Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1991 – 1996, Spartak Ngjela, vol. 3
  • Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1991 – 1996, Spartak Ngjela, vol. 3

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1991 – 1996, Spartak Ngjela, vol. 3

UET Press

11 shkurti i vitit 1991 ishte një ditë e ftohtë dhe e gjitha në ngjyrën e plumbit; ishte tamam një ditë dimri shqiptar që të kujtonte të gjithë jetën e konsumuar në vendin tënd por, siç e kam vënë në dukje, ajo i takoi të ishte dita e lirimit tim nga burgu.

15,85 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1991 – 1966, vëllimi i tretë
Origjinali: Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1991 – 1966, vëllimi i tretë
Gjinia: Kujtime
Autori: Spartak Ngjela
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2013
Fq. 472
Pesha: 0.632 kg.
ISBN: 978-99956-39-92-1

Fragment nga libri

11 shkurti i vitit 1991 ishte një ditë e ftohtë dhe e gjitha në ngjyrën e plumbit; ishte tamam një ditë dimri shqiptar që të kujtonte të gjithë jetën e konsumuar në vendin tënd por, siç e kam vënë në dukje, ajo i takoi të ishte dita e lirimit tim nga burgu.

Po lija mbrapa një jetë që nuk dihej sesi kishte ecur, mes trishtimit dhe vuajtjes, ose drejt një pjekurie mendore të një lloji tjetër? Nuk dihej gjithashtu se çfarë kishte sjellë brenda meje ajo jetë, pjekurinë e një njeriu që e di se jeta kërkon gjithmonë një ekuilibër humanist, apo të një individi që kërkon hakmarrje për ato të këqija që ia kanë shkaktuar të tjerët.

• Frika dhe gënjeshtra, të tremburit dhe të gënjyerit ishin hedhur në revoltë.
• Populli po bërtet për mua. Ai më do shumë. Gabohesh! Sepse, po të të shihte të varur, do të kish bërtitur edhe më shumë.
• A do të vijonte ende tirania shqiptare?
• Ej, mizor, këtë vend shiko çka e gjeti nga feudalët e tu!
• Për sa kohë nuk është shkatërruar tirani i vjetër; gjithmonë do të ketë një tiran të ri.
• Lufta ishte mbyllur, të vrarët nuk do të shumoheshin më, ishte tamam koha kur duhej tallur me tiranin.
• Asgjë tjetër veçse do të shpejtojë fundin.
• Njeriu i thjeshtë ishte mësuar me mite, dhe mite po kërkonte.
• Ndëshkimi i krimit nuk duhej të ishte politik, por vetëm moral dhe juridik.
• Fitorja e zgjedhjeve ishte më shumë pasion sesa një mendim racional.
• Në fund të fundit tani jemi të lirë, kush i pyet më këta bastardë që janë në pushtet.
• Milosheviçi dhe Berisha, dy figura të ngritura po njëlloj në dy vende respektive: në Beograd dhe në Tiranë.
• Sesi do ta mbanin ende pushtetin ata njerëz që tani ishin akuzuar për krime, vetëm një zot e kuptonte.
• Viktima me agresorin ishin ulur në një sallë. Historia e shoqërisë dukej se priste vetëm absurditete.
• Shpërtheu më në fund konflikti midis popullit dhe shtetit në Shqipëri.
• A do të kishte vërtet një shtet të drejtë shqiptar?
• Ambicia e verbër ashtu siç sjell zhvillimin, mund të sjellë edhe shkatërrimin.
• Kapja që i bëjnë vullnetet e veçanta frymës së kohës, pa dyshim është aftësia e individëve.
• Koha kishte sjellë "shpërthimin e madh" në Shqipëri.
• Çfarë do të bënin me pushtetin heronjtë e stisur të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri?
• Filloi humnera e barbarizmit të ri institucional.
• Shteti po merrte përditë e më tepër një karakter personal.
• Në Shqipëri filloi një luftë e re klasash e cila e çau Partinë Demokratike.
• Duhej të formohej një parti e re që të shkatërronte arketipin e vjetër të popullit të tyre, që abuzojnë gjithmonë me frymën populiste.
• Ta kapërcejmë këtë ngërç dhe t'i fitojmë të drejtat pa qenë nevoja që të bëjmë luftë me njëri – tjetrin.
• Përse e donin pushtetin këta njerëz?
• Po juve kush ju ka përzgjedhur për të qenë drejtues?
• Erdhi fundi i qeshjeve dhe i gënjeshtrave të buta.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789995639921
ean13
9789995639921
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2930

Botuesi: Onufri

Xhelal Berberi, flamurtar i shqipes, Jasin Berberi

Libri që kemi në dorë, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së "Mësuesit të Popullit", Xhelal Berberit, është një veprim i lavdëruar që zgjon kujtesën historike të brezave, rrit krenarinë kombëtare dhe përcjell thirrje të qarta dhe nxitje të mbara për të shkruar me po aq patos e përgjegjësi faqet e historisë bashkëkohore.
11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 4

Këtë fije letër ia dhashë Stalinit, i cili në këtë kohë e kishte dëgjuar përkthimin. Ra një heshtje e vogël. Pastaj ai mori lapsin bojë blu dhe, pasi vuri mbi letër një shenjë të madhe, ma ktheu. Për rregullimin e gjithë kësaj çështjeve u desh jo më shumë kohë sesa duhej për ta shkruar.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Faik Konica, përlindësi modern, Fotaq Andrea

Këto Fletore Koniciane kanë për bosht qendror tipiken e Rilindësit Faik Konica: europianizimi dhe moderniteti i kombit shqiptar, si komb nga më të lashtët në kontinentin e vjetër, me identitet e vitalitet historik që meriton, pas shekujsh të tërë qëndrese e mbijetese, vendin e vet në familjen e bashkuar europiane.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vikama e tingullit, Vera Ibrahimi

Njerëz të dashur dhe personalitete të mëdha u ngjitën në Qiell…Disa, vetvetiu, u zbehën dhe mbetën në gjysmëhije… Por, lavdi Zotit, shumë e shumë të tjerë janë e do të jenë sërish dëshmitarë të kohëve tona, do të jenë mendërisht dhe shpirtërisht…
17,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2357

Botuesi: Dija-Poradeci

Monografi per Vithkuqin dhe Naum Veqilharxhin, Dhori Koti

Le të hedhim farën e mirë dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemët e bukura dhe shumë të ëmbla të së cilës do t'i korrë pa dyshim brezi i ardhmë që do të bekojë ata bujq dhe ata mbjellës të mirë.
2,97 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.
13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Tokë e Premtuar, Barack Obama

TOKË E PREMTUAR është një rrëfim jashtëzakonisht intim dhe i brendshëm – rrëfimi i një njeriu që vë bast me historinë, i një organizatori për komunitetin që vë në provë besimin e tij në skenën botërore. Obama është mjaft i çiltër për mënyrën e baraspeshuar të drejtimit të Zyrës si një afro-Amerikan, për barrën e rëndë të pritshmërive të një brezi të tërë,...
24,77 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001772

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurban, Edi Rama

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Magelani, Stefan Cvajg

Lavdia e Magelanit qëndron te sakrificat për ta realizuar ëndrrën e tij dhe të qindra e mijëra kapedanëve të tjerë detarë të pasionuar pas lundrimit.
13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ahmed Dakli, Hilmi Dakli

Si privat, jam munduar të jetoj me nder, e si nëpunës kam qëndruar larg korrupsioneve të kohës, duke mos iu përkulur as magjisë së arit e komoditeteve të jetesës dhe as ashpërsisë së forcës e të frikës së vuajtjeve.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2514

Botuesi: Te tjere

Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim, Ardian Klosi

Prej viteve '60 e deri sa vdiq më 2003 Robert Schwartzi u bë një nga urat më të rëndësishme që lidhi botën shqiptare me kulturën e gjuhës gjermane. Jo thjesht pse ishte shumë shqiptar dhe e njihte shumë mirë gjuhën gjermane. Por, sepse ishte në radhë të parë europian dhe kozmopolit, me rrënjë në Vjenë, në Europën qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.
14,86 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Një grua në Berlin

Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale.
11,89 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001442

Botuesi: UET Press

Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë, Preç Zogaj

Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...
14,86 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001455

Botuesi: Te tjere

Të gjithë nëpër vendet e tyre, Preç Zogaj

Një libër politik i shkruar si libër artistik “Të gjithë nëpër vendet e tyre” ka në fokus ngjarje dhe marrëdhënie politike të periudhës 2005-2009 në Shqipëri. Në vazhdën e librave të mëparshëm të së njëjtës kolanë, Preç Zogaj, sjell si shkrimtar dhe si dëshmitar pamjet e një bote që rrotullohet non-stop në sytë e
6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.
15,85 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.
14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Fillimet, Prec Zogaj

Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë..
9,91 CHF
More
Ne gjendje