Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Renia e gjetheve, Resat Nuri Guntekin
  • Renia e gjetheve, Resat Nuri Guntekin

Rënia e gjetheve, Resat Nuri Guntekin

Fan Noli

Ali Riza Beu duke qenë në pozicionin e një vrojtuesi të pashpresë, sheh se si fëmijët e tij i largohen një e nga një atij vetë dhe moralit, kështu që duket se i ngjason një peme, gjethet e së cilës bien një e nga një.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rënia e gjetheve
Origjinali: Yaprak Dokumu
Gjinia: Roman
Autori: Reşat Nuri Güntekin
Shqipëroi: Lindita Xhanari (Latifi)
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 184
Pesha: 0.256 kg.
ISBN: 978-9928-203-76-2

Mbi librin

Reşat Nuri Güntekin në veprën e tij të botuar në vitin 1930 trajton dramën e një familjeje të mesme. Ai me një gjuhë mjeshtërore shpjegon se si heronjtë e romanit të tij, duke u përpjekur të qëndrojnë në këmbë përpara ndryshimeve të mëdha sociale, rrokullisen me një shpejtësi marramendëse në humnerë, shpjegon se si luftojnë brezat mes njëri – tjetrit, se si krahas rrënimit ekonomik familja humbet çdo ditë e më shumë vlerat e saj morale.

Ali Riza Beu duke qenë në pozicionin e një vrojtuesi të pashpresë, sheh se si fëmijët e tij i largohen një e nga një atij vetë dhe moralit, kështu që duket se i ngjason një peme, gjethet e së cilës bien një e nga një.

Në këtë vepër shkrimtari, ndërsa në romanet e tjera ka trajtuar kyesisht temën e dashurisë e të ndjenjës, thekson rëndësinë e jetës sociale dhe të asaj ekonomike të kohës. Kjo vepër është bërë film dhe më pas subjekti i saj është bërë telenovelë.

Detajet e librit
Fan Noli
9789928203762
9789928203762
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2202

Botuesi: Skanderbeg Books

Në bregun Chesil, Ian McEwan

Dy të rinj, Florenca dhe Eduardi, sapo janë martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël në plazhin Chesil. Ndryshe nga sa kanë ëndërruar ata, nata e tyre e parë, nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës franceze në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë, larg botës.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Metoda më e rrezikshme, John Kerr

Kështu, në heshtje, mbaroi marrëdhënia më e trazuar në historinë e ideve. Sidoqoftë, aq pak sa bashkëpunuan, mbi gjashtë vjet, ata ndryshuan vendosmërisht rrjedhën e mendimit në shekullin XX.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e Tonit, Adriana Trigiani

Pak përpara Luftës së Dytë Botërore, Kiki Donateli dhe Saverio Armandonada takohen një ditë të bukur nën rrezet e ngrohta të bregut të Xhersit dhe bien në dashuri. Te dy janë të talentuar dhe ambiciozë me ëndrrën për t’u bërë këngëtarë të famshëm dhe për t’iu bashkuar orkestrave legjendare të Glen Millerit, Tomi Dorsit, Beni Gudmanit. Karriera e tyre...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pallati prej letre, Miranda Cowley Heller

Një mëngjes të mrekullueshëm gushti, Eli Bishop niset të notojë në liqenin poshtë "Pallatit prej letre" - shtëpia e pushimit të familjes së saj në Kejp Kod. Kur zhytet nën ujë, përjeton sërish takimin pasionant të një nate më parë, në qoshen e shtëpisë që di të gjtiha të fshehtat e saj më të errëta, ndërsa i shoqi dhe e ëma bisedojnë me mysafirët...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gra në hije, Kristin Hannah

E pastër dhe e papërvojë sa edhe djemtë e dërguar në Vietnam për të luftuar, Frenki mbingarkohet nga kaosi dhe shkatërrimi i luftës. Çdo ditë është si një bast mes jetës dhe vdekjes.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

I zgjedhuri, Chaim Potok

Në pranverën e vitit 1944, pesëmbëdhjetëvjeçarët Ruven Malter dhe Deni Sonders kishin jetuar vetëm pesë blloqe larg njëri – tjetrit. Por ata nuk ishin takuar kurrë deri në ditën e një ndeshjeje bejsbolli, ku një aksident bëhet shkak i një miqësie të pagjasë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje