Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela
  • Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela
  • Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

2602
UET Press

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.

11,24 CHF
10,11 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare (1975 – 1991), vëllimi i dytë
Origjinali: Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare (1975 – 1991), vëllimi i dytë
Gjinia: Kujtime
Autori: Spartak Ngjela
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2012
Fq. 624
Pesha: 0.92 kg
ISBN: 978-99956-39-72-3

Koment nga autori

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij; ka qenë trishtim që ka ardhur nga një luftë e përgjithshme që torturon ditë për ditë me bombardimet e me të vrarët në luftë; ka qenë fatkeqësi natyrore që ka krijuar një vështirësi tërësore për të vijuar jetën si një ecuri biologjike; apo ka qenë, më në fund, një rrjedhojë normale e jetës e cila, si rregull, për të gjithë ka udhëtarë të përbashkët: trishtimin, tmerrin dhe gabimin?

Të gjitha këto mund të jenë, por gjithsesi unë në këtë vëllim do t'i qëndroj pandarësisë se gjithçka e trishtë ka pasur një kuptim që vjen e krijohet nga kushtet detyruese të jetës që të imponojnë të tjerët. Kur jeta është imponim, ajo ka në brendësi të vet gjithmonë trishtimin, por kur e di këtë, varet tërësisht nga ti nëse je apo jo i aftë për të dalë nga ky trishtim dhe për të qëndruar në një kohë që, ndonëse ikën për të të konsumuar jetën, nuk mund të ikë nëse ti ke ditur që ta mbushësh me mendimin tënd, me idetë e tua, dhe më në fund me krijimin tënd.

Trishtimi në fakt është injorancë, sepse të kap atëherë kur ti nuk je në gjendje të kuptosh fenomenin: tmerri është frika, që vjen nga kujtimi i vdekjes, sidomos kur ajo të kujton se është shumë pranë dhe kur e di se atë mund të ta shkaktojnë të tjerët që i janë imponuar jetës tënde; kurse, gabimi është rasti i mosfunksionimit intelektiv të asaj që i themi zgjedhje.

Cila prej tyre duhet të më përkasë mua? Është e vështirë, por në fund të fundit, pse duhet të imponohem? Unë po e ekspozoj, lexuesi le ta mendojë vetë. Gjithmonë brenda devizës sime: nuk imponoj asgjë, nuk propozoj asgjë, ekspozoj.

Detajet e librit
UET Press
2602
9789995639723
9789995639723
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mediaprint

Diana dhe Dodi një histori dashurie, René Delorm, Barry Fox, Nadine Taylor

Rene Delormi, asistenti besnik dhe miku i vjetër i Dodit, ishte së bashku me çiftin fatkeq gjatë gjithë muajit gusht. Ai pa se si lulëzoi dashuria e tyre përgjatë lundrimit nëpër Mesdhe, përgjatë shëtitjeve në Monte Karlo dhe darkave intime në vilat e mrekullueshme të Fajedit në Francë dhe Angli.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Të lirë, Lea Ypi

Një profesore shqiptare në Shkollën Ekonomike të Londrës trazon Britaninë e Madhe dhe, akoma më shumë, vendin e saj të lindjes, me një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist. I prezantuar në Tiranë në prani të një numri të lartë politikanësh, kjo autobiografi u bë temë debati jo thjeshtë mbi...
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Marilyn, Alfonso Signorini

Ky libër ka dy protagonistë: Marilyn Monroe dhe dashurinë. Dashurinë e kërkuar, të përgjëruar, të abuzuar, të dështuar, të papritur, iluzive, të zbuluar dhe të humbur. Dashurinë që të bën të jetosh e të vdesësh.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Tito dhe shokët, Joze Pirjevec

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...
24,08 CHF 26,75 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.
15,41 CHF 17,12 CHF
More
Ne gjendje