• Banner

Një patriot leçez në Shqipërinë osmane, Giacinto Simini

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut italian në Shqipëri. 

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një patriot leçez në Shqipërinë osmane

Origjinali: Un patriota leccese nell’Albania ottomana

Gjinia: Histori/Biografi

Autori: Giacinto Simini

Shqipëroi: Alma Hafizi

Shtëpia botuese: Berk

Viti: 2021

Fq.176

Pesha: 0.210 kg

ISBN: 978-9928-4666-1-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi  librin

Jemi mësuar me shqiptarë që ndër shekuj kanë gjetur strehë në vende të huaja, por dimë fare pak për të huajt që janë strehuar te ne. Njëri prej tyre është Gennaro Simini, revolucionar, patriot italian dhe mjek i përkushtuar, i cili erdhi në Shkodrën e shekullit XIX, pas lëvizjeve të vitit 1848, për t’i shpëtuar burgjeve burbone dhe jetoi në qytetin shqiptar deri sa dha frymën e fundit. Simini ushtroi profesionin e mjekut duke ngjallur respekt e dashuri në popull të krishterë e myslimanë, dhe në pak kohë u bë i njohur si mjeku i qytetit.

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut italian në Shqipëri. Tashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskëta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan atë.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000866

Botuesi: Te tjere

Te verteta dhe te pathena per Lasgushin, Tomi Mato

Poeti kishte një valixhe, të cilën s'e ndante nga vetja kurrë. Kur udhëtonte, e vendoste nën këmbë, ndërsa kur nisej për rrugë të gjatë, konën e merrte në dorën e majtë së bashku me bostunë, kurse valixhen në dorën e djathtë. Kur shkonte për ndonjë vizitë, valixhen e mbyllte me celëz "Elzet"?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Biri, Flutura Açka

Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një “udhëtim” personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Dostojevski, Stephan Zweig

Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Einstein, jeta dhe universi i tij, Walter Isaacson

Si funksiononte mendja e tij? Çfarë e bënte atë një gjeni? Biografia e Isaacson-it na tregon se si imagjinata e tij shkencore i buronte prej natyrës rebele të personalitetit. Historia e mahnitshme e jetës së tij, është një dëshmi e lidhjes midis kreativitetit dhe lirisë.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000960

Botuesi: Te tjere

Ikje nga trilli i perendive, Amik Kasoruho

Ikje nga trilli i perëndive" i shkrimtarit Amik Kasoruho është romani që mban peshën e fatit të një njeriu, të cilin e burgosin në moshën 17 vjeçare, duke i mohuar rininë, i pushkatojnë të atin pas tre vjetësh; nënën e tij kërcure, e ngrenë në mes të natës dhe e internojnë në rrethinat e Lushnjës.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Mitrush Kuteli

Me Mitrush Kutelin, Petraq Kolevica

Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim nëpër rrugën "Katër Dëshmorët", për të shkuar te shtëpia e tij. Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrenjtur dhe e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Rezidenca, Kate Andersen Brower

Brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë "Njerëzit dinë shumë pak për jetën brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht nëse mendoni se njihni mirë historinë dhe politikën, ky libër do t'ju ndihmojë t'i kuptoni më mirë presidentët si qenie njerëzore, diçka që mediet shpesh harrojnë ta bëjnë."

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Në hije, Prince Harry

Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-trauma- tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Mbi të gjitha, s'mund të gjente dashurinë e vërtetë.

Çmimi 1 275 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)