Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Gjeneral De Gol, Eric Roussel
  • Gjeneral De Gol, Eric Roussel

Gjeneral De Gol, Eric Roussel

2214
Botart

Asgjë nuk është më e keqe për Europën se sa një hegjemoni amerikane që na mbyt, që na pengon të jemi vetvetja dhe që të merremi vesh me Lindjen... Europa nuk është si një tryezë e shtruar: mishi i pjekur është Franca dhe Gjermania; me pak garnitura sallatash përreth është Italia, ndërsa pijet janë Beneluksi...

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gjeneral De Gol, historia e jashtëzakonshme e liderit të Francës modern
Origjinali: De Gaulle
Gjinia: Histori
Autori:Éric Roussel
Shqipëroi: Eqerem Gaxholli
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2012
Fq. 314
Pesha: 0.42 kg
ISBN: 978-9928-116-21-0

Koment nga De Goli

"Asgjë nuk është më e keqe për Europën se sa një hegjemoni amerikane që na mbyt, që na pengon të jemi vetvetja dhe që të merremi vesh me Lindjen... Europa nuk është si një tryezë e shtruar: mishi i pjekur është Franca dhe Gjermania; me pak garnitura sallatash përreth është Italia, ndërsa pijet janë Beneluksi... Pengu i jetës sime është që nuk bëra monarki, që nuk pati një anëtar të vetëm të Shtëpisë së Francës për këtë. Në fakt, unë kam qenë një monark gjatë dhjetë vjetëve. Vetëm unë pata një politikë franceze..."

Komente mbi De Golin

"De Goli është padyshim figura më e shquar e historisë franceze të shekullit të XX – të. Emri dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me momente të tilla sikurse ishin gjendja kritike në prag të Luftës së Dytë Botërore, organizimi dhe udhëheqja e rezistencës franceze kundër pushtuesit fashist dhe kolaboracionistëve, veprimtaria e qeverisë së koalicionit në kushtet e përfundimit të Luftës dhe fill pas saj, mënjanimi i krizës së Republikës IV, reformimi i strukturave dhe krijimi i shtetit modern francez, që njihet ndryshe Republika V. Në ato momente, koha kërkonte guxim, vendosmëri dhe optimizëm për të ardhmen. Koha kërkonte një figurë të shquar, një personalitet poliedrik, i cili sipas nevojave të vepronte si gjeneral me njohur të thella ushtarake, si burrë shteti dhe si diplomat që të dinte jo vetëm të organizonte dhe të drejtonte adminsitratën shtetërore, por edhe si ideolog reformator që të njihte nevojën e ndryshimeve, që të kuptonte proceset moderne të zhvillimit historik europian dhe botëror. Në këtë kuadër, De Goli padyshim ishte figura që më mirë se kushdo iu përgjigj sfidave të kohës dhe emri e vepra e tij u lidhën ngushtë me historinë franceze të viteve '30 – '60 të shekullit të XX – të."

Adem Mezini

"Kur Gjenerali De Gol, në vitin 1959, nxorri në dritën e botimit kujtimet e veta dhe foli me të (nuk dihet ende saktësisht nëse është takuar me Hoxhën apo me Zogun) rreth luftës, ai tha mendueshëm me stilografin që mbante në duar: "Anglo – amerikanët kanë bërë shumë gabime në Ballkan. Ne nuk u informuam kurrë mjaftueshëm mbi zhvillimet atje. Shqipërinë duhej ta tërhiqnim në anën tonë." Ai ngriti duart, psherëtiu dhe u përqendrua më pas në korrigjimin e kujtimeve të veta."

Lordi Widenfeld, gazetar britanik

"Gjithçka që kishte të bënte me personalitetin e tij, përfshirë edhe defektet e dukshme, ishte e një kalibri të madh, e një përmase të panjohur në Francë që prej kohës së Napoleonit."

Dejvid Brus, diplomat amerikan

"Franceze dhe francezë! Gjenerali De Gol vdiq. Franca ka mbetur e ve..."

Zhorzh Pompidu, President i Francës

 

Detajet e librit
2214
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Historitë, Herodoti

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001395

Botuesi: Te tjere

Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, H. C. Armstrong

Ky libër i kushtohet një njeriu brilant, me një mendje brilante dhe me një inteligjencë në superlativ; një njeri që donte me çdo kusht të jetonte në një tokë të lirë. Një njeri që donte të provonte forcën e ndjenjave, shijen e ëmbël të lirisë, rilindjen e kombit. 
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2188

Botuesi: Dituria

Selaniku qyteti i fantazmave, Mark Mazower

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.
170,57 SEK 189,52 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kina dhe PKK, sfidat me të cilat përballemi dhe si u përgjigjemi ne

Filozofia politike e PKK – së dhe arti i qeverisjes sigurojnë integritetin dhe sigurinë e kombit, demokraci dhe liri për të gjitha grupet etnike dhe të gjitha partitë politike duke shmangur mangësitë e regjimeve perëndimore, duke përmirësuar efektshmërinë politike dhe kapacitetin qeverisës si një shembull i shkëlqyer i politikës njerëzore.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001101

Botuesi: Dituria

Luftërat Ballkanike, Egidio Ivetic

Në këtë libër përshkruhet me realizëm gjendja në Ballkanin e viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet, si edhe drama që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë Europiane.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000321

Botuesi: Ideart

Renia e Kostandinopojes, Steven Runciman

Steven Runciman mbetet njëri prej studiuesve më të shquar të historisë së mesjetës. Veprat e tij mbi historinë e kryqëzatave janë edhe sot e gjithë ditën pika referimi të pakapërcyeshme dhe modele të popullarizimit të arritjeve shkencore.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga prishja e paqes në pushtimin e hapësirës, vol. 12, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Idioma kineze

"Idioma kineze" përfshin vetëm një pjesë të vogël, por përfaqësuese nga thesari i pafund i idiomave të gjuhës kineze. Idiomat janë një pjesë thelbësore e çdo gjuhe dhe kur është fjala te gjuha kineze, ato vlerësohen si perla të çmuara të saj.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2741

Botuesi: Dituria

Historia e Frances, Georges Duby

Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshm
213,21 SEK 236,90 SEK
More
Ne gjendje