Titulli: Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim/ die Fenster meiner Stadt (kopertinë e trashë)
Origjinali: Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim/ die Fenster meiner Stadt
Gjinia: Publicistikë, biografi
Autori: Ardian Klosi
Shtëpia botuese: K & B
Viti: 2007
Fq. 52
Pesha: 0.539 kg
ISBN: 978-99943-718-9-1
Mbi librin
Prej viteve '60 e deri sa vdiq më 2003 Robert Schwartzi u bë një nga urat më të rëndësishme që lidhi botën shqiptare me kulturën e gjuhës gjermane. Jo thjesht pse ishte shumë shqiptar dhe e njihte shumë mirë gjuhën gjermane. Por, sepse ishte në radhë të parë europian dhe kozmopolit, me rrënjë në Vjenë, në Europën qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.
I kemi të pakta në historinë tonë shpirtërore figurat kaq europiane që pjesëmarrin njëherësh disa kultura. Megjithatë vërejmë se pikërisht personazhe të tilla, dhe jo bie fjala nacionalistët, janë ato që shkëlqejnë më shumë në këtë histori.
Komente mbi Robert Schwartz
"Jetoi idhnak, u shua i malluar: kush thotë se vlerësimi dhe fama mund të shpaguajmë tërë ato që i mohuan në jetë? Pati një jetë të pasur si pakkush. Veçse, shpirt i madh, i dëlirë dhe krenar, dinte të vuante por jo të lutej."
Amik Kasaruho, shkrimtar
"Aq sa ishte i fortë dhe i vendosur për të mos pranuar asgjë që ishte jashtë natyrës së tij... po aq ishte edhe fëminor. Ndoshta është ky një dimension që njerëz të tjerë, që e njohin vetëm nga leximet, nuk kanë arritur ta diktojnë... Fëmijët kapriçoz, ndërkohë me parime shumë të forta."
Yllka Mujo, aktore