

Banner
Pezull n' mjet tokës e qiellit,
Atje mbi kep t' Golgotit,
N'për ag t'përgjakshëm t' diellit
Ulë kryet i Biri i Zotit,
mbasi me 'i 'za t' pushtueshëm
Titulli: Vallja e Parrizit
Origjinali: Vallja e Parrizit
Gjinia: Lirika
Autori: At Gjergj Fishta
Shtëpia botuese: Botimet Françeskane
Viti: 2007
Fq. 122
Pesha: 0.222 kg
ISBN: 978-99943-863-8-3
Mater Dolorosa
Pezull n' mjet tokës e qiellit,
Atje mbi kep t' Golgotit,
N'për ag t'përgjakshëm t' diellit
Ulë kryet i Biri i Zotit,
mbasi me 'i 'za t' pushtueshëm
dha shpirtin e hyjnueshëm
ndër duer t' Atit t'vet.
E Ama zbeh si qiri,
prej dhimbes bamun guer,
e sheh kah kryet i Biri
e ulë përmbi krahnuer:
E sheh, e ma fort zemra
I therë atebotë, e themra
tue u dridhë , ma n'tokë s'i shklet.
Por, kah s' don me mendue
Se i Biri shpirt ka dhanun,
I kandet me kujtue
Se Ai don ndo 'i fjalë me i thanun,
Prandej me dashtuni
I qaset Krygjes tij
E i thotë plot ambëlcim:
Qe Nana jote o Djalë!
Qe Nana , o bir ngat teje!
A don me m' thanë ndo'i fjale,
Qi ulë kryet prej meje?-
Po a fort gojën t' idhnueme
Me atë tamth qi tash t'kuene
Kta njerëz t'lem n' verbim?
Por n'Kryq, i Biri shuete,
E veç një ushtime tërmetit
Qi t'dekunt n' vorr i shquete
Qi tundte ujët e detit.
Qi male e krepa çante
Qi n' tempull tisin dante
Për Te t'përgjegjun kje.
U dridh atbote e Ama,
por krejt s'e la shpresa,
E tue shungllue ende gjama,
Tu u trandë e dheut ndërtesa,
me dorë kamën ia preke,
N'uzdaje se nuk ka hjekë,
s'e shpirt s'ka dhanë ende.
Por me dorë tue ndi
Se kamba ftohun ishte
Me gjak e cila isht' ri
Tue pa se Djalë ma s'kishte
"Ahi" fshani 'i herë prej dhimbet,
E, si një drite ka shkimet,
Gadi nën Kryq u pak.
E panë Ejët te qielli
E ftyrën me fletë mbluene,
U muz ma kobshëm dielli
Humnerat prap gjimuene,
I Amshuemi edhe Atë e pa
E dhimbë për Te i ra,
E mnisë atëherë vu cak.
U vesh n' zi natyra,
Bregut u thanë plepat,
U vraa e qielles pasqyra,
Plasën prapë dhimbët krepat
E u vyshkën fushës zymbylat,
E heshtën n' mal bylbylat,
Mbare rruzullimi ankoi.
Vetë Romakut gjaksuer
Qi t' Birin ia bani t' dekun
Zemra i gufoi n' krahnuer
Ashtu ka e pa t' lmekun,
E kah prej malit zdrypi
Ai t' Lumit mëshirë i lypi
Pse aq t' dhimbshme Nanë mjeroi.
Veç ti moj zemra eme
Veç ti t' lodhet nuk ke
E, egërsue, nuk treme
Ashtu ka' e sheh ti zbeh,
Njate që kje ndër bija
Si lil ndër kulumbrija
Si drita kur agon.
Po kje se ti nuk mpihe
N' gjith këtë mjeri t'shëmtueme,
Po kje se ti nuk shkrihe
Kah sheh sa at' Nanë t'bekueme
Heshtat zemrën ia therin,
Ma t' fortë se ty mermerin,
M' kallzo se ku kërkon?
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001140
Botuesi: Botime Franceskane
Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941.
Referenca: SKU001173
Botuesi: Botime Franceskane
Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.
Referenca: SKU001547
Botuesi: UEGEN
"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet...
Referenca: 2501
Botuesi: Toena
"Lahuta e Malcis" është pasqyrë e vetëdijes historike kombëtare të Poetit, e vlerave tradicionale të malësisë të dhëna në përmasa legjendare; vepra ku gjallon jeta e një etnie të lashtë, me tradita heroike, me zakonet dhe mendësitë e ngurosura të një shoqëtie patriarkale.
Referenca: SKU001126
Botuesi: Botime Franceskane
Titulli: Prralla Kombëtare IIVëllimi i DytëMbledhë prej gojës së popullitAutori: At Donat KurtiShtëpia botuese: Botime FrançeskaneVendi dhe Viti: Shkodër, 2005f. 170Pesha: 0.29 kgISBN: 99943-696-1-x
Referenca: SKU000913
Botuesi: Botime Franceskane
Titulli: Kangë popullore gegnishteAutori: At Viçenc PrennushiBiblioteka Françeskane "At Gjergj Fishta"Kolana e Shkrimtarëve FrançeskanëShtëpia botuese: Botime FrançeskaneVendi dhe Viti: ShkodërViti: 2005f. 200Pesha: 0.33 kgISBN: 99927-981-3
Botuesi: UET Press
Grahja e biçikletës Sofijen a thue se e transformojke, e çelke diqysh, e këndellke, e mbushke me jetë.
Referenca: SKU001085
Botuesi: Te tjere
Me emrin dhe veprën e Anton Pashkut lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza, me parashenjën e entuziazmit të dalë nga lufta, ishte në kufi të shkrimit letrar dhe të atij dokumentar Kthesa e prozës së Pashkut në nivel të vetëdijes mbi artin letrar dhe të narracionit ishte aq e fuqishme sa linte...
Referenca: SKU000365
Botuesi: Botime Franceskane
Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky libër është jashtë botimit, por...
Referenca: SKU001294
Botuesi: Te tjere
Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
Botuesi: Botime Franceskane
Në këtë libër janë përfshirë kujtimet e At Zef Pllumit nga fëmijëria.
Botuesi: Berk
Ernest Koliqi vjen në këtë botim gërmë për gërmë siç ishte në botimet e para të tregimeve të tij, të viteve 1929 (Tregtar Flamujsh) dhe 1935 (Hija e Maleve). Botimi sjell Koliqin me gjuhën e tij origjinale në gegnisht.
Botuesi: Botime Franceskane
Në këtë libër janë përfshirë disa tregime të At Zef Pllumit me personazhe nga jeta e përditshme e shqiptarëve gjatë dhe pas rënies së regjimit komunist.
Referenca: 2501
Botuesi: Toena
"Lahuta e Malcis" është pasqyrë e vetëdijes historike kombëtare të Poetit, e vlerave tradicionale të malësisë të dhëna në përmasa legjendare; vepra ku gjallon jeta e një etnie të lashtë, me tradita heroike, me zakonet dhe mendësitë e ngurosura të një shoqëtie patriarkale.
Botuesi: Te tjere
Po mbushen 15 vjet qëse n'atdhe po shkrimbet në gjak çdo shkundi lirijet. Apostujt e pendës u zhdukën dalë – kadalë prej dekës së shpejtuese a prej plumbit vëllavras. Shkrimtarët tjerë, qi pështuen si i mbytuni, të cilin rastësisht e qet vala m'anesh e qi sot bajnë hije, të strukun, në tokë të Parëvet, vuejnë robin fizike e morale nën çekanin e kuq e...
Pezull n' mjet tokës e qiellit,
Atje mbi kep t' Golgotit,
N'për ag t'përgjakshëm t' diellit
Ulë kryet i Biri i Zotit,
mbasi me 'i 'za t' pushtueshëm