- Ka mbaruar

Banner
Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.
Titulli: Selaniku qyteti i fantazmave (Të Krishterët, Myslimanët dhe Hebrenjtë 1430-1950)
Origjinali: Salonica: City of Ghosts (Christians, Muslims and Jews 1430-1950)
Gjinia: Histori
Autori: Mark Mazower
Shqipëroi: Erblina Kërçishta, Julinda Mano
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2011
Fq. 632
Pesha: 0.80 kg
ISBN: 978-9928-103-10-9
Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë. Mes rrënojave romake dhe manastireve bizantine, sinagogave dhe xhamive, hamejtë hebrenj dhe skllevërit ukrainas bashkëjetonin me tregtarët grekë, pashallarët osmanë dhe luftëtarët e çetave shqiptare.
Besimet dhe gjuhët përplaseshin dhe përziheshin në një atmosferë devocioni të përbashkët dhe misticizmi mesianik. Se si kjo botë perandorake tolerante dhe aktive kozmopolitane u shfaq dhe më pas u zhduk nën presionin e nacinalizmit, zjarrit dhe nga dy luftrat botërore, është tema e kësaj elegjie të mrekullueshme për atë që humbi, teksa Europa hyri në epokën e modernizmit.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2645
Botuesi: Skanderbeg Books
Ballkani i Mark Mazower – it është një panoramë e përmbledhur, po shumë e qartë lidhur me këtë rajon të gjymtuar nga luftërat, me trajtimin e shkurtër të historisë nga koha e romakëve e deri në ditët e sotme.
Botuesi: Botart
“Vdekja e çuditshme e Europës” është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë.
Referenca: 2941
Botuesi: Dituria
Përmes këtij teksti kompakt të Historisë së Zvicrës, historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme të pritur prej kohësh.
Referenca: SKU001350
Botuesi: Shtepia Botuese 55
Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...
Botuesi: Te tjere
Heroizmi nuk është në modë. Ne shpërfillim heronjtë e vërtetë dhe në vend të tyre ngremë idhuj pa vlera. Epoka moderne e realitetit – TV dhe e lajmeve 24 orëshe pa ndalesë shpesh ngatërron shfaqjet publike të emocioneve dhe vuajtjeve me veprat e vërteta të heroizmit. Por ne duhet ta bëjmë heroizmin sërish të modës.
Botuesi: Toena
Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës.
Botuesi: Dituria
Autori argumenton se islamizmi ballkanik pasosman nuk ka një emërues të përbashkët, gjë që në fakt nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Duke u përpjekur të kuptohet diçka lidhur me këtë çështje, janë shqyrtuar me vëmendje grupet e shumta që e kanë përbërë atë, zhvillimi i tyre në kohë dhe në kushtet e reja.
Botuesi: Botart
Admirues entuziast i heronjve të Romës së lashtë, ai kërkon të shfaqet herë si Ciceoni që godet me ashpërsi Katinilat e Revolucionit Francez, herë si Bruti që e çon Luigjin XVI në gijotinë. Ashtu si Katoni i Utikës, ideali i tij përfundon në krim, duke miratuar më në fund regjimin e Terrorit.
Botuesi: IDK
Ky libër jep një paraqitje të përmbledhur e të ilustruar të historisë së Greqisë moderne duke filluar nga shkëndijat e para të lëvizjes kombëtare në shekullin e 18-të, gjer në ditët e sotme. Greqia ishte vendi i parë i Evropës Lindore që fitoi pavarësinë e plotë në vitet 1830 dhe i pari që arriti të anëtarësohej në Bashkësinë Evropiane ne vitin 1981.
Botuesi: IDK
Një libër shumë i rëndësishëm për të kuptuar ç'po ndodh sot në botë dhe që u jep përgjigje shumë pyetjeve që shumë shumëkush i bën sot, duke vlejtur kështu si për studentët ashtu edhe për pedagogët e shkollave tona. Në këtë vepër kërkohen të gjenden arsyet e asaj që po ndodh sot në Lindjen e Mesme dhe, më në përgjithësi, në botën islame.
Botuesi: IDK
Vepër e një grupi historianësh francezë me emër. Padyshim, vepra më e plotë ndër ato që i janë kushtuar detit Adriatik e viseve përreth. Të këtij deti i cili qysh në fi llimet e historisë ka luajtur përherë një rol mjaft me rëndësi në historinë e njerëzimi, duke qenë herë një rrugë nëpër të cilën Jugu depërtonte në Evropën Qendrore.
Botuesi: IDK
Një libër në të cilin, duke u anashkaluar historia dhe gjeografia, por edhe tregimi romanesk si dhe anketimi etnologjik, autori rreket të kuptojë se ç'është bota mesdhetare, ç'janë popujt dhe kulturat që mbart ajo.
Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Histori e Ballkanit: Nacionalizmi, luftërat dhe fuqitë e mëdha 1804-2012 nga Misha Glenny dhe Ballkani imagjinar, Maria Todorova. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 3 mijë lekë. Ofrohen me 20% ulje.
Botuesi: UEGEN
Pak, pasi hipi në fronin papnor, papa Françeskut i ra në dorë një dokument sekret: bilancet e shtetit të Vatikanit. Atë moment kuptoi arsyen e vërtetë të dorëheqjes së zhurmshme të paraardhësit të tij, Benediktit XVI.
Botuesi: Fan Noli
Një histori korrekte e Republikës Turke nuk mund të shkruhet pa njohur jetën e zonjës Latife, Zonja Ataturk. Shtypi botëror pasqyronte mbrojtësen e të drejtave të grave, gruan e pambuluar të Mustafa Qemalit hap pas hapi si një lajmëtare e shndërrimeve të Turqisë.
Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.