Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Hakmarrja, Tom Bower
  • Hakmarrja, Tom Bower

Hakmarrja, Tom Bower

Living

Të çoroditur nga publiciteti i shkëlqyer i Saseksëve, pak e kuptojnë Megan Markëllin e vërtetë. Çfarë e pret atë më pas? Dhe çfarë ka ndodhur me familjen në të cilën ajo u martua? A mund ta rikthejnë Uindsorët reputacionin e tyre?

1 300 Lekë
1 170 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hakmarrja
Origjinali: Revenge
Kategoria: Biografi
Autori: Tom Bower
Perktheu: Xhimi Lazri
Botues: Livig
Viti: 2023
Fq. 492
Pesha: 0.700 kg
ISBN: 978-9928-338-61-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Trajektorja e Megan Markëllit nga aktore e panjohur në ikonë botërore është e jashtëzakonshme. Pas një fëmijërie të kaluar në sheshxhirimet e Hollivudit, ajo luftoi për t’u bërë një yll. Po edhe kur e mori rolin e rëndësishëm, ëndrra e saj e përjetshme për t’u bërë e famshme ishte ende e pakapshme. Në vitin 2016 krijoi fundin e përrallës së saj: magjepsi princin. Më në fund, bota ishte skena e saj.

Familja mbretërore britanike besonte se suksesi marramendës i dasmës së Saseksëve, i ndjekur dhe i festuar në mbarë botën, ishte fillimi i një epoke të re për Uindsorët. Megjithatë, brenda një viti të trazuar, ëndrra u kthye në makth. Si pasojë e fushatës së turpshme “Megxit” dhe intervistës së Oprah Uinfrit, fati i familjes mbretërore duket vazhdimisht i kërcënuar.

Publiku mbetet në mëdyshje. Suksesi i Meganit është lëvduar, por ka sjellë edhe hutim e indinjatë. Të çoroditur nga publiciteti i shkëlqyer i Saseksëve, pak e kuptojnë Megan Markëllin e vërtetë. Çfarë e pret atë më pas? Dhe çfarë ka ndodhur me familjen në të cilën ajo u martua? A mund ta rikthejnë Uindsorët reputacionin e tyre?

Pas një sërë kërkimesh, burimesh ekspertësh dhe intervistash të personave të brendshëm që nuk kanë folur kurrë më parë, Tom Baueri, biografi investigativ britanik, zgjidh rrjetën e ngatërruar të dramës në sallën e gjyqit, të politikës oborrtare dhe të ëndrrave të penguara të fëmijërisë, për të zbuluar një histori mahnitëse dashurie, tradhtie, sekretesh dhe hakmarrjeje.

Detajet e librit
9789928338617
9789928338617
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Historia ime, Edward Snowden

Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur. 
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.
945 Lekë 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dukagjini

Vepra e saj, Alketa Xhafa Mripa

“Vepra e saj” përmbledh historitë personale të 100 pioniereve të Kosovës, që me mund të madh dhe vullnet të palëkundur e çuan përpara ëndrrëm e tyre – ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në të gjitha hallkat e shoqërisë kosovare, që nga artet, arsimi, shëndetësia,...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...
2 700 Lekë 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Faik Konica, përlindësi modern, Fotaq Andrea

Këto Fletore Koniciane kanë për bosht qendror tipiken e Rilindësit Faik Konica: europianizimi dhe moderniteti i kombit shqiptar, si komb nga më të lashtët në kontinentin e vjetër, me identitet e vitalitet historik që meriton, pas shekujsh të tërë qëndrese e mbijetese, vendin e vet në familjen e bashkuar europiane.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Brizhitë Makron, E dëlira, Maëlle Brun

Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. 
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Musine, muza ime

Të qëndroja e fshehur, e pa dukur dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të dy të rinjve. Prej frike, të larguar prej njerzis do t'më këputnin, do të dhurohesha te njëri-tjetri për shenjë kujtimi.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Autobiografia e Malkolm X

Libri më i rëndësishëm që kam lexuar ndonjëherë. Ai ndryshoi mënyrën time të të menduarit. Ndryshoi mënyrën time të të vepruarit. Më ka dhënë kurajën që unë nuk e dija se flinte brenda meje. Unë jam njëri prej atyre qindra mijëra njerëzve jeta e të cilëve ka ndryshuar për mirë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Jozef

Mirush Kabashi: Sokrati shqiptar, Driada Dervishi

Monografia i kushtohet aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi. Në të pasqyrohet jeta dhe veprimtaria e tij nga fëmijëria deri ke roli i fundit. Dr.Driada Dervishi na njeh dhe me detaje të panjohura më parë për aritistin të shoqëruara me fotografi.
4 500 Lekë 5 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.
720 Lekë 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000271

Botuesi: Botimet Dudaj

Detyre mbreterore, Paul Burrell

Ai ishte maxhordomi i preferuar që krijoi një marrëdhënie të rrallë me Mbretëreshën. Ishte kryeshërbëtori të cilin Princesha e Ueilzit e quante "shkëmbi im" dhe "i vetmi njeri të cilit mund t'i besoj". U akuzua për vjedhje dhe, pas ndërhyrjes shumë të rëndësishme të sovranes, u shpall i pafajshëm.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe