Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Njerëz normalë, Sally Rooney
  • Njerëz normalë, Sally Rooney

Njerëz normalë, Sally Rooney

IDK

Njerëz normalë është historia magjepsëse e miqësisë dhe dashurisë mes dy njerëzish që kuptojnë se e kanë të pamundur të jetojnë larg njëri-tjetrit.

106,61 SEK
95,94 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Njerëz normalë
Origjinali: Normal People
Gjinia: Roman
Autori: Sally Rooney
Shqipëroi: Ines Ekonomi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2020
Fq. 320
Pesha: 0.38 kg
ISBN: 978-9928-136-75-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Konelli dhe Mariana ndjekin të njëjtën shkollë në një qytet të vogël irlandez. Por përndryshe ata s’kanë asgjë tjetër të përbashkët. Në shkollë, Konelli është një tip popullor që të gjithë e duan ndërsa Mariana është një tip i vetmuar, që të tjerët e shohin me dyshim. Por kur njihen, mes tyre krijohet një raport aq kompleks sa edhe elektrizues, i cili ka për t’u shndërruar jetën të dyve. Sidoqoftë gjithçka ndryshon kur shkojnë të ndjekin universitetin në Dublin: tanimë, Mariana e gjen veten dhe ndjehet mirë në ambientin e ri social, ndërkohë që Konelli bën një jetë të mënjanuar dhe ndjehet i pasigurt. Të dy janë në kërkim të përvojave dhe mundësive të reja, por gjithnjë një forcë magnetike i tërheq në mënyrë të parezistueshme drejt njëri-tjetrit. Dhe kur Mariana hyn në një rrugë vetëshkatërruese, dhe ai po përjeton një periudhë të vështirë në jetë, secilit prej tyre i duhet t’i bëjnë pyetjen vetes: deri në çfarë pike je gati të shkosh për të shpëtuar tjetrin?
Njerëz normalë është historia magjepsëse e miqësisë dhe dashurisë mes dy njerëzish që kuptojnë se e kanë të pamundur të jetojnë larg njëri-tjetrit.

Mbi autoren
Lindur më 1991, Sally Roiney është bërë sot shkrimtarja më e përfolur e letërsisë anglo-amerikane të dy dekadave të fundit. Pas romanit të saj të parë Bisedë mes miqsh (2007), i pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga kritika dhe nga publiku, me romanin e saj të dytë Njerëz normalë, fitues i një numri të madh çmimesh letrare, ajo e afirmoi veten si përfaqësuesja kryesore e brezit letrar të viteve 2000.

Detajet e librit
9789928136756
9789928136756
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, Donna Tartt, vol. 1

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Zemra vërtitëse, Donal Ryan

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

NJë film 3000 metra, Victor Català

Nga një pozicion kulturor i supozuar në mënyrë të përsosur, me një vetëdije të qartë letrare dhe guxim sfidues (dinjiteti i konsumit kulturor popullor), Victor Català na ofron një vepër të matur, që në kohën e saj nuk mund të vlerësohej.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.
102,34 SEK 113,71 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Burri që vëzhgonte gratë, Hjorth & Rosenfeldt

 Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t’ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t’u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se...
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Neveria, Jean-Paul Sartre

Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më se ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Kopshti nën dritën e hënës, Corina Bomann

Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?
138,59 SEK 153,99 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Tridhjetë e tre çaste për të jetuar, Panos Vasileiou

Ai është inteligjent, egocentrik, vetë-shkatërrues, mizogjen, i alkoolizuar dhe vetëvrasës. Kjo është arsyeja që e bën këtë roman tërheqës dhe kaq tronditës dhe njëkohësisht që të rrëmben zvarrë në një udhëtim të çuditshëm që nis nga skajet e shoqërisë dhe të çon deri në thellësitë e saj. 
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Shah mat, Malorie Blackman

Kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë vjet që kur Sefi u njoh me Kallumin dhe urrejtja që i ndante u kthye në dashuri e shpresë.Por bota nuk ka ndryshuar aq shpejt për vajzën e tyre, Kalli Rouzin.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001075

Botuesi: Dituria

Shtëpia e fluturave të zeza, Leena Lander

Vogëlushi Juhan dërgohet në një institut edukimi. Aty përballet me një idealist të bindur se disiplina e hekurt mund t’i bëjë ata djem njerëz më të mirë. Atmosferë deliri që zhuritet nga pasioni i gruas për një djalë, dhe i Juhanit për një vajzë.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje