- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë?
Titulli: Historia e Italisë - nga origjina në ditët tona
Origjinali: Histoire de L'Italie - des origines á nos jours
Gjinia: Histori
Autori: Pierre Milza
Shqipëroi: Asti Papa, Sonila Kora, Nasi Lera, Mariana Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 968
Pesha: 1.153 kg
ISBN: 978-9928-103-30-7
Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? Apo mos ndoshta lipset filluar nga gjysma e dytë e shekullit të tetëmbëdhjetë, kur përshfaqen edhe shenjat e para të ndjenjës kombëtare dhe nis të lulëzojë stina e madhe e Risorxhimentos, lëvizjes për bashkim kombëtar? Pikërisht kjo e fundit qe teza mbizotëruese në një diskutim të madh për këtë temë në vitet '20.
Pierre Milza ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadishullin si protagonist të historisë që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin përbri ngjarjeve politike dhe ushtarake, gjithçka tjetër që ndihmon për të përcaktuar jetën e një trualli në harkun e tre mijë vjetëve: zakonet e vendit, konfliktet e brendshme, besimet fetare, organizimin shoqëror, prirjet demografike, kushtet shëndetësore, zbulimet shkencore, bujqësinë, industrinë, artizanatin, mendimin filozofik, ndikimet e huaja, artin e fisnikëve dhe atë të popullit. Por kujdes: nuk mjafton të rendisësh, të rrëfesh, të përshkruash.
Natyrisht, duhet të shpjegosh se cilido nga këto elemente kombinohet me të tjerët dhe kontribuon për të përvijuar kuadrin e një gadishulli që ka marrë kështu, pavarësisht nga shumë episode dhe veçori të tij, një individualitet të spikatur historik.
Pierre Milza është me gjasë i vetmi studiues që mund të përballojë këtë detyrë të stërmadhe me presitgjin e nevojshëm. Me origjinë italiane, ai është i pajisur me një ndjeshmëri dhe emocion, që historianë të tjerë të huaj nuk e gëzojnë. Ai është francez, pra i zoti për një vështrim nga jashtë, aq sa duhet asnjanës dhe i ftohtë.
Ai u formua sipas shkollës së studiuesit të Mesjetës (Yves Renouard) dhe të një historiani tjetër të epokës bashkëkohore (Jean Baptist Duroselle): dy intelektualë që e kanë dashur Italinë dhe i kanë përcjellë dashuri me studimet e tyre. Milza është historian shtetesh dhe lëvizjesh politike, midis së cilave fashizmit, në manifestimet e tij italiane dhe europiane. Por ai joshet edhe nga dukuritë kulturore dhe artistike, siç e ka treguar me biografinë e botuar për Xhuzepe Verdin.
Dhe ai ka një liri intelektuale që e lejon të dallojë në një pikturë, në një motiv muzikor, në një vepër letrare apo në një sekuencë kinematografike, dokumente të shumta historike, jo më pak të rëndësishme sesa ato që janë pronë e arkivave dhe buka e përditshme e historianëve zyrtarë. Ai është Profesor Emeritus i historisë bashkëkohore në Institutin e Historisë Bashkëkohore të Parisit dhe ish - drejtor i Qendrës së Historisë së Shkencave Politike.
Pierre Milza është ekspert i historisë italiane dhe një nga historianët e huaj më të përkthyer në Itali. Midis librave të tij, përmendim: "Musolini", "Europa ekstreme", "Italianët e Francës", "Verdi dhe koha e tij", "Fjalori i fashizmit".
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Onufri
Botuesi: Pema
Referenca: 2784
Botuesi: ISP & DITA 2000
Referenca: SKU001348
Botuesi: Plejad
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Dituria
Botuesi: Helga's Secrets
Referenca: 2214
Botuesi: Botart
Botuesi: Botart
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: IDK
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Botart
Referenca: SKU001574
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001575
Botuesi: Dituria
Referenca: 2626
Botuesi: Dituria
Referenca: 2741
Botuesi: Dituria
Referenca: 2899
Botuesi: Tirana Times
Referenca: 2941
Botuesi: Dituria
check_circle
check_circle