Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Lahuta e Malsisë,  At Gjergj Fishta
  • Lahuta e Malsisë,  At Gjergj Fishta

Lahuta e Malsisë, At Gjergj Fishta

Reklama

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lahuta e Malsisë

Origjinali: Lahuta e Malsisë

Gjinia: Poemë

Autori: At Gjergj Fishta

Shtëpia botuese: Reklama

Viti: 2011

Fq. 463

Pesha: 0.495 kg

ISBN: 978-9928-125-10-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit. Këngët e tjera mbulojnë periudhën e revolucionit të xhonturqve, i cili në fillim u ngjalli shpresa nacionalistëve shqiptarë për një autonomi, si dhe luftërat ballkanike të viteve 1912 dhe 1913, që çuan në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Lahuta e Malcis, me synimin që të bëhej epope kombëtare, e kapërcen stilin baladesk të De Radës dhe tregimin historik të Naimit, duke u derdhur me një vrull epik dhe dramatik. Duke qenë se poema u shkrua për një kohë të gjatë, ajo nuk e ka të njëjtën fuqi në çdo këngë veç e veç, ashtu siç nuk ka dhe një strukturë të lidhur në vazhdimësi.

Detajet e librit
Reklama
9789928125101
9789928125101
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001596

Botuesi: Te tjere

Princi i vogël (1 book + 2 CD audio), Antoine De Saint-Exupery

"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Andrra e Pretashit, Anton Harapi

Po mbushen 15 vjet qëse n'atdhe po shkrimbet në gjak çdo shkundi lirijet. Apostujt e pendës u zhdukën dalë – kadalë prej dekës së shpejtuese a prej plumbit vëllavras. Shkrimtarët tjerë, qi pështuen si i mbytuni, të cilin rastësisht e qet vala m'anesh e qi sot bajnë hije, të strukun, në tokë të Parëvet, vuejnë robin fizike e morale nën çekanin e kuq e...
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...
1 890 Lekë 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001028

Botuesi: Te tjere

Hija e Maleve, Ernest Koliqi

Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
405 Lekë 450 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000993

Botuesi: Dituria

Juvenilia dhe vjersha te tjera, Ndre Mjeda

Në këtë poemë shoqërore – psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti.
342 Lekë 380 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001173

Botuesi: Botime Franceskane

Lahuta e Malcis, At Gjergj Fishta

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.
720 Lekë 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001547

Botuesi: UEGEN

Lahuta e Malësisë, varianti i plotë, Gjergj Fishta

"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet...
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Reklama

Mrizi i Zanave, Gjergj Fishta

Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje