Me kujtohet, Ylli Demneri
  • Me kujtohet, Ylli Demneri

Me kujtohet, Ylli Demneri

SKU001674
Te tjere

Ylli Demneri ka zgjedhur ta bëjë këtë thjesht, por me shumë mjeshtëri: Ai ka hapur dyert e vetvetes dhe na lë të futemi aty, të ndajmë mendimet, e të meditojmë për jetën, shoqërinë dhe politikën me gjuhën e kthjellët e lakonike të kujtimeve.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Më kujtohet
Origjinali: Më kujtohet
Gjinia: Kujtime
Autori: Ylli Demneri
Viti: 2011
Fq. 160
Pesha: 0.131 kg.
ISBN: 978-27466-3305-6

Fragment nga libri

Më kujtohen sandallet prej llastiku të ngjitura në zift. "Po sytë ku i patë !"Më kujtohet ushtari me automatik në mes të rrugës që të çonte për në Bllok. I frikshëm nuk ishte ushtari me automatik, por hapësira mbrapa. Një pjesë qyteti krejt e panjohur. Qytet i ndaluar.

Më kujtohet zilja e bronxtë me bisht druri që pastrueset e shkollës i binin për të lajmëruar fillimin dhe mbarimin e orës së mësimit dhe që mandej e vendosnin mbrapa bustit prej allçie të Enver Hoxhës.Më kujtohet të dehurit ditën e rrogave.

Komente mbi librin

"Pasi ke "notuar" në një univers të papërsëritshëm deri në faqet e fundi të këtij libri, ndien nevojën të tërhiqesh pak, sikundër ndodh për të perceptuar më mirë një tablo. Dhe, me të vërtetë aty kupton se para syve ke një kolazh të vërtetë, apo më saktë një instalacion kujtimesh që ka të gjitha karakteristikat e montazhit të një filmi.

Nga ana e tij, për këtë lloj "montazhi" autori ruan një frymë krejt eklektike, gjë të në të vërtetë i përgjigjen një realiteti psikologjik. Në jetën e përditshme kujtdo i ndodh që në kujtesë i vijnë copëza të fëmijërisë, pa ruajtur asnjë koherencë kohore, e pa qenë fare i ndërgjegjshëm se shpesh ato janë pasojë e një ngacmimi të rastit të ditëve të sotme.

Ajo që ndez emocionet, janë imazhet që shpërthejnë në kujtesë herë gjithë ngjyra e dritës, herë me keqardhje për diçka të lënë pa thënë a pa bërë, por në të shumtën e rasteve pa mundur të gjejmë një shpjegim racional pse ndodh një gjë e tillë. Pikërisht duke ruajtur këtë "strukturë natyrore" për librin e tij, Ylli Demneri ka gjetur çelësin që hap derën e një bote të tërë imazhesh të "ndrydhura" edhe në mendjen e lexuesit, i cili ndihet krejt i lirë t'i bashkëshoqërojë "imazhet" e autorit me përjetimet e tij personale e, madje, nis e ndien vështirësi, kur kërkon të gjejë se ku mbarojnë kujtimet e autorit dhe ku fillojnë të tijat. Kjo është cilësia më tërheqëse e këtij libri."

Dashnor Kokonozi

"Jemi mësuar të lexojmë libra të mëdhenj e të rendë ku të tjerët zbulojnë botën për ne dhe na mësojnë si ta kuptojmë, si ta ndjejmë, si ta themi. Ylli Demneri ka zgjedhur ta bëjë këtë thjesht, por me shumë mjeshtëri: Ai ka hapur dyert e vetvetes dhe na lë të futemi aty, të ndajmë mendimet, e të meditojmë për jetën, shoqërinë dhe politikën me gjuhën e kthjellët e lakonike të kujtimeve. Çfarë mund ta bënte atdheun më të pranishëm?!"

Diana Gëllçi

"Ju lumtë për formën e zgjedhur dhe trajtimin në nivel të lakmueshëm të shkruarit. E lexova me një frymë, duke harruar të gjitha obligimet e ditës..."

Edi Shukriu

"Duke folur për Mallarmé-në, Paul Valéry thoshte se kur distancohesh nga bota, vihesh në kushtet e të kuptuarit të botës. Në këtë kontekst, autori i librit "Më kujtohet" e ka marrë tashmë largësinë e duhur që nostalgjinë e viseve fizike dhe shpirtërore të fëmijërisë ta shndërrojë në një fakt estetik. Ai ka shkruar një libër të mrekullueshëm, fryt i një vëzhgimi të hollë, i një sondimi të thellë të kujtesës dhe i një pritjeje të gjatë.

Dhe ka pikturuar, si peizazhistët e Linjdes së Largët, lidhjen dinamike që krijohet midis njerëzve të një epoke dhe universit të tyre. Në shekullin XVI, poeti japonez Satomura Shoha kërkonte një penel, që të mund të pikturonte lulet e kumbullës, bashkë me aromën e tyre. Na duket se me këtë libër, Ylli Demneri e ka gjetur penelin. Ky libër është i të gjithëve. Ne të gjithë jemi ky libër."

Alket Çani

Detajet e librit
Te tjere
SKU001674
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001901

Botuesi: OMBRA GVG

Koha e kujtimeve, Nasho Jorgaqi

Besimi tek tempulli i letërsisë dhe dashuria për personazhet e mëdhenj të saj, shqiptarë e të huaj, të vjetër e të rinj, ishte gjëja e parë që binte në sy sapo njiheshe me Nasho Jorgaqin. Duket sot si një gjë e natyrshme, por të admiroje atë tempull e ato personazhe, në një kohë që admirimi kërkohej për tjetërkënd, nuk ka qenë i thjeshtë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000960

Botuesi: Te tjere

Ikje nga trilli i perendive, Amik Kasoruho

Ikje nga trilli i perëndive" i shkrimtarit Amik Kasoruho është romani që mban peshën e fatit të një njeriu, të cilin e burgosin në moshën 17 vjeçare, duke i mohuar rininë, i pushkatojnë të atin pas tre vjetësh; nënën e tij kërcure, e ngrenë në mes të natës dhe e internojnë në rrethinat e Lushnjës.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001183

Botuesi: Onufri

Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë, e treguar nga ai vetë

Kjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij. Vetëportretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Gruaja brenda meje, Britney Spears

Shkruar me çiltërsi dhe humor të jashtëzakonshëm, kujtimet  revolucionare të Spears hedhin dritë mbi forcën e qëndrueshme të muzikës dhe dashurisë – dhe rëndësinë që ka një grua e cila, më në fund, e tregon historinë e saj, me fjalët e veta.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Berk

Një patriot leçez në Shqipërinë osmane, Giacinto Simini

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut...
800 Lekë
More

Referenca: 2912

Botuesi: Toena

Lule ne gur, Resmi Osmani

U lind më 5 maj 1940 në Mazrek të Çamërisë. Ka kryer studimet e larta për agronomi, specialiteti pemëtari në Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë, Tiranë. Ka dhënë mësim si pedagog i jashtëm në nivel pasuniversitar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka qenë pjesmarrës dhe përfaqësues i vendit tonë në disa konferenca ndërkombëtare për pemtarinë.
350 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...
3 000 Lekë
More

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...
800 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Në hije, Prince Harry

Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-trauma- tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Mbi të gjitha, s'mund të gjente dashurinë e vërtetë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Dje, sot, nesër, Sophia Loren

Janë fjalët e Sophia Loren – it, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, e cila deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Por ndoshta afrimi i datëlindjes së 80 – të apo rastësia e gjetjes së një kutie me fotografi e letra, e ndryshuan këtë gjë.
1 000 Lekë
More

Komunizëm Shqiptar, me televizion italian, Ylli Polovina

Eksportimi i filmit italian u mirëprit, sepse ishte pjesë e një kulture që në Shqipëri konsumohej rregullisht dhe pëlqehej. Por pikërisht në politikën e blerjes së tij në mesin e viteve gjashtëdhjetë ndryshoi diçka: u zgjodhën me paraqëllim filma me temën e mafies.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Përvoja ime në Partinë Socialiste, Servet Pellumbi

Nga ora 13:00-15:00 pata një bisedë kokë më kokë me F. Nanon, në të cilën shtrova tri shqetësime që më mundojnë prej kohësh, aq sa kam menduar edhe të jap dorëheqje nga posti që kam në Parti si zëvendës i Kryetarit. 
900 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
500 Lekë
More