Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Shansi i fundit i Amerikes, Zbigniew Brzezinski
  • Shansi i fundit i Amerikes, Zbigniew Brzezinski

Shansi i fundit i Amerikës, Zbigniew Brzezinski

SKU001458
Te tjere

"Shansi i fundit- kriza e superfuqisë amerikane dhe islami" është një vlerësim i paanshëm dhe që nuk kursen askënd, se si tre presidentët përmbushën në mënyrë të njëpasnjëshëme, për herë të parë në histori, përgjegjësitë e liderit botëror dhe se si kjo përmbushje ishte ndikuar prej stileve personale të secilit prej tyre

9,25 GBP
8,33 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shansi i fundit i Amerikës. Kriza e superfuqisë amerikane dhe islami
Origjinali: Second chance. Three presidents and the crisis of American superpower
Gjinia: Histori, gjeopolitikë, aktualitet
Autor: Zbigniew Brzezinski
Shqipëroi: Vladimir Bregu
Shtëpia botuese: Helga's Secret
Fq. 232
Pesha: 0.3 kg
ISBN: 978-9928-4022-1-9

Mbi librin

"Shansi i fundit- kriza e superfuqisë amerikane dhe islami" është një vlerësim i paanshëm dhe që nuk kursen askënd, se si tre presidentët përmbushën në mënyrë të njëpasnjëshëme, për herë të parë në histori, përgjegjësitë e liderit botëror dhe se si kjo përmbushje ishte ndikuar prej stileve personale të secilit prej tyre. Zbigniew Brzezinski, komentatori më i shquar i SHBA-së për çështjet e jashtme, nxjerr përfundimin se SHBA kanë çuar dëm një sasi të madhe fuqie dhe prestigji.

Asnjë president nuk i shpëton kritikës, ndonëse faji nuk u nda per ta në mënyrë të njëjtë. Brzezinski e mbyll librin duke e këshilluar Amerikën se si ajo mund të fitojë staturën e saj botërore në erën e sotme të zgjimit politikm botëror.

Koment nga botuesi

Frytet e këshillave të këtij libri duken në veprimet e sotme të Presidentit Barak Obama, i cili mbylli menjëherë famëkeqin burg të Guantanamos; largoi trupat e SHBA-së nga Iraku dhe po përpiqet të ndërtojë ura komunikimi me Islamin, si një faktor kyç në lojën e gjeopolitikës botërore të shahut.

Një re e zymtë, në të kundërt, mund t'i mbulojë interesat euro-atlantike: aleanca ruso-kineze-indiane, e këtyre fuqive të mëdha bërthamore, mund të nënshtrojë vende të tilla në rajonin e Azisë me fytyrë nga Perëndimi dhe vlerat e saj politike si: Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani dhe të joshin ekipet sunduese ne vendet e Islamit në pikëpamjen politiko-ekonomike. Kështu mund të krijohej një aleancë e madhe anti-perëndimore Euro-Azi-Lindje e Mesme.

 

Detajet e librit
Te tjere
SKU001458
9789928402219
9789928402219
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Monstrat, Simon Sebag Montefiore

Monstrat është përzgjedhje e karaktereve më djallëzorë dhe krimeve më përçudnuese të historisë botërore, e historianit mjaft të njohur, Simon Sebag Montefiore. Këtu strehohen perandorë gjakatarë dhe vrasës, tiranë dhe tradhëtarë të marrosur, pushtues gjakpërlyer, kanibalë të prishur, joshëse të pamëshirshme, inkuizitorë mizorë, fanatikë revolucionarë.
13,32 GBP 14,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, Jacques Le Goff

Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Miti i Kombeve, Patrick Geary

A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e...
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Një grua në Berlin

Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 9789928846020

Botuesi: Botart

Familja Nobel, Bengt Jangfeldt

Në vitin 1917 kur shpërtheu Revolucioni bolshevik perandoria industriale e familjes si dhe pasuria e tyre e madhe personale u zhduk sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë. Si rezultat atyre iu desh të arratiseshin nga vendi ku kishin qenë aktiv për 80 vjet dhe të ktheheshin në Suedi.
16,65 GBP 18,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kjo është Kina, Artan Goga

Vendet janë si njerëzit, kanë të mirat dhe të metat e tyre. Por ky është një libër kryesisht për të bukurën me të cilën Kina, vendi me një ndër qytetërimet më të lashta në botë, është e bekuar me shumicë.
4,00 GBP 4,44 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001690

Botuesi: Te tjere

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.
13,32 GBP 14,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002062

Botuesi: IDK

Globalizimi i Islamit, Olivier Roy

Me përhapjen e islamit në mbarë botën është bërë vështirësisht e dallueshme lidhja që bashkon një fe me një shoqëri a një territori të caktuar. S'duhet harruar se sot, kryesisht në sajë të emigracionit, pothuajse një e treta e të gjithë myslimanëve jetojnë në vende ku ata përbëjnë një pakicë.
5,41 GBP 6,01 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2739

Botuesi: Tirana Times

Vizion Strategjik, Zbigniew Brzezinski

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t'i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ka mbaruar