Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Bota pas-amerikane, Fareed Zakaria
  • Bota pas-amerikane, Fareed Zakaria

Bota pas-amerikane, Fareed Zakaria

2636
IDK

Fuqia po zhvendoset nga Perëndimi drejt pjesëve të tjera të botës. Zhvillimi i vendeve të tilla si India, Kina, Brazili, Rusia, Afrika e Jugut po krijon një panoramë të re në skenën botërore. Sot ndërtesat më të larta, digat më të mëdha, telefonat celularë më të avancuar s'bëhen më as në Amerikë e as në Europë.

800 Lekë
720 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bota pas – amerikane
Origjinali: The post – american world
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Fareed Zakaria
Shqipëroi: Maklen Misha
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2010
Fq. 248
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-4051-1-1

Mbi librin

Fuqia po zhvendoset nga Perëndimi drejt pjesëve të tjera të botës. Zhvillimi i vendeve të tilla si India, Kina, Brazili, Rusia, Afrika e Jugut po krijon një panoramë të re në skenën botërore. Sot ndërtesat më të larta, digat më të mëdha, telefonat celularë më të avancuar s'bëhen më as në Amerikë e as në Europë.

Të gjitha këto vende janë duke fituar një besim politik e një krenari kombëtare që s'e kishin më parë, duke bërë njëkohësisht të lindin mjaft probleme të reja. A përbën kjo një mundësi apo një kërcënim?

Libri i Fareed Zakarias, përpiqet t'i jap përgjigje kësaj pyetjeje me mprehtësinë e tij tashmë të njohur. Me kthjelltësi dhe thellësi, ai tregon sesi Perëndimit i duhet të ndryshojë strategjinë e tij globale, duke u larguar nga pozitat e tij hegjemone për të pranuar e njohur se në botë sot po ndodh një zhvendosje sizmike e fuqisë. E ardhmja me të cilën përballemi është ajo e një bote pas – amerikane.

Komente mbi librin

"Një libër provokues dhe i mprehtë ... që sjell një tablo të qartë të një bote globale që po ndryshon me shpejtësi drite..."

New York Times

"Libri më aktual i vitit."

Financial Times

"Një libër i rëndësishëm, që të bën të mendosh ... lexoni Zakarian që të kuptoni ç'ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë."

Observer

Mbi autorin

Fareed Zakaria (1964) autor dhe gazetar indiano-amerikan, i konsideruar sot si një nga analistët më me ndikim të politikës së jashtme. Pas një karriere të gjatë si drejtor i revistës së njohur "Newsweek", së fundi Zakaria hoqi dorë nga kjo punë, për t'iu kushtuar drejtimit të një emisioni në CNN, duke shkruar njëkohësisht rregullisht dhe për "Time Magazine" dhe "Washington Post".

Detajet e librit
2636
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Divani i Stambollit, Alessandro Barbero

Sulltan Mehmeti II, i njohur si “Pushtuesi”, po recitonte një poezi persiane të trishtuar në sallat e pallatit mbretëror të Kostandinopojës, i nënshtruar së fundmi. Përballë pafundësisë së pushtimeve të tij, fitimtari i basileusit të fundit nuk mund të mos ndiente melankolinë e dekadencës. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Beteja e Dyrrahut, Gareth C. Sampson

Megjithatë, pavarësisht nga kjo përplasje, kaluan tetëmbëdhjetë muaj para se të dy burrat të takoheshin në betejë, në Dyrrah të Shqipërisë.Gareth Sampson përshkruan sfondin strategjik, duke përshkruar fushatat e hershme të luftës civile dhe fraksionet e Cezarit dhe Pompeut që luftuan për kontrollin e burimeve të mëdha të Republikës.
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Lufta e Trojës, Robert Thomanikaj

 Gjuha dhe stili i këtij autori –po si në punimet e tjera shkencore të tij–  dallon edhe në këtë libër larg asaj akademike, biles here-herë me doza të lehta humori, që lexuesi të mos lodhet përgjatë leximit. Dhe, po si në punimet e tjera të tij shkencore, referimet dhe citimet gjinden përmes rreshtave dhe jo në fund të faqeve apo librit.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000239

Botuesi: Papirus

Politikat e Bashkimit Europian, Francois d'Arcy

Ndërtimi evropian është nëpërmjet zhvillimit progresiv të politikave publike që Shtetet kanë pranuar t'i ndjekin bashkërisht në kuadrin komunitar. Sot politikat e Bashkimit Evropian prekin të gjitha fushat e veprimtarisë publike dhe kanë arritur një nivel zhvillimi i cili kërkon detyrimisht risimin e Institucioneve të Bashkimit dhe një Kushtetutë të re...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001458

Botuesi: Te tjere

Shansi i fundit i Amerikës, Zbigniew Brzezinski

"Shansi i fundit- kriza e superfuqisë amerikane dhe islami" është një vlerësim i paanshëm dhe që nuk kursen askënd, se si tre presidentët përmbushën në mënyrë të njëpasnjëshëme, për herë të parë në histori, përgjegjësitë e liderit botëror dhe se si kjo përmbushje ishte ndikuar prej stileve personale të secilit prej tyre
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2739

Botuesi: Tirana Times

Vizion Strategjik, Zbigniew Brzezinski

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t'i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar