Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Tuneli, Ernesto Sabato
  • Tuneli, Ernesto Sabato
  • Tuneli, Ernesto Sabato
  • Tuneli, Ernesto Sabato

Tuneli, Ernesto Sabato

SKU000733
Onufri

Gjithë historia e shtigjeve ishte një shpikje qesharake, apo thjesht një bindja ime dhe se, sidoqoftë, ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar, tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime...

7,60 
6,84  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Tuneli
Origjinali: El Tunel
Gjinia: Roman
Autori: Ernesto Sabato
Shqipëroi: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2004
Fq. 152
Pesha: 0.221 kg
ISBN: 978-99943-32-01-4

Fragment nga libri

Ishte një pritje e pafund. Nuk di sa kohë kaloi nëpër orët e botës, nga ajo koha e paemërt dhe e gjithësishme e orëve, që nuk do t'ia dijë për ndjenjat tona, për fatin tonë, për lindjen a gremisjen e një dashurie, për pritjen e një vdekjeje.

Por nga koha ime qe një sasi e pafund dhe e koklavitur, plot me ndodhi dhe me kthime prapa, një lumë i errët dhe herë – herë i rrëmbyeshëm, herë – herë çuditërisht i paqtë dhe, pothuaj, një det i palëvizshëm dhe i përhershëm, ku Maria dhe unë ishim përballë njëri – tjetrit, duke u vështruar si të ngrirë; pastaj ai kthehej prapë në një lumë të rrëmbyeshëm që na zvarriste kohëve të fëmijërisë si në ëndërr, dhe e shihja si fluturonte çmendurazi me kalin e saj, me leshrat që ia merrte era dhe sytë e përndezur, ndërsa veten time e shihja në fshatin tim në jug, në dhomën time prej të sëmuri, me fytyrën ngjitur pas xhamit të dritares, duke vështruar edhe unë dëborën me sy të përndezur.

Ishte njëlloj sikur të dy të kishim jetuar nëpër shtigje a tunele paralele, pa ditur se shkonim krahpërkrah, si shpirtra të ngjashëm në kohë të ngjashme, për t'u takuar në fund të këtyre shtigjeve, përpara një skene që unë kisha pikturuar, si një çelës që mund ta përdorte vetëm ajo, si një lloj njoftimi të fshehtë se unë ndodhesha atje dhe se shtigjet ishin bashkuar, më në fund, dhe ora e takimit kishte mbërritur.

Ora e takimit kishte mbërritur! Por, a ishin puqur vërtet shtigjet tona dhe a qenë bashkuar shpirtrat tanë? Ç'ëndërr marroke paskësh qenë e gjithë kjo! Jo, shtigjet vazhdonin të ishin paralele, ndonëse tanimë muri që i ndante ishte prej xhami dhe unë arrija ta shikoja Marien si një figurë të heshtur dhe të paprekshme... Jo, as ky mur nuk ishte përherë kështu: hera – herë kthehej në një mur prej guri të zi, dhe atëherë unë nuk e dija se ç'ndodhte në anën tjetër, se ç'ndodhte me të në këto grimca kohe anonime, ç'gjëra të çuditshme bënin vaki; deri më shkonte mendja se, ato çaste, fytyra e saj ndërronte, se një feçkë përtallëse e shtrembëronte dhe se kishte, ndoshta, shkëmbime të zgërdhira me një tjetër feçkë dhe se e gjithë historia e shtigjeve ishte një shpikje qesharake, apo thjesht një bindje ime dhe se, sidoqoftë, ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar, tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime.

Dhe, nga një copëz e tejdukshme e murit prej guri, unë kisha parë këtë vajzë dhe kisha menduar se ajo vinte nga një tjetër tunel paralel me timin, ndërkohë që, në të vërtetë, ajo i përkiste botës së madhe, botës pa kufij të atyre që nuk jetojnë nëpër tunele; dhe ndoshta i qe afruar nga kërshëria njërës prej dritareve të mia të çuditshme dhe i kishte zënë syri spektaklin e vetmisë sime pa shëptim, ose e kishte tërhequr gjuha memece, çelësi i pikturës sime.

Dhe atëherë, ndërsa unë bëja përpara gjithmonë brenda tunelit tim, ajo jetonte jashtë jetën e saj të natyrshme, jetën e rrëmujshme të njerëzve që jetojnë përjashta, atë jetën e çuditshme dhe absurde, ku ka vallëzime dhe festa dhe gëzim dhe mendjelehtësi. Dhe, nganjëherë, qëllonte që, kur unë kaloja përpara njërës prej pikturave të mia, ajo ishte duke më pritur e pagojë dhe plot ankth (Përse më priste? Dhe përse e pagojë dhe plot ankth?); porse nganjëherë ndodhte që ajo të mos vinte në kohë apo e harronte këtë qenien e mjerë të mbyllur dhe atëherë unë, me fytyrën ngjeshur pas murit prej xhami, e shikoja larg tek buzëqeshte apo vallëzonte shkujdesurazi, ose ç'ishte më e keqja, nuk ma zinte syri gjëkundi dhe e përfytyroja në vende të paarritshme apo të fëlliqura. Dhe atëherë e ndieja se fati im ishte pafundësisht më i vetmuar se sa e kisha përfytyruar.

Mbi autorin

Ernesto Sabato ka lindur më 24 qershor 1911, në Rojas, provincë e Buenos - Ajresit. Ka marrë titullin "Doktor" në shkencat fiziko - matematike, në Universitetin e La Plata-s. Në vitin 1938, Shoqata për Progresin e Shkencave i akordon bursën e vitit si kandidati më i mirë i vitit për të punuar në Institutin "Curie"të Parisit. Karrierën e shkencave fiziko - matematike e zhvilloi ndërkohë që shkruante dhe pikturonte. Në Paris lidhet me grupin surrealist, me të cilët takohet në kafenenë "Dome".

Më 1939, me fillimin e luftës, shkon në Cambridge, ku realizon një punim mbi relativitetin, të botuar në revistën "Physical Review". Më pas kthehet në La Plata, ku jep mësime në degën e relativitetit dhe në mekanikën kuantike, në Institutin e Fizikës të Universitetit, ku kishte kryer studimet. Pas dy vjetësh e braktis përgjithmonë aktivitetin e tij shkencor, për t'iu përkushtuar i tëri letërsisë dhe pikturës.

 

Detajet e librit
SKU000733
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 
11,73  13,03 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Kentukët, Samanta Schweblin

Personazhe që vijnë nga kontinente të ndryshme, nga çdo moshë dhe status shoqëror, nisin të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kafshëve shtëpiake robotike të quajtura kentukë. 
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001196

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Patriotizëm, Jukio Mishima

Në ç'pozitë të çuditshme duhet të gjendet një njeri i prirur për të zbuluar veten në moshën 38 vjeçare? Rinia e tij tashmë i përket të shkuarës së largët. E megjithatë, periudha e kujtimeve q nis me fillin e fundit të rinisë e që shtrihet deri në të tashmen, e kanë tharë prej çdo mbrese të gjallë.
8,80  9,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Dhimbja, Marguerite Duras

"Dhimbja" na vë përpara një "çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës". Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...
5,86  6,52 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Theanoja, Ujkonja e Stambollit, Lena Manda

Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin,...
11,73  13,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Magjepsësit, Romain Gary

Narratori, Fosko Zaga, është një i moshuar. Jashtë moshe. Dyqind vjeç, ndoshta. I mbushur me dashuri, ai nuk mund të vdesë para se një njeri tjetër të dashurojë ashtu siç ka dashuruar ai, dhe të marrë stafetën.
11,73  13,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri

Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por...
11,73  13,03 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shkrimtari dhe fantazmat e tij, Ernesto Sabato

Cili është problemi kryesor praktik i një shkrimtari argjentinas? Ajo e të siguruarit të jetesës pa prostituar letërsinë. Do t'i këshilloja të rinjtë që asnjëherë të mos përpiqen të jetojnë prej saj, dhe aq më pak nga gazetaria, ku punohet dhe shkruhet jo për të shprehur botën tënde, por botën (zakonisht të korruptuar dhe të rreme) e drejtorit të një gazete.
7,82  8,69 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.
11,73  13,03 
More
Ka mbaruar