• Banner

Stalini i ri, Simon Sebag Montefiore

I mrekullueshëm! Një kryevepër e mbushur me detaje. Një portret i gjallë psikologjik i këtij njeriu të rrezikshëm, të hijshëm dhe enigmatik.

1 400 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stalini i ri
Origjinali: Young Stalin
Gjinia: Histori
Autori: Simon Sebag Montefiore
Shqipëroi:Blendi Lami
Shtëpia botuese: Botimet 55
Viti: 2010
Fq. 564
Pesha: 0.711 kg.
ISBN: 978-99943-56-86-7

Mbi librin

Kush ishte në të vërtetë Stalini? A ka lindur nga një lidhje e jashtëligjshme? A ishte Stalini një agjent i carit apo kapo i gangsterëve të Leninit? A bie faji mbi të për vdekjen e gruas së tij? Kur filluan vrasjet?

I lindur në varfëri, i keqtrajtuar në fëmijëri, i jashtëzakonshëm në studime, ky djalosh karizmatik, por i rrezikshëm, u lëvdua si poet, u trajnua për prift, mirëpo ai zbuloi se misioni i tij ishte të bëhej një revolucionar i thekur.

Ai ishte "truri" i organizatës që kreu vjedhjen e disa bankave, zhvatje, zjarrvënie dhe vrasje. Për çudi, është zbuluar gjithashtu se ai ka qenë një feminist që ka pasur marrëdhënie me shumë femra dhe ka lënë pas një "qerre" më fëmijë të jashtëligjshëm. Në këtë libër, tregohet se si Stalini i zakonshëm u bë ai Stalin që njohim sot.

Komente mbi librin

"I mrekullueshëm! Një kryevepër e mbushur me detaje. Një portret i gjallë psikologjik i këtij njeriu të rrezikshëm, të hijshëm dhe enigmatik."

Michael Binyon, The Times

"Magjepsës! Studimi i Montefiores është i shkëlqyer. Ai zbulon një sërë detajesh të rëndësishme nga jeta e shthurur e Stalinit, duke krijuar një portretizim të paharrueshëm të një prej përbindëshave të shekullit të njëzetë."

Antony Beevor, Daily Telegraph

"Libri im më i preferuar i vitit është... Stalini i ri; kjo vepër është një biografi e mbushur me fakte të panumërta."

Andrew Marr, Books of the year, Observer

Koment nga autori

"Të gjithë të rinjtë janë njëlloj", thoshte Stalini, "pra, përse të shkruhet... rreth djaloshit Stalin?". Sidoqoftë, ai e ka pasur gabim; ai ka qenë gjithmonë i ndryshëm nga të tjerët. Rinia e tij karakterizohet nga drama, aventura dhe shumë gjëra të tjera të veçanta. Kur arriti në moshën e thyer dhe reflektoi mbi misteret e rinisë së tij, ai ndryshoi mendje.

Ai shprehej: "Nuk ekzistojnë sekrete që nuk zbulohen për çdokënd më vonë." Sipas meje, si historian që po zbulon jetën e tij të fshehtë deri në prezantimin publik si një nga ndjekësit kryesorë të Leninit në qeverinë e re sovjetike, ai kishte të drejtë në lidhje me sekretet: shumë prej tyre tashmë mund të zbulohen.

Nuk ka shumë punime në lidhje me rininë e Stalinit (duke e krahasuar me atë të Hitlerit). Kjo ka ndodhur sepse është menduar se ekzistojnë materiale të pakta. Në fakt, kjo gjë nuk është e vërtetë.

Një prurje e madhe materialesh që zbardhin fëmijërinë dhe karrierën e tij si revolucionar, gangster, poet, i rekrutuar për prift, bashkëshort dhe feminist që braktiste gra dhe fëmijë të jashtëligjshëm, kanë qenë të fshehura në arkivat e sapo hapura, veçanërisht në arkivat gjeorgjiane shpesh të nënvlerësuara.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2200

Botuesi: Helga's Secrets

Kujtime, Sergej Dmitrievic Sazonov

Libri vlen sidomos për studiuesit profesionistë të historisë, që duan të mësojnë më shumë për ngjarjet e kësaj periudhe, pedagogët, politikanët, diplomatët shqiptarë, analistët historikë si dhe lexuesit e zakonshëm të cilët kanë etje, ende, për ta zhbiriluar këtë periudhë shumë e largët e që ka lënë sigurisht vraga edhe në jetët e brezit të tyre.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Historia e Rusisë, Jevgenij Anisimov

Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Ballkani pa anë e pa fund, Fernando Gentilini

Ëndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Zjarr dhe tërbim, brenda Shtëpisë së Bardhë të Trampit, Michael Wolff

"Gënjeshtra? "Gjithçka është e vërtetë," siguron autori Michael Wolff, i cili fillimisht e ideoi librin si një vlerësim të 100 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë me synimin për ta botuar në vitin e parë të presidencës Trump por, më pas, krejtësisht papritur, pati qasje te Presidenti dhe te anëtarët më të lartë të stafit të tij, përfshirë Stiv Benon,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Një ditë Presidenti Rusvelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund të quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëherë: "Një luftë e panevojshme". Kurrë nuk do të ishte penguar një luftë më lehtë se kjo që kishte asgjësuar gjithçka që kishte mbijetuar nga lufta e mëparshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001948

Botuesi: Bota Shqiptare

Bunker, Uwe Bahnsen, James P. O'Donnell

Çfarë ndodhi me të vërtetë në bunkerin e Berlinit, në atë katakomb tragjik, ku Hitleri kaloi vitet e fundit të jetës? Autorët kanë mbledhur dokumente dhe dëshmi, kanë bërë një hulumtim delikat dhe kompleks, që zgjati për më shumë se dy vjet, rezultatet e të cilit u lejuan atyre të paraqesin një tablo të plotë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 4

Këtë fije letër ia dhashë Stalinit, i cili në këtë kohë e kishte dëgjuar përkthimin. Ra një heshtje e vogël. Pastaj ai mori lapsin bojë blu dhe, pasi vuri mbi letër një shenjë të madhe, ma ktheu. Për rregullimin e gjithë kësaj çështjeve u desh jo më shumë kohë sesa duhej për ta shkruar.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Tragjedia e Bashkimit Evropian, George Soros, Gregor Peter Schmitz

Kur flitet për daljen e Evropës nga kriza, Xhorxh Sorosi i bazon argumentet e tij te mësimet që dalin nga historia. Ai argumenton se ashtu siç iu desh të mësonte të reagonte në rrethana të jashtëzakonshme, duke marrë masa të jashtëzakonshme, ndërkohë që jetonte në fshehtësi në Budapest, edhe politikanët evropianë sot duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Kuvajtit, Amir Muharemi

Duke lexuar këtë libër, njihemi me historinë politike dhe ekonomike të Kuvajtit, që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, mes Arabisë Saudite dhe Irakut, gërshetuar edhe me historinë, me ngjarje të vendeve fqinje apo të vendeve të tjera të mëdha që kanë pasur lidhje ekonomike dhe historike me Kuvajtin.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000982

Botuesi: Dituria

Europa Ballkanike, Bernard Lory

Vendet ballkanike nuk është se i drejton ndonjë fatalitet absurd, por thjesht një logjikë historike tepër e zakonshme, të cilën e bëjnë të pakuptueshme vetëm keqinformimi i shkaktuar nga disa regjime dhe indiferenca e pafalshme e Perëndimit. Vendet ballkanike janë të ndërlikuar, por jo të pakuptueshëm. Ato përbëjnë një pjesë

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)