët e kohës, kthetrat e zjarrit, helmi i ujit? Çfarë librash janë djegur me zemërim dhe çfarë librash janë kopjuar me më shumë pasion? Të njëjtët?

Ky rrëfim është një përpjekje për të vazhduar aventurën e atyre gjahtarëve të librave. Do të dëshiroja të isha, në njëfarë mënyre, bashkudhëtarja e tyre e pagjasë, në pritë për dorëshkrime të humbura, për histori të panjohura dhe për zëra gati në të shuar. Ndoshta ato grupe eksploruesish ishin vetëm disa laro në shërbim të disa mbretërve të pushtuar nga një fiksim megaloman. Ndoshta nuk e kuptonin rëndësinë e detyrës së tyre, që iu është dukur absurde dhe, gjatë netëve në qiell të hapur, kur po shuheshin thëngjijtë e fundit të zjarrit, mërmëritnin nëpër dhëmbë se u kishte ardhur në majë të hundës që rrezikonin jetën për ëndrrën e një të çmenduri. Me siguri, do të kishin parapëlqyer që t’i dërgonin me ndonjë mision që t’u jepte më shumë mundësi për t’u ngritur në detyrë, si për shembull të shuanin ndonjë revoltë në shkretëtirën e Nubisë apo të inspektonin ngarkesën e mauneve që lundronin në Nil. Por them se, duke kërkuar gjurmët e të gjithë librave sikur të ishin pjesë e një thesari të shpërndarë, po hidhnin, pa e ditur, themelet e botës sonë”.

Komente

“Ata libra që të zbusin, që të shtrojnë, që të imponojnë ritmin e leximit, që të ulin nervat, nuk gjenden lehtë, pavarësisht se janë aq të nevojshëm. Libri i fundit që kam zbuluar titullohet ‘PAPIRUS - Pafundësia në fijet e xunkthit: Shpikja e librave në botë e lashtë .”

                                                                                                   Juan Jose Millas, El Pais

“Dashuria për librat dhe për leximin është atmosfera në të cilën kalojnë njëra pas tjetrës faqet e kësaj kryevepre. Jam absolutisht i sigurt se do të vazhdojë të lexohet edhe kur lexuesit e sotëm të jenë në botën tjetër.”

                                                                                                   Mario Vargas Llosa

“Irene Vallejo sapo nënshkroi një libër gjenial, universal, unik.” 

                                                                                                  Jordi Carrion, The New York Times

Detajet e librit
9789928341266
9789928341266
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2636

Botuesi: IDK

Bota pas-amerikane, Fareed Zakaria

Fuqia po zhvendoset nga Perëndimi drejt pjesëve të tjera të botës. Zhvillimi i vendeve të tilla si India, Kina, Brazili, Rusia, Afrika e Jugut po krijon një panoramë të re në skenën botërore. Sot ndërtesat më të larta, digat më të mëdha, telefonat celularë më të avancuar s'bëhen më as në Amerikë e as në Europë.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Ne gjendje

Vajzat e Jaltës, Catherine Grace Katz

Ky roman është bazuar në historitë ende të panjohura të tre vajzave të reja, inteligjente dhe magjepsëse që shoqëruan baballarët e tyre të famshëm në Konferencën e Jaltës në shkurt 1945, dhe për jehonat fatale të asaj konference në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje

Qyteti i pasur, Roger Crowley

Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katër, e cila kulmoi në plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ne gjendje

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Artini

Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880, Edward Frederick Knight

Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet...
10,82 GBP 12,03 GBP
More
Në gjendje

Projekte kundërosmane në shek. XVI-XVII mes fantazisë, interesit dhe realitetit, Ardian Muhaj

Në këtë aspekt mund të flitet për kryengritje kur kundërshtia ndaj pushtetit vinte nga zonat dhe popullsitë e ndryshme të shtetit osman dhe për “fitne” kur sfida zanafillonte nga aktorët e shtresës së pushtetarëve. Kufiri mes këtyre dy shprehjeve të kundërshtisë politike nuk ishte i prerë qartë.
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje