Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Lahuta e Malcis, At Gjergj Fishta
  • Lahuta e Malcis, At Gjergj Fishta

Lahuta e Malcis, At Gjergj Fishta

SKU001173

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lahuta e Malcis
Origjinali: Lahuta e Malcis
Gjinia: Poema
Autori: At Gjergj Fishta
Shtëpia botuese: Botime Françeskane
Viti: 2006
Fq. 650
Pesha: 0.781 kg
ISBN: 978-99943-38-7

Mbi librin

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit. Këngët e tjera mbulojnë periudhën e revolucionit të xhonturqve, i cili në fillim u ngjalli shpresa nacionalistëve shqiptarë për një autonomi, si dhe luftërat ballkanike të viteve 1912 dhe 1913, që çuan në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Lahuta e Malcis, me synimin që të bëhej epope kombëtare, e kapërcen stilin baladesk të De Radës dhe tregimin historik të Naimit, duke u derdhur me një vrull epik dhe dramatik. Duke qenë se poema u shkrua për një kohë të gjatë, ajo nuk e ka të njëjtën fuqi në çdo këngë veç e veç, ashtu siç nuk ka dhe një strukturë të lidhur në vazhdimësi.

Në variantin përfundimtar, autori krijoi një renditje kronologjike për ndodhitë shqiptare nga gjysma e shekullit XIX deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës, më 1913. Në poemë pasqyrohen luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha. Heronjtë e Lahutës janë të shumtë dhe nga ana funksionale janë të ngjashëm në vepër, për arsye se i kanë karakteristikat e heroizmit shqiptar.

Vepra nis me heroizmin e shqiptarëve për të mbrojtur tokat e tyre nga sulmet e malazeziasve, të përqendruara në Shqipërinë e veriut. Ajo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për t'i kapur ndodhitë dhe cilësitë shqiptare. Nga fokusimi i një krahine vepra zgjerohet në tërësinë etnike shqiptare. Nis me trajtimin e burrërisë së një mjedisi për të arritur te koncepti i burrërisë si virtyt kombëtar.

Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e virtyteve të përhershme të shqiptarëve si dhe projekt i idealeve të poetit. Duke u mbështetur në jetën autentike shqiptare, me mjediset reale e fantastike të mendësisë shqiptare si dhe me kërkimin e modelit të shkrimit që mbështetet në letërsinë popullore shqiptare, poema epike e Fishtës synon të ngrihet në nivelin e eposit kombëtar.

Pavarësisht nga fakti se poeti mbështetet në modelet krijuese të letërsisë popullore,Lahuta e Malcis është një vepër e kulluar autoriale. Poema përmban tre tipa këngësh:

- këngë historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londonit të cilat janë të ngjashme me këngët popullore historike. Në to ngjarjet historike pasqyrohen në kohë;
- këngët kreshnike, ku shpërthimet krijuese imagjinatave shpiejnë te cikli i kreshnikëve apo te baladat popullore. Në to fantazia krijuese e poetit ndërtohet mbimitologjinë shqiptare (Orët, Zanat, Dragonjtë);
- këngët autoriale, si Patër Gjoni apo Tringa, ku imagjinata e poetit, edhe kur mbështetet në tekstet e baladave, i shndërron ato në stilin vetanak. Te këto këngë vepron fantazia e autorit, por edhe mendësia e tij që del në vepër në trajtën e porosisë përfundimtare.

Kjo formë e krijimit i prek edhe heronjtë e veprës: përballë Oso Kukës së patrembur, i cili për atdheun në çdo çasst është i gatshëm të flijojë veten, model ky popullor i therorisë shqiptare, shfaqet Abdyl Frashëri – hero i ideologjisë kombëtare, apo Naim beu (Frashëri) – hero i kulturës shqiptare (në këngën origjinale të Patër Gjonit). Shfaqet edhe heroina Tringa, e cila, bashkë me flijimin për atdheun, shpalos një bukuri, dashuri, virgjëri dhe pafajësi, duke u kthyer kështu në një krijesë poetike burimore të Fishtës.

Lahuta e Malcis është një vepër epike me një ndërtim të brendshëm dramatik, ku spikatin veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtër dhe gjuha e folur, e cila, duke u kthyer në gjuhë të shkruar, i ruan shenjat e emocioneve të personazheve. Duke iu përmbajtur këtij modeli dhe këtij stili, poeti vë në tekstin e tij format e dendura apo të shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat, por si mbindërtim, rëndom më fuqishëm

– në trajtën e urimeve dhe të mallkimeve.

Një nga figurat zotëruese të poemës është hiperbola me të cilën poeti përshkruan ngjarjet dhe pamjen fizike të personazheve. Kjo figurë është ndërtuar rëndom duke marrë për bazë krahasimin.
Faqe tronditëse të poemës janë ato ku bashkohen dhe harmonizohen veprimet epike me shpërthimet lirike dhe me lirinë e imagjinatës së autorit, duke krijuar kështu një dramacitet të fuqishëm. Të tilla janë këngët që ndërlidhen me heroinën letrare – Tringën.

Këtu bashkohen idealet e poetit: trimëria dhe atdhetarizmi deri në flijim; bukuria dhenjomësia që rrezatojnë dashuri; pasqyrimi i moralit të femrës shqiptare dhe tragjizmi i saj. Të gjitha këto lidhen në një orkestrim të habitshëm e të magjishëm të natyrës.

Në veprat e tij epike, poeti manifestoi një forcë të madhe lirike, ngase atje kishte mundësi. Vetëm mjedisi shqiptar i krijonte mundësi poetit të shfaqte shpërthimet personale, si karakteristika të lirikës së tij. Poeti u mbështet në modelin e Këngës së Gjergj Elez Alisë. Në këngën e Fishtës veprimi është invers: i sëmuri (vëllai) vdes dhe mbetet Tringa (motra), e cila mbron nderin, pragun, bukurinë e saj të paprekur, virgjërinë dhe botën poetike të Fishtës.

Në këtë mënyrë, ajo i dorëzohet jo vdekjes, por pavdekësisë. Ajo që ndodh më tej me Tringën, është endje e imagjinatës së poetit në botën e mitologjisë shqiptare. Heroina shkon te simotrat e saj –zanat.
Cikli i këngëve për këtë heroinë zbulon mënyrën se si poeti e ndërton Lahutën e malësisë: ngjarja apo ndodhia reale, me anë të frymëzimit lirik, kalon në shkallën e përgjithësimit dhe të idealizimit. Çdo gjë që është burimore shqiptare ngrihet në nivelin e përjetësisë, si kërkesë morale, jetësore dhe artistike e poetit. Një portretizim të tillë fizik dhe moral të bukurisë me anë të figuracionit popullor, poeti e bën pikërisht te personazhi i Tringës.

Sipas disa studiuesve, kryevepra e Fishtës, Lahuta e Malcis, është e papërsëritshme në letërsinë shqiptare. Ajo pasqyron në mënyrë të sistemuar kulturën dhe historinë autentike të shqiptarëve me anë të shprehjeve të pasura gjuhësore, si dëshmi e jetës shqiptare edhe në lëmin e gjuhës.
Vargu i poemës, tetërrokëshi i ngjashëm me vargun më të njohur popullor, ndikoi që poema të fitojë një popullaritet të shpejtë.

Vepra ka një histori të gjatë shkrimi dhe leximi që kanë ndikuar te njëra-tjetra. Këngët e para të poemës autori i botoi si këngë popullore. Por, lexuesi i priti ato më me endje se krijimet e tjera të tij. Me fjalë të tjera, shija e lexuesit, u bë frymëzim shtesë që autori ta vazhdojë dhe ta përfundojë veprën. Mirëpo, Fishta nuk do të ishte i madh, sikur të mos e tejkalonte shijen e kohës. Në këngët popullore, poeti gjeti vetëm modelin e komunikimit, ndërkaq këndvështrimi për qenësinë shqiptare është i vetë poetit.

Në poemën epike, Lahuta e malësisë, kemi personazhe historike si: Oso Kuka, Ali Pashë Gucia, Abdyl Frashëri, Marash Uci, Çun Mula, Haxhi Zeka, Pater Gjoni, Bec Patani, Tringa, Dedë Gjon Luli. Fishta na jep edhe figura historike të huaja si: Franc Jozefi i Austro-Hungarisë, Vilhelmi i Gjermanisë, Krajli i Inglizit, Regji i Italisë etj.

Përballë tyre, autori i poemës na jep figurat historike të palës kundërshtare, si: knjaz Nikolla, Mark Milani, Vulo Radoviqi, Mil Spasi, Mehmet Ali Pasha, Abdullah Pashë Dreni, Turgut Pasha; cari i Rusisë, kreu i Francës etj. Poeti na i jep në poemë edhe figurat mitologjike: Ora e Shqipnisë, Ora e Bardhë e Trojanit, Zana e Durmitorit, Zana e Miliskaut, Zana e Veleçikut, Zana e Madhe, Zana e Frymëzimit, Ora e Durmitorit, dragonjtë, kuçedra etj.

Për poemën mund të nxirren disa konstatime por edhe ca dilema, si:

- Uniteti i poemës duhet gjetur te fryma e kombit e cila ka bashkuar njerëz, fakte dhe ngjarje të Rilindjes deri në pavarësi;
- Mjetet artistike për krijimin e poemës janë marrë, qoftë nga eposi i lashtë shqiptar, qoftë nga tradita homerike;
- Mbështetja e poemës në eposin e lashtë duhet kërkuar në motivet tradicionale që i përshtaten lëndës bashkëkohore, në mendësinë kanunore që i përshtatet më së miri mendësisë bashkëkohore, duke himnizuar besën dhe burrërinë me gjuhën burrërore të Këngëve të kreshnikëve;
- Lidhjen me traditën homerike të Lahutës fishtiane duhet kërkuar në situatat e veçanta të kënduara në poemë me figuracion dhe përmasë homerike;
- Bota mitologjike e poemës duhet studiuar në dukurinë funksionale të saj: zanat dhe qeniet e tjera të mitologjisë sonë (Lugati, Kulçedra, Dragoi etj.) a janë te Fishta me funksionin që kanë hyjnitë te Homeri, ku njerëz, fakte dhe ngjarje shpesh varen prej kapricave të hyjnive;
- Figuracioni, a i ka ato përmasa hiperbolike siç e kërkon epika tradicionale dhe siç e kanë Këngët e kreshnikëve, ku topuzi ngulet 12 pash nën dhe, dhe 12 pash përpjetë ngrihet pluhuri.

Parimet nga të cilat u udhëhoq poeti për krijimin e epopesë së shqiptarëve janë njësintezë e poetikës aristoteliane me shkollën romantike të Evropës perëndimore të shekullit XIX.[6] Duke qenë se Fishta bazohet te klasikët greko-romakë, poema epike e tij Lahuta e Malcis është vepër neoklasiciste[7]
Vargu epik i Fishtës këmbehet me pasazhe lirike pa më të voglin kufizim dhe si tablotë rrëqethëse tragjike që mbizotërojnë në vepër, filtrohet në të, një ironi e hollë.

Përveç konfliktit shumëpalësh, që herë zgjerohet e herë qendërzohet dhe subjektit të pasur me episode dramatike, në poemë veprojnë edhe qindra personazhe të individualizuara që e shpalosin karakterin e tyre me veprime heroike, përballë kundërshtarëve dhe krahas bashkëluftëtarëve e qenieve mitologjike. Fati i tyre është i përcaktuar historikisht, manipulohet nga mbretër e diplomatë, mbrohet ose braktiset nga Orët e Zanat dhe në çastin e fundit, ndodhet në dorën e vetë atyre, pikërisht si fati i atdheut.

Këndej buron ndoshta edhe mesazhi më optimist i eposit fishtian. Mesazhi i poetit është mesazh i krijuesit artistik të frymëzuar nga Zana mitologjike, mesazh i përjetimeve vetjake nga kontaktet me thellësitë e shpirtit njerëzor të një fisi që ka mbetur i pacenuar prej ideologjive të huaja. Ky mesazh optimist vjen si një ndjenjë që përftohet nga skajshmëritë e dhimbjes dhe të krenarisë, të zhgënjimit dhe të kokëfortësisë, të pasionit dhe të stoicizmit, të arsyes dhe të instinktit, të qytetërimit dhe të primitivizmit.

Trajta tregimtare, e gërshetuar me dialogje të gjata, i mundëson poetit të përcjellë një informacion të gjerë etnografik dhe një dendësi të thellë mendësish kontradiktore. Përshkrimet e dhjetëra betejave me hollësi tronditëse janë tabllo të gjalla, ku vijnë në kontrast ngjyrat natyrore të peizazhit në orë të ndryshme të ditës apo të natës, të ngjeshur me ngjyrën e kuqe të gjakut, që kullon nga kokat e prera dhe nga baruti i djegur, përzier me kundërmim kufomash kundërshtare.

Betejave të individualizuara u paraprijnë kuvendet e trimave, debatet e diplomatëve, prapaskenat e mbretërve, të shfaqurit e qenieve mitologjike, që për nga veprimet dhe gjykimet, me të madhe u ngjajnë njerëzve.

Komente mbi librin

"...Fishta zë fill me njësinë e vogël të fisit për të mbaruar te njësia më e madhe e kombit, ia fillon me bariun e moçëm Marash Ucin dhe mbërrin te Abdyl Frashëri në Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas përpjekja e tij të zgjerojë dalëngadalë botën në një brendi më fort nacionale, të ngrejë kështu veprën në sferën kombëtare.

Kështu vepra e tij ka marrë karakterin e një eposi kombëtar...duke qenë njëkohësisht në një farë kuptimi edhe një epos ballkanik. Një dritë jete homerike shkëlqen mbi veprën e tij: si në dukje të zanave që u përngjajnë Dianës e Atenës... Gjergj Fishta është bërë, sidomos në Lahutën e malcis, përfaqësuesi më i parë i literaturës së sotme shqiptare."

Eqrem Çabej

"Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar, ky është si të thesha "monopoliteti" gjenetik i artit të Fishtës, kështu do t'i thesha me dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka falur ky vigan i kombit..."

Lasgush Poradeci

"Tetërrokëshi i ngadalshëm e vrap e vrap, si e lyp zjarri i zemrës, asht i premë për poemë epike. Me këtë ritëm janë pre ngjetmi e pashoq fishtian, thërrmënitë e forta, uratat e mallkimet..."

Kostaq Cipo

"Lahuta e at Fishtës shfaq ndjesitë më të thella dhe karakteristikat më të kristalizuara që i ruajti raca shqiptare përmes shekujve plot shtrëngata... Shqipëria e tërë përfshihet e dehur nën vargjet e kësaj Lahute, e cila bëhet pronë kombëtare, mish e gjak, ndjenjë e mendim i përbashkët."

Sterjo Spasse

"Tue lexue Lahutën e tij, përplot me teprica kangësh rapsodike të pa emën, të duket se je tu e vështrue popullin shqiptar kah i këndon vedvetit, me fjalët e Fishtës, ma të kulluetën kangë, e cila shpërthen nga një gjak misterioz, që rrjedh në zemrën e tij ilire."

Ernest Koliqi

"Atë Fishta është marrë me secilën gjini letrare dhe në të gjitha ka qenë i suksesshëm. Mirëpo, jashtë Shqipërisë ai është i njohur vetëm si autor i Lahutës së malcis – një epope pastorale e kalorësiake, përkthimi gjerman i së cilës, i botuar në Lajbcig para disa vitesh, të lë një përshtypje të dobët, meqë nuk ka qenë e mundur të përkthehet muzika e ritmit të Fishtës dhe koloriti i tij verbal."

Faik Konica

"Shqiptari nuk ka nevojë t'i krijojë vetes një histori për me u afirmua. Bota e Lahutës së malcis asht shfaqja më e sigurt e shpirtit të tij heroik e fisnik".

Viktor Volaj

"Me gjeninë e tij, Fishta ka ditur ta shfrytëzojë me plot fantazi thesarin e popullit dhe duke i shtuar atij trillin e vet krijues, ka arritur në majat më të larta të artit poetik të letërsisë sonë."

Vehbi Bala

"Fishta, çmos kurni shkrimtari tjetër të Rilindjes sonë, aq i hini shpirtit shqiptar, që në fund të fundit ishte dhe shpirti i tij... Fishta këndohej pa ditë se si i thojshin emnit: këndohej pse në kangë të tija ishte shqiptari: shqiptari në doke, në kanu, në mitologji, në folklor, në aspirata, në jetë, në luftë e në ngadhënjime... Shqiptari pa Lahutë asht pa epokë kombëtare: Lahuta pa shqiptarë asht pa subjekt."

Daniel Gjeçaj

"Vargjet e Lahutës mund t'i lexosh në fillim, në mbarim, në mjedis apo në çdo mëngjes para se të fillosh punën ditore. Ato të japin fuqinë e jetës, fuqinë e punës, sepse mobilizojnë të gjitha ndjenjat e shpirtit... Aq shumë imponohet kjo vepër, saqë disi kurrë më nuk e heq nga dora... Poeti ka arritur të mishëronte të gjitha ligjshmëritë artistike në poezinë popullore, sidomos në përdorimin e figurave stilistike të krahasimit dhe të metaforës."

Engjëll Sedaj

"Nga poezia gojore Fishta mësoi dhe shfrytëzoi atë që kuptimisht ishte më e rëndësishme, artistikisht më e vlershme dhe me mundësi ndikimi estetik më të madh, por çdo gjë duke ia nënshtruar sistemit të vet krijues, asimilimit në shkallën dhe mënyrën më të lartë, qoftë edhe atëherë kur në të parët fitohet përshtypja se në veprën e vet ka futur pjesë të tëra të poezisë gojore."

Anton N. Berisha

"Te Fishta ndihet një vargëzim në të njëjtën masë sa poeti erudit, aq edhe rapsodi popullor, që di të krijojë me dorë të sigurt dhe shije të rrallë artistike orkestrimin e muzikalitetit të vargjeve dhe të verbit të tij të pashtershëm poetik."

Gjergj Zheji

"Ai hyri aq thellë në shpirtin e këngëtarëve të maleve shqiptare dhe diti të karakterizojë në mënyrë të dhimbshme dhe të sigurt artin, botën ideale e gjithëmbarësisht të gjitha veglat e armët e rapsodëve që gjenden edhe ndër më të skajshmet krahina të maleve. Vetëm ai që gjendet në mes të kësaj bote mund të ndiente aq thellë zemrën e të rrahmen e diellit të këngëtarit kombëtar shqiptar, mund të kuptonte aq mirë e qartë mendimin e tij."

Norbert Jokli

"...Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës, jo vetëm se ka rëndësi në pikëpamje artistike, por edhe pse ajo, por si vena e mirë, sa ma shumë vjet që të kalojnë aq ma vlerë merr, duke qenë se ajo është pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave, e përpjekjeve, e luftës dhe vdekjes së shqiptarëve: me një fjalë, Lahuta asht shprehja më e qartë e dokeve të fshatarëve, banorëve të Maleve të Veriut.

E prej se doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm ka për t'ia ditë për nder më dhjetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit, i cili në Lahutë të Malcis na la një ritrat të Shqiptarit, të përshkruar nga goja e dëshmitarëve njëkohorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e shekullit XX me atë ndryshim të vogël, që shqiptari pësoi ç'prej kohërave të largëta të iliro-trakëve."

Maksimilian Lamberc

Marrë nga Fryma.Blogspot.com

Detajet e librit
SKU001173

Të dhënat

Autori
At Gjergj Fishta

Referencat specifike

isbn
97899943387
ean13
97899943387
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Gegërishtja verilindore, Xheladin Gosturani

Një studim i tillë i mirëpritur dhe deri më sot i munguar nuk do kuptuar thjesht si një inventar të dhënash dialektore, por si një burim i pakohë të dhënash që na mundësojnë vendosjen në kohë e në hapësirë të teksteve tona të vjetra filologjike
1 200 Lekë
More

Botuesi: Reklama

Lahuta e Malsisë, At Gjergj Fishta

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini, Ebook

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
480 Lekë
More

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...
500 Lekë
More

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...
2 100 Lekë
More

Referenca: SKU001547

Botuesi: UEGEN

Lahuta e Malësisë, varianti i plotë, Gjergj Fishta

"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet...
800 Lekë
More

Referenca: SKU001596

Botuesi: Te tjere

Princi i vogël (1 book + 2 CD audio), Antoine De Saint-Exupery

"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001140

Botuesi: Botime Franceskane

Mrizi i Zanavet, At Gjergj Fishta

Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941.
400 Lekë
More

Referenca: SKU001547

Botuesi: UEGEN

Lahuta e Malësisë, varianti i plotë, Gjergj Fishta

"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet...
800 Lekë
More

Referenca: 2501

Botuesi: Toena

Lahuta e Malcis, Gjergj Fishta

"Lahuta e Malcis" është pasqyrë e vetëdijes historike kombëtare të Poetit, e vlerave tradicionale të malësisë të dhëna në përmasa legjendare; vepra ku gjallon jeta e një etnie të lashtë, me tradita heroike, me zakonet dhe mendësitë e ngurosura të një shoqëtie patriarkale.
900 Lekë
More