Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
945 Lekë 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
amerikani tony blair, james naughtie
  • amerikani tony blair, james naughtie

Amerikani Tony Blair, James Naughtie

SKU000269
Botimet Dudaj

Marrëdhënia e Toni Blerit me Amerikën është një nga historitë më tërheqëse të kohës sonë. Ai është kryeministri që duke u lidhur me Xhorxh Bushin vuri në rrezik të ardhmen e tij politike në Britani, por njëkohësisht u kthye në një hero për shumë amerikanë që pas 11 Shtatorit.

800 Lekë
720 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Amerikani Tony Blair, Bler dhe Bush marrëveshja për Irakun
Gjinia: Histori
Autori: James Naughtie
Shqipëroi: Enkeleida Haxhinasto
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq. 240
Pesha: 0.28 kg.

Mbi librin

Marrëdhënia e Toni Blerit me Amerikën është një nga historitë më tërheqëse të kohës sonë. Ai është kryeministri që duke u lidhur me Xhorxh Bushin vuri në rrezik të ardhmen e tij politike në Britani, por njëkohësisht u kthye në një hero për shumë amerikanë që pas 11 Shtatorit.

Në këtë histori të jashtëzakonshme e magjepsëse, autori James Naughtie pyet përse Bleri hyri në zemrat e amerikanëve, përse ai iu përgjigj atyre në atë mënyrë, cilat do të jenë pasojat për Britaninë, politikën dhe liderët e saj.Toni Bler e shndërroi "marrëdhënien e veçantë" në një "histori dashurie". Miqësia e tij me Bill Klintonin ishte e ngushtë, e megjithatë ai e kapërceu ndarjen politike duke e përqafuar Xhorxh W. Bushin me të njëjtën ngrohtësi.

Me njohuritë e tij të pakrahasueshme, si dhe duke përdorur dëshmitë e një rrethi të gjerë miqsh të ngushtë, Xhejms Naughtie zbulon rrënjët e obsesionit amerikan të Blerit.Por ky respekt i thellë ka koston e tij. I sulmuar nga anëtarët e pabindur të partisë së tij dhe duke humbur gjithnjë e më tepër besimin e elektoratit, Bleri shihte reputacionin e tij brenda vendit të tretej teksa arrinte qiellin tek republikanët e Bushit.

Pra, përse e ka rrezikuar ai të ardhmen e tij politike në këtë mënyrë? Si ishte e mundur që një politikan që e solli në pushtet një parti dikur socialiste e betuar, arriti të bashkohej me neokonservatorët amerikanë? Përse vendosi ai që në një Evropë krejtësisht mosbesuese ndaj një imperializmi të ri amerikan, ta kthente shikimin me vendosmëri përtej Atlantikut?

Ç'mendonte në të vërtetë për Amerikën lideri i nderuar nga Kongresi e i përkëdhelur nga Shtëpia e Bardhë? Si do ta shpjegonin demokratët lidhjen e mikut të tyre të vjetër me administratën e Bushit?

Një partneritet "jashtë rregullave"Aleanca ndërmjet Xhorxh W. Bushit dhe Toni Blerit është më e çuditshmja e shekullit dhe një nga më të fuqishmet. Kjo fuqi vjen pjesërisht nga veçantia e kësaj aleance, sepse këta dy liderë herë pas here janë befasuar e trullosur aq shumë nga kjo marrëdhënie, saqë e kanë ushqyer atë edhe më tepër.

Por ky partneritet është gjithashtu një nga më përçarësit e kohëve tona.Lufta në Irak i vuri kundër aleatëve të tyre të vjetër dhe tronditi Lindjen e Mesme. Ata sfiduan Kombet e Bashkuara dhe përçanë Evropën, duke u ngatërruar në një pushtim të cilin e konsideronin si pjesë të një lufte më të gjerë, që mund të zgjaste për vite me radhë. Vetë NATO-ja, mishërimi i aleancës perëndimore për më tepër se gjysmë shekulli, u turbullua dhe u ndie e pasigurt nga sfida që ata i bënë kredos së saj të veprimit të përbashkët.

Ata folën përsëri për "të mirën dhe të keqen", formulën e thjeshtë që disa menduan se ishte fashitur bashkë me Luftën e Ftohtë. Bushi dhe Bleri e nxorën këtë formulë nga rrënojat e 11 Shtatorit dhe e përdorën në përpjekjet e tyre për të riformuar marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kjo aleancë ka qenë tepër personale. Që në lëvizjet e para të ngathëta e nervoze pas zgjedhjes së Bushit, e deri te marshimi i paepur drejt luftës në Irak, ky partneritet i shkeli të gjitha rregullat. Një president republikan dhe një kryeministër laburist, njëri i nxitur nga një komitet drejtues neokonservator, i cili kërkonte t'u jepej fund standardeve të mëparshme për arritjen e konsensusit ndërkombëtar dhe tjetri i kundërshtuar nga partia dhe elektorati...

Detajet e librit
SKU000269
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Historia ime, Edward Snowden

Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur. 
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Faik Konica, përlindësi modern, Fotaq Andrea

Këto Fletore Koniciane kanë për bosht qendror tipiken e Rilindësit Faik Konica: europianizimi dhe moderniteti i kombit shqiptar, si komb nga më të lashtët në kontinentin e vjetër, me identitet e vitalitet historik që meriton, pas shekujsh të tërë qëndrese e mbijetese, vendin e vet në familjen e bashkuar europiane.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880, Edward Frederick Knight

Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet...
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci, Arshi Pipa

Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Të panjohurat e Linkolnit, Dale Carnegie

Përfundimisht, mora zjarr dhe vendosa të shkruaj vetë një libër për Linkolnin. E dija që nuk kisha shtysën, temperamentin, kualifikimin apo aftësinë e nevojshme për të prodhuar një libër me nivel në dobi të studiuesve dhe historianëve.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Rrugëtimi im, Pashk Përvathi

Në rrugën për t’u ngjitur jam rrëzuar disa herë, por nuk jam dorëzuar. Kjo ngjitje ka qenë e mundimshme, por drita, më në fund, është parë... Në këtë rrëfim të jetës sime, të hedhur në këtë libër, mos prisni penën e shkrimtarit. Unë nuk di të shkruaj si ata. Madje, as pretendimin nuk e kam të tillë, sepse për mua kjo është e pamundur. Por një gjë di t’jua...
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Letër babait, Franz Kafka

Gjithçka është faji i babait: nëse kam shqetësime prej seksualitetit, nëse nuk arrij të martohem, nëse shkruaj, nëse nuk mund të shkruaj, nëse rri kokëulur në këtë botë, nëse kam qenë i detyruar të ndërtoj një botë tjetër, tërësisht shkretëtinore. Ndërkaq, kjo letër, është shumë e vonuar.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001458

Botuesi: Te tjere

Shansi i fundit i Amerikës, Zbigniew Brzezinski

"Shansi i fundit- kriza e superfuqisë amerikane dhe islami" është një vlerësim i paanshëm dhe që nuk kursen askënd, se si tre presidentët përmbushën në mënyrë të njëpasnjëshëme, për herë të parë në histori, përgjegjësitë e liderit botëror dhe se si kjo përmbushje ishte ndikuar prej stileve personale të secilit prej tyre
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar